LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Nëntë banka evropiane krijojnë një kompani për emetimin e kriptomonedhave

Reuters shkruan se përveç UniCredit dhe Raiffeisen Bank International, grupi përfshin edhe bankën belge KBC, bankën daneze Danske Bank, gjermane DekaBank, suedeze SEB dhe spanjolle CaixaBank, ndërsa është e mundur që t’i bashkohen edhe banka të tjera.

28 Shtator 2025, 21:15 Nga I.A
Reuters: Nëntë banka evropiane krijojnë një kompani për
Foto Ilustruese

ITALI- Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me edhe shtatë banka të tjera evropiane, do të themelojnë një kompani që do të emetojë një kriptovalutë “të denominuar në euro” dhe të mbuluar me asete tradicionale financiare. Reuters shkruan se përveç UniCredit dhe Raiffeisen Bank International, grupi përfshin edhe bankën belge KBC, bankën daneze Danske Bank, gjermane DekaBank, suedeze SEB dhe spanjolle CaixaBank, ndërsa është e mundur që t’i bashkohen edhe banka të tjera.

Selia e kompanisë së re do të jetë në Holandë dhe do të funksionojë me licencë dhe nën mbikëqyrjen e bankës qendrore holandeze si një institucion parash elektronik. Emetimi i kriptovalutës së mbuluar me asete tradicionale dhe “të denominuar në euro” është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2026 dhe do të jetë në përputhje me rregulloret e BE-së për tregjet e kripto-aseteve (MiCA), duke mundësuar pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët, 24 orë në ditë, tha zëdhënësi i DekaBank në Gjermani.

Emetuesit lidhin paratë digjitale me monedha standarde si dollari apo euro, por edhe me mallra si ari dhe argjendi apo instrumente financiare, për të shmangur luhatjet e papritura të vlerës. Kriptovaluta ofron potencial për transaksione ndërkufitare efikase, pagesa të automatizuara dhe përmirësime në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe në përpunimin e aseteve digjitale, thekson deklarata e grupit të bankave.

Përdorimi i teknologjisë blockchain do të sigurojë një regjistër elektronik publikisht të disponueshëm të të gjitha transaksioneve të pagesave. Pozitat udhëheqëse në tregun ndërkombëtar të kriptovalutave të mbuluara me asete tradicionale aktualisht i mbajnë kompanitë amerikane Tether, Circle dhe Ripple.

Një nxitje shtesë për emetimin e kriptovalutave në SHBA ka ardhur në mesin e korrikut nga presidenti Donald Trump përmes “Ligjit GENIUS”, i cili kërkon që çdo kriptovalutë e re të mbulohet 100 për qind me asete likuide si dollari apo obligacionet afatshkurtra shtetërore, si dhe raporte mujore mbi përbërjen e rezervave.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, ky ligj “do të gjenerojë një kërkesë të shtuar për borxhin amerikan dhe do të forcojë statusin e dollarit si valuta rezervë globale”. Ndërkohë, eurozona ka vendosur të emetojë një valutë digjitale përmes institucionit të saj monetar qendror, Bankës Qendrore Evropiane.

Konsorciumi prej nëntë bankash evropiane thekson se synon të krijojë një alternativë evropiane ndaj tregjeve të kriptovalutave, të cilat aktualisht dominohen nga SHBA, në mënyrë që të forcohet autonomia strategjike e Evropës në fushën e pagesave.

kriptomonedha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj