LIVE UPDATES
Bota

Rezervat e mëdha të naftës dhe gazit, arsyet e vërteta që fshihen pas luftës Izrael-Hamas në Gaza

Ndoshta aspekti më shkatërrues në aspektin financiar i çdo pushtimi ushtarak është përvetësimi i burimeve natyrore. Dhe Izraeli nuk bën përjashtim.

6 Dhjetor 2023, 08:45 Nga a.d
Rezervat e mëdha të naftës dhe gazit, arsyet e vërteta
foto ilustruese

Nga Thomas Fazi “Unherd”

Kur flasim mbi konfliktin izraelito-palestinez, priremi të përqendrohemi tek dimensionet politike, sociale dhe humanitare të tij. Por shpeshherë kjo ndodh në kurriz të shqyrtimit të

një dimensioni të rëndësishëm ekonomik: të atij që ngjarjet e fundit në Gaza e kanë sjellë në lehtësim të thellë.

Ndoshta aspekti më shkatërrues në aspektin financiar i çdo pushtimi ushtarak është përvetësimi i burimeve natyrore. Dhe Izraeli nuk bën përjashtim. Me luftën aktuale Izraeli po merr kontrollin (ose po e bën të paarritshme për palestinezët) pjesën më të madhe të tokës së punueshme dhe furnizimeve me ujë të Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Pra pavarësisht krijimit të Autoritetit Palestinez (AP) në vitet 1990, populli palestinez nuk ka pasur asnjëherë një kontroll të vërtetë mbi burimet dhe ekonominë e tij. Ky fakt, përveç kufizimeve të ashpra në lëvizjen e njerëzve, punës dhe mallrave, i ka shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomisë palestineze.

Megjithatë, vendi i “fushëbetejës energjetike” më të diskutueshme midis Izraelit dhe Palestinës nuk është në Bregun Perëndimor por në Gaza. Në vitin 1999, kompania British Gas Group (BGG) zbuloi një fushë të madhe gazi (Gaza Marine) në një distancë prej 17 deri në 21 milje detare nga brigjet e Gazës.

Kjo e vendosi atë brenda kufijve të Marrëveshjes së Oslos II të nënshkruar në 1995, e cila i dha Autoritetit Palestinez (PA) juridiksion detar mbi ujërat e tij deri në 20 milje detare nga bregu. Pas zbulimit të fushës së gazit, Autoriteti Palestinez nënshkroi një kontratë 25-vjeçare për kërkimin e gazit me BGG.

Ndërsa në vitin 2000, kompania britanike shpoi 2 puse në zonë, e cila vlerësohej të përmbante 14 trilionë metra kub gaz natyror, shumë me tepër sesa është e mjaftueshme

për të kënaqur nevojat energjetike të Territorit Palestinez dhe për të gjeneruar flukse të konsiderueshme të të ardhurave nga eksporti. U duk sikur pas shumë fatkeqësish të përjetuara, popullin palestinez e priste më në

fund një ardhme e begatë. Më 27 shtator 2000, pasi ndezi në mënyrë simbolike flakën në platformën e kërkimit në det të hapur BGG, Yasser Arafat, në atë kohë president i AP, e cilësoi zbulimin si “një dhuratë nga Zoti”, që do të “sigurojë një bazë të fortë për ekonominë tonë dhe për krijimin e një shteti të pavarur”.

Megjithatë Zoti kishte plane të tjera: pas 2 ditësh nisi Intifada (kryengritja) e Dytë. Dhe vitin që pasoi, ultra-nacionalisti Ariel Sharon fitoi zgjedhjet dhe i shfrytëzoi trazirat për të bllokuar projektin e zhvillimit të Gaza Marine, duke pretenduar se fitimet që do të arkëtoheshin rrezikonin të përfundonin në duart e Hamas dhe grupeve të tjera militante.

Në vitet në vijim, u bë shumë pak për të forcuar ekonominë palestineze. Madje qeveritë e njëpasnjëshme izraelite, këmbëngulën që gazi të dërgohej në një rafineri të vendosur brenda territorit të tyre, duke i dhënë kësisoj Izraelit kontrollin mbi të ardhurat nga fushat e gazit në Gaza.

Në fillim të viteve 2000, edhe Tony Blair, në atë kohë kryeministër i Britanisë, u përfshi në bisedime, duke i bindur palestinezët të pranonin të dërgonin të ardhurat nga rezervuarët e gazit natyror në Bankën e Rezervës Federale në Nju Jork, për t'u verifikuar dhe siguruar që paratë nuk do të binin në duart e grupeve të armatosura të rezistencës.

Por Izraeli vazhdoi që të zvarrisë procesin dhe në fund i ndërpreu të gjitha negociatat pas vendosjes së Gazës nën kontrollin e Hamasit në vitin 2007. Një zhvillim që shënoi një pikë kthese vendimtare u pa vitin e ardhshëm, kur Izraeli nisi një operacion ushtarak në Rripin e Gazës, pas të cilit ai e militarizoi të gjithë vijën bregdetare të Gazës dhe vendosi nën kontrollin e tij fushën e gazit natyror të Gazës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Që nga ai moment, BGG filloi të kishte marrëdhënie vetëm me qeverinë izraelite. Por për disa vite, kryesisht për shkak të armiqësive të përsëritura midis Izraelit dhe Hamasit, nuk pati ndonjë përparim në projekt. Dhe kjo gjë ka sjellë humbje të akumuluara për palestinezët, që llogariten në miliarda dollarë.

“Pushtimi vazhdon t'i pengojë palestinezët të zhvillojnë fushat e tyre energjetike dhe të përfitojnë nga këto asete. Rrjedhimisht, popullit palestinez i janë mohuar përfitimet e përdorimit të këtyre burimeve natyrore, burime që do të financonin zhvillimin socio-ekonomik dhe plotësonin nevojën e tyre për energji gjatë gjithë kësaj periudhe dhe në vazhdim”- vuri në dukje Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin në vitin 2019.

Megjithatë, pas pushtimit rus të Ukrainës, ky projekti u ringjall. Ndërsa Evropa nisi të kërkonte dëshpërimisht për alternativa ndaj gazit rus, Netanyahu pa një mundësi të përsosur për të kurorëzuar ëndrrën e tij të vjetër: transformimin e Izraelit në një qendër rajonale të energjisë dhe në një eksportues të madh të energjisë.

Ky është një zhvillim i kohëve të fundit. Që nga krijimi i tij në vitin 1948, Izraeli ka qenë shumë i ndërvarur nga importet e energjisë nga vendet e tjera. Por në vitet 2009-2010, ai zbuloi 2 fusha të mëdha të gazit natyror në brigjet e tij, pikërisht në Zonën Ekskluzive Ekonomike të vetëshpallur prej tij:fushat e gazit Tamar dhe Leviathan, me rezerva totale e

të vlerësuara në rreth 30 trilion metra kub gaz natyror.

Kjo e ndryshoi dukshëm dinamikën gjeopolitike të tregut rajonal të gazit. Sepse brenda një dekade, Izraeli kaloi nga një importuesi neto i gazit në eksportues, kryesisht në Egjipt dhe Jordani. Megjithatë, tregu i vërtetë që ka synuar gjithmonë Izraeli është Evropa.

Për këtë qëllim, janë marrë në konsideratë disa projekte gazsjellësish - përfshirë një në det të hapur që kalon nga Izraeli në Turqi, dhe që më pas do të lidhet me gazsjellësin Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC) dhe gazsjellësin tjetër EastMed, që parashikohet të lidhë Izraelin me pjesën kontinentale të Greqisë nëpërmjet Qipros, dhe më pas takohet me gazsjellësin ekzistues “Poseidon” që kalon përmes detit Jon në Itali.

Lufta Rusi-Ukrainë u dha një shtysë të re të gjitha këtyre projekteve - duke përfshirë zhvillimin e fushës Gaza Marine. Në qershor, Izraeli dha miratimin paraprak për një projekt prej 1.4 miliardë dollarësh që përfshinte Autoritetin Palestinez, Egjiptin, Izraelin dhe Hamasin dhe që synonte zhvillimin e rezervave të gazit në Gaza.

Sipas marrëveshjes, të ardhurat, të vlerësuara në 700-800 milionë dollarë në vit, do të shkonin për Autoritetin Palestinez, dhe një pjesë e tyre do përdorej për të mbështetur ekonominë e Gazës. Projekti u përshëndet si “një paraqitje e rrallë e një mundësie të mundshme fitimprurëse” si për banorët e Gazës po ashtu edhe për izraelitët.

Shpërthimi i konfliktit të ri Izrael-Hamas e ka lënë në pritje këtë marrëveshjen, dhe

është e vështirë të thuhet se si mund të ringjallet së shpejti, duke pasur parasysh mungesën në horizont të ndonjë zgjidhjeje politike për luftën. Në fakt, disa analistë kanë argumentuar se marrja nën kontroll e fushës së gazit është arsyeja e vërtetë e luftës së Izraelit në Gaza.

Seyed Hossein Mousavian, ekspert i sigurisë dhe politikave bërthamore në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton, SHBA, shkroi kohët e fundit  se “objektivi përfundimtar nuk është vetëm të shkatërrohet Hamas dhe të përjashtohen palestinezët nga atdheu i tyre, por të konfiskohen burimet miliarda dollarëshe të gazit në zonë”.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!