LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani/ DW: Unioni dhe SPD, bisedime konstruktive dhe të hapura

Pak ditë pas zgjedhjeve, Unioni CDU/CSU dhe SPD biseduan për koalicionin e mundshëm. Lista e çështjeve të diskutueshme është e gjatë. Për SPD-në është e qartë:koalicion po, por jo me çdo kusht.

1 Mars 2025, 09:45 Nga M.B
Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani/ DW: Unioni dhe SPD, bisedime
Foto ilustruese

GJERMANIA- "Të hapura dhe konstruktive" - kështu i vlerësuan bisedimet e para konsultativ përfaqësuesit e CDU/CSU dhe SPD. Pak ditë pas zgjedhjeve,Unioni CDU/CSU dhe SPDnisën bisedimet përgatitore për formimin e një qeveriegjermane kristiandemokrate-socialdemokrate. Negociatat filluan shumë më herët nga sa prisnin shumë vëzhgues. Palët kanë rënë dakord që fillimisht të bisedojnë në mirëbesim të plotë dhe të mos publikohen detaje.

Çështja e parë ishin financat. Javën e ardhshme palët duan të diskutojnë sërish nëse duan të vazhdojnë diskutimet për formimin e një qeverie federale CDU/CSU dhe SPD. Kjo u bë e ditur nga sekretarët e përgjithshëm të CDU, CSU dhe SPD pas raundit të parë të bisedimeve mes përfaqësuesve të tre liderëve partiakë në Berlin.

Kryetari i CDU dhe kandidati për kancelar i Partisë Demokristiane, Friedrich Merz, e ka bërë të qartë disa herë se, duke pasur parasysh sfidat e mëdha, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe synon të formojë qeveri deri në Pashkë (20 prill).

Ish-nënkryetari i SPD-së Ralph Stegner gjithashtu dëshiron negociata dhe një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur: "Duke pasur parasysh situatën globale, ne nuk mund të lejojmë të mendojmë për javë të tëra." Megjithatë, Stegner theksoi gjithashtu se negociatat do të jenë të vështira sepse qëndrimet e palëve për shumë çështje janë shumë të ndryshme.

Emigrimi dhe borxhet e reja

Një nga çështjet më të vështira në bisedimet paraprake është kërkesa eMerzpër të larguar azilkërkuesit në kufijtë gjermanë. SPD e konsideron këtë të papajtueshme me Kushtetutën gjermane dhe ligjin e BE-së.

Përveç kësaj, CDU/CSU dëshiron të zëvendësojë ndihmat për qytetarët ("Bürgergeld"), siç quhet sistemi i ri i ndihmës për të papunët afatgjatë, i prezantuar nga qeveria e fundit e Olaf Scholz, dhe të heqë plotësisht përfitimet për njerëzit që refuzojnë plotësisht të bashkëpunojnë për të kërkuar një punë. SPD, nga ana tjetër, dëshiron të ruajë ndihmat por gjithashtu të forcojë kontrollet për të siguruar që marrësit të pranojnë realisht punët e ofruara.

Socialdemokratët këmbëngulin edhe për rritjen e pagës minimale në 15 euro. SPD gjithashtu kërkon që në mënyrë të përhershme të sigurojë që niveli i pensioneve të mos bjerë nën 48 për qind të pagës mesatare të punonjësve.

Palët kanë pikëpamje të ndryshme edhe për politikën tatimore: Unioni dëshiron të heqë taksën shtesë të solidaritetit për rindërtimin e landeve lindore dhe të rrisë ndjeshëm pragun për normën më të lartë tatimore. SPD nga ana tjetër kërkon të ulë taksat për 95 për qind të taksapaguesve, ndërsa më të pasurit duhet të paguajnë kontribute më të larta.

Çështja e rregullimit të mundshëm të limiteve të huamarrjes, e ashtuquajtura frena e borxheve, është një temë tjetër diskutimi. SPD po bën presion për reforma, ndër të tjera, për të lejuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. CDU/CSU deri tani janë kundër ndryshimeve në marrjen e borxheve.

Nëntë negociatorë nga secila palë

Të dyja palëtkanë dërguar nga nëntë negociatorë secila. Për SPD-në, liderët e partisë Lars Klingbeil dhe Saskia Esken do të ulen në tryezë, të ndjekur nga ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ai i Punës Hubertus Heil. Në ekipin negociator janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Matthias Miersch, Presidentja e Bundestagut Bärbel Bas, kryeministret e dy landeve Manuela Schwesig dhe  Anke Rehlinger, dhe kreu i SPD në NRW, Achim Post.

Ndërsa Unionin e përfaqësojnë kryetari i CDU-së Friedrich Merz, kryetari i CSU Markus Söder dhe Sekretarët e Përgjithshëm Carsten Linnemann (CDU) dhe Martin Huber (CSU). Krahas tyre, në tryezë janë edhe Thorsten Frei, Alexander Dobrindt, kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer, nënkryetarja e CDU Karin Prien dhe politikania e CSU-së Dorothee Bär./ DW

 

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj