LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani/ Konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet e para për krijimin e koalicionit qeverisës

Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive.

28 Shkurt 2025, 16:33 Nga M.B
Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani/ Konservatorët dhe
Olaf Scholz dhe Friedrich Merz

BERLIN- Përfaqësuesit e lartë të kristian-demokratëve konservatorë dhe social-demokratëve në Gjermani filluan sot bisedimet paraprake për krijimin e një koalicioni qeverisës. Por këto dy parti, me dallime të thella ideologjike dhe politike, që janë zotuar se nuk do të qeverisin me partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, i pret një proces i ndërlikuar negociatash për të hartuar një program qeverisës që do të ringjallte ekonominë.

Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive. Vështirësitë mund të shtohen duke patur parasysh stilin e ashpër të zotit Merz, që tashmë është kritikuar nga partnerët e tij të mundshëm.

“Të dyja palët duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Duhet të flasim dhe të lëvizim përpara. Nuk dua të flas për tema të veçanta para bisedimeve. Besimi duhet të jetë shtylla kryesore. Na duhet të nxjerrim mësime nga qeveria aktuale që dështoi. Konfliktet e përhershme jo vetëm dëmtojnë ata që janë të përfshirë, por dëmtojnë edhe demokracinë. Na duhet vullneti për të punuar bashkë. Nuk duhet të përqendrohemi në përfitimet partiake, por në zgjidhjen e problemeve të mëdha, për ta çuar ekonominë përpara, që t’u japim njerëzve siguri ekonomike dhe sociale”, deklaroi zyrtarja social-demokrate, Manuela Schwesig.

Një koalicion ndërmjet partive konservatore dhe social-demokratëve, të cilët dolën të tretën në zgjedhje është mundësia e vetme për të formuar qeverinë nëse të gjitha partitë i qëndrojnë besnike zotimit për të mos qeverisur me partinë Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje. Kjo parti mori përkrahjen më të madhe për një parti të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani që prej Luftës së Dytë Botërore.

Bisedimet që po mbahen sot përfshijnë zyrtarë të lartë të të dy partive dhe ato mund të çojnë në diskutime të tjera me grupe punuese për çështje të ndryshme politike, për të hartuar një plan të detajuar për agjendën legjislative të katër viteve të ardhshme.

Gjatë fushatës, blloku konservator u përqendrua në heqjen e rregullave ekonomike dhe premtimin për të kufizuar imigracionin. Social-demokratët, pjesë e të cilëve është kryeministri në detyrë Olaf Scholz, duan rritje të pagës minimale dhe e kundërshtojnë vizionin e zotit Merz për një kontroll më të rreptë të kufijve./ VOA

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj