LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi/ Presidentja Sandu kryeson ndaj rivalëve të saj, 53% e votuesve kundër kushtetutës pro BE

Mes pretendimeve të përhapura se Moska ka intensifikuar një fushatë të “luftës hibride” për të destabilizuar vendin dhe për të dëmtuar rrugën e tij drejt BE-së, Presidentja pro evropiane Maia Sandu tha të dielën në mbrëmje se Moldavia është përballur me një "sulm të pashembullt " ndaj demokracisë së saj.

21 Tetor 2024, 07:29 Nga r.ll
Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi/ Presidentja Sandu kryeson
foto ilustruese

MOLDAVI- Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50 për qind votuan "jo" në referendumin e së dielës mbi aspiratat moldave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Presidentja Maia Sandu kryeson përballë rivalëve të saj në zgjedhjet presidenciale.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonja Sandu ka fituar rreth 39 për qind të votave e pasuar nga Alexandr Stolianoglo, 57, një ish prokuror i përgjithshëm i mbështetur nga Partia pro ruse e Socialistëve i cili ka fituar rreth 28 për qind të votave.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara të referendumit deri në orën 2 të mëngjesit sipas kohës lokale, “Jo” kanë votuar 53 për qind, sipas të dhënave në faqen e internetit të Komisionit të Zgjedhjeve.

Nëse vota “Jo” mbetet përfundimtare, kjo do të ishte një befasi e madhe meqë disa nga anketat e fundit thanë se 63 për qind e votuesve do të mbështesnin përfshirjen e procesit të integrimit evropian në kushtetutën e Moldavisë.

Mes pretendimeve të përhapura se Moska ka intensifikuar një fushatë të “luftës hibride” për të destabilizuar vendin dhe për të dëmtuar rrugën e tij drejt BE-së, Presidentja pro evropiane Maia Sandu tha të dielën në mbrëmje se Moldavia është përballur me një "sulm të pashembullt " ndaj demokracisë së saj. Ajo akuzoi "grupet kriminale" të mbështetura nga "forcat e huaja" për përdorimin e parave, gënjeshtrave dhe propagandës për të ndryshuar votën.

Zonja Sandu tha se qeveria e saj ka "prova të qarta" se ishin blerë 300,000 vota, duke e cilësuar këtë "një mashtrim në shkallë të pashembullt”.

Kremlini ka mohuar me vendosmëri pretendimet për blerje votash. Sipas rezultateve paraprake, zonja Sandu do të përballet ne balotazh me kandidatin Stoianoglo, me 3 nëntor. Moldavia ka lëvizur mes orientimit të saj pro-perëndimore dhe pro-rus që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar nën udhëheqjen e zonjës Sandu. Qeveria e saj e ka dënuar agresionin rus të Ukrainës, ka akuzuar Rusinë për komplot për përmbysjen e saj dhe ka diversifikuar furnizimin me energji pasi Rusia shkurtoi furnizimet me gaz.

Ish-republika sovjetike paraqiti kërkesën për t’u anëtarësuar në BE pas agresionit të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe mori statusin e vendit kandidatit verën e atij viti, së bashku me Ukrainën. Në qershor Brukseli ra dakord për të nisur negociatat e anëtarësimit./VOA

zgjedhjet ne moldavi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj