LIVE UPDATES
Bota

Rezultoi pozitiv me Covid-19, Biden: Çdo ditë po ndjehem më mirë

Pasi mori pjesë në një takim virtual për të biseduar për prodhimin e mikroqarqeve të kompjuterave, Presidenti Biden tha se sipas testeve mjekësore që i bëhen çdo mbrëmje, gjithçka është në formën e duhur. Ai gjithashtu tha se po bën gjumë më mirë, duke bërë shaka se iu desh ta zgjonte qeni të hënën, që është dita e tij e katërt e izolimit nga COVID-i.

26 Korrik 2022, 10:54 Nga d.a
Rezultoi pozitiv me Covid-19, Biden: Çdo ditë po ndjehem më
Biden

UASHINGTON – Presidenti Joe Biden tha të hënën se “ndihet më mirë çdo ditë” ndërsa po shërohet nga infektimi me koronavirusin, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të martën për të diskutuar rreth një gjenerate të re vaksinash që do të mundet të mbrojë me më shumë efektshmëri ndaj varianteve ngjitëse.

Pasi mori pjesë në një takim virtual për të biseduar për prodhimin e mikroqarqeve të kompjuterave, Presidenti Biden tha se sipas testeve mjekësore që i bëhen çdo mbrëmje, gjithçka është në formën e duhur. Ai gjithashtu tha se po bën gjumë më mirë, duke bërë shaka se iu desh ta zgjonte qeni të hënën, që është dita e tij e katërt e izolimit nga COVID-i.

“Gruaja ime nuk është këtu; zakonisht ajo e nxjerr përjashta”, tha Presidenti Biden. Pak përpara orës 7 në mëngjes, ai tha se ndjeu “hundën e qenit në kraharor”. Zonja e Parë Jill Biden është duke qëndruar tek shtëpia e familjes në Delaware, ndërsa presidenti është izoluar në rezidencën në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden tha se zëri vazhdon të jetë i ngjirur dhe se ende kishte bllokim të hundëve, por se është drejt “shërimit të plotë, dashtë Zoti”.

“Nuk po mbaj të njëjtin orar (pune), por i kam përmbushur të gjitha kërkesat që më janë paraqitur”, tha ai.

Kjo ishte shfaqja e parë në publik e Presidentit Biden që nga e premtja. Megjithëse zëri i tij ishte më i thellë dhe më i ngjirur se zakonisht, atij i është zhdukur pothuajse plotësisht kolla e thellë dhe e vazhdueshme.

Presidenti Biden mbajti gjithashtu një fjalim të regjistruar paraprakisht në konferencën e Organizatës Kombëtare të Drejtuesve Afrikano-Amerikanë të Zbatimit të Ligjit, në Orlando, Florida. Ai foli për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Ai e denoncoi publikisht paraardhësin e tij se nuk u përpoq të ndalte sulmin vdekjeprurës të turmës ndaj Kapitolit, duke thënë të hënën se “Donald Trump-it i mungoi kurajoja për të vepruar”, ndërsa vazhdonin orët e “ferrit mesjetar”.

“Çdo ditë mbështetemi tek (strukturat) e zbatimit të ligjit për të shpëtuar jetët. Dhe në 6 janar, u mbështetëm tek forcat e zbatimit të ligjit për të shpëtuar demokracinë tonë”, tha Presidenti Biden në fjalimin e regjistruar paraprakisht.

Presidenti, i cili rezultoi pozitiv të enjten e kaluar, ka të ngjarë të jetë infektuar nga varianti BA.5. Një shënim i ri të hënën nga mjeku i Presidentit Biden, Dr. Kevin O'Connor, thotë se simptomat e tij janë "pothuajse plotësisht të fashitura" dhe treguesit jetësorë të tij mbeten "absolutisht normalë".

Presidenti Biden ka marrë ilaçin antiviral Paxlovid.

E marta – dita e pestë e izolimit të Presidentit Biden në katin e dytë, ose zonën e banimit, të Shtëpisë së Bardhë – do të jetë një moment i rëndësishëm në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes së vazhdueshme.

Dr. Ashish Jha, koordinator i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë ndaj COVID-19, tha se Presidenti Biden do të jetë në gjendje të dalë nga izolimi nëse ai rezulton negativ për virusin të martën nga një test i shpejtë antigjeni, por do të vazhdojë të mbajë maskë gjatë ditëve të ardhshme.

I pyetur se çfarë me çfarë lloj orari do të punonte më pas Presidenti Biden, Dr. Jha u përgjigj: "Të shohim kur të dalë negativ".

Takimi i së martës për vaksinat, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të administratës, shkencëtarë dhe drejtues të kompanive farmaceutike, vjen ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve nga BA.5, një variant që është degëzim i llojit Omicron.

Megjithëse gjenerata aktuale e vaksinave, të kombinuara me ilaçet antivirale, kanë ndihmuar në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve, ka shpresa se versionet e reja mund të ofrojnë mbrojtje më të qëndrueshme ndaj infektimeve./VOA/

joe biden me covid koronavirusi ne shba jill biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj