LIVE UPDATES
Bota

U afrua pranë helikës së helikopterit, humb jetën turisti 21-vjeçar britanik në Greqi

Dy helikopterët po fluturonin njëri pas tjetrit. Helikopteri i parë Bell 407 i kompanisë Superior Air, me katër pasagjerë dhe një ekuipazh prej një piloti, u ul në pistën e kompanisë Helipad që ndodhet në fund të sallës shumëfunksionale Lolos në Spatë, shumë pranë aeroportit Eleftherios Venizelos. Në helikopterin e dytë në vijim, ishin prindërit e 21-vjeçarit që humbi jetën.

26 Korrik 2022, 08:16 Nga d.a.
U afrua pranë helikës së helikopterit, humb jetën turisti
Pamje nga incidenti

GREQI- Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e së hënës ku një 21-vjeçari ka humbur jetën në një heliport privat në Spatë të Greqisë ku një grup turistësh britanikë po ktheheshin me dy helikopterë privatë nga Mykonos ku kishin kaluar pushimet.

Sipas Protothemës, pasi zbarkuan në pistën e kompanisë, ata synuan të zhvendoseshin në aeroportin Eleftherios Venizelos të Athinës, të hipnin në avionin privat të familjes dhe të ktheheshin në Britani. Dy helikopterët po fluturonin njëri pas tjetrit. Helikopteri i parë Bell 407 i kompanisë Superior Air, me katër pasagjerë dhe një ekuipazh prej një piloti, u ul në pistën e kompanisë Helipad që ndodhet në fund të sallës shumëfunksionale Lolos në Spatë, shumë pranë aeroportit Eleftherios Venizelos. Në helikopterin e dytë në vijim, ishin prindërit e 21-vjeçarit që humbi jetën.

Pas uljes së Bell 407 të kompanisë Superior Air, katër pasagjerët u larguan nga zona e helikopterit për të hipur në makinat që do t'i çonin në aeroportin Eleftherios Venizelos. 21-vjeçari nga Britania sapo kishte zbritur nga helikopteri ku në rrethana ende të pazbardhura, ai është goditur nga helika e bishtit të helikopterit që ishte në funksion dhe ende rrotullohej, duke e vrarë tragjikisht.

Helikopteri i dytë, ku ndodheshin prindërit e 21-vjeçarit britanik, ishte nga pas dhe ende nuk ishte ulur kur ndodhi aksidenti tragjik. Dy operatorët kanë komunikuar pas incidentit dramatik dhe piloti i helikopterit të dytë ka kërkuar dhe ka marrë leje për t'u ulur në aeroportin e Eleftherios Venizelos, në mënyrë që britanikët të mos shihnin tragjedinë që i kishte ndodhur djalit të tyre.

Pasi zbarkuan në dy helikopterët që ktheheshin nga Mykonos, britanikët planifikuan të transferoheshin në aeroportin Eleftherios Venizelos ku avioni privat i familjes i priste për t'i çuar në shtëpi. Fatkeqësisht, ata u përballën me një nga tragjeditë më të këqija që mund të godasë prindërit. Djali i tyre 21-vjeçar vdiq papritur dhe tragjikisht, ku edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta ai kishte ndërruar jetë në vend.

Deri më tani, policia ka bërë 3 arrestime për ngjarjen e trishtë pasi u arrestua piloti i helikopterit dhe 2 teknikë tokësorë të tij ku ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia, ndërsa hetimet paraprake për aksidentin janë ndërmarrë nga Policia e Paianës.

vdes 21-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri