14 Qershor 2023, 15:14
Nga a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar pak minuta më parë, ku 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer nga policia serbe. Ai konfirmoi se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka rrëmbyer 3 zyrtarë policorë. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shkruan se kjo është shkelje e çdo marrëveshje dhe kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ministri ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalojë provokimet e saj.
REAGIMI I PLOTË:
Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.
Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.
Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.
Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.
Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.
xhelal sveçla
Bota
14 Qershor 2023, 15:02
a.l
Efektivët
SERBI- Me prangat në duar, sytë e mbuluar dhe të shtrirë në tokë, ky është momenti kur tre efektiv&...
Bota
14 Qershor 2023, 14:56
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Tre efektivë të Policisë së Kosovës dyshohet se janë rrëmbyer dhe arrestuar sot...
Bota
14 Qershor 2023, 14:49
a.l
Serbi
SERBI- Mediumi serb 'Novosti' shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar në territorin serb 3 pjesëtarë të forc...
Bota
14 Qershor 2023, 14:40
a.l
Parlamenti Evropian
FRANCË- Për herë të parë në historinë e Parlamentit Evropian, sot është vendosur himn...
Bota
14 Qershor 2023, 14:38
f.i
Aleksandar Arsenijeviç
KOSOVË- Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviç, vendosi flamujt e komuniteteve q&e...
Bota
14 Qershor 2023, 14:34
a.l
Foto ilustruese
Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE (22% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë o...
Bota
14 Qershor 2023, 14:30
f.i
Lavrios.
GREQI- Një zhytës grek 45-vjeçar ka humbur jetën teka tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrant&e...
Bota
14 Qershor 2023, 14:25
a.l
Milano
ITALI- Varrimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi pritet të bëhet në orën 15:00 (me orën lokale, ora 16:00) në...
Bota
14 Qershor 2023, 13:30
f.i
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha sot në një konferencë për media se Brukseli ë...
Bota
14 Qershor 2023, 13:20
f.i
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kyriakos Mitsotakis ka anuluar tubimin parazgjedhor në Ptras, si pasojë e tragjedisë së emigrantëv...