LIVE UPDATES
Bota

Rreziku që i kanoset njeriut nga Inteligjenca Artificiale

Inteligjenca Artificiale ka fituar aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe për të krijuar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Në këtë mënyrë, ajo ka hakeruar sistemin operativ të qytetërimit tonë.

20 Gusht 2023, 07:57 Nga A.B

Rreziku që i kanoset njeriut nga Inteligjenca Artificiale

Frika nga Inteligjenca Artificiale e ka përndjekur njerëzimin që nga fillimi i epokës së kompjuterit. Deri tani, këto frika përqendroheshin në makineritë që përdornin mjete fizike për të vrarë, për të skllavëruar ose për të zëvendësuar njerëzit.

Por gjatë dy viteve të fundit, janë shfaqur mjete të reja të Inteligjencës Artificiale që kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit nga një drejtim i papritur.

Inteligjenca Artificiale ka fituar aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe për të krijuar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Në këtë mënyrë, ajo ka hakeruar sistemin operativ të qytetërimit tonë.

Gjuha është burimi nga i cili përbëhet pothuajse e gjithë kultura njerëzore. Për shembull, të drejtat e njeriut, nuk janë të përfshira në ADN-në tonë.

Përkundrazi, ato janë artefakte kulturore që i kemi krijuar duke treguar histori dhe duke shkruar ligje. Perënditë nuk janë një realitet fizik. Përkundrazi, ato janë artefakte kulturore që i krijuam duke shpikur mite dhe duke bërë shkrime të shenjta.

Edhe paraja është një artefakt kulturor. Kartëmonedhat janë thjesht copa letre shumëngjyrëshe dhe tani më shumë se 90% e parave nuk janë më as kartëmonedha; ato janë thjesht informacione dixhitale në kompjuterë.

Ajo çfarë i jep vlerë parasë janë historitë që na rrëfejnë për të bankierët, ministrat e Financave dhe gurutë e kriptomonedhave. Sam Bankman-Fried, Elizabeth Holmes dhe Bernie Madoff nuk ishin veçanërisht të mirë në krijimin e vlerave reale, por ishin të gjithë rrëfimtarë jashtëzakonisht të aftë.

Çfarë do të ndodhte nëse një inteligjencë jonjerëzore do të bëhej më e mirë se njeriu i zakonshëm në tregimin e historive, kompozimin e melodive, vizatimin e imazheve dhe hartimin e ligjeve dhe shkrimeve të shenjta?

Kur njerëzit mendojnë për ChatGPT dhe mjete të tjera të Inteligjencës Artificiale të krijuara së fundmi, ata shpesh kanë në mendje shembuj si, fëmijët e shkollave që përdorin Inteligjencën Artificiale për të shkruar esetë.

Kështu, njerëzit pyesin se çfarë do të ndodhë me sistemin shkollor kur fëmijët ta bëjnë këtë rreng? Por kjo lloj pyetjeje nuk e kap dot pamjen e gjerë. Harrojini esetë e shkollave.

Mendoni për garën e ardhshme presidenciale amerikane në vitin 2024 dhe përpiquni të përfytyroni sikur Inteligjenca Artificiale të përdoret për të prodhuar në masë përmbajtje politike, lajme të rreme dhe shkrime për kulte të reja.

Në vitet e fundit, njerëzit që i përkasin kultit QAnon online, kanë interpretuar si tekst të shenjtë disa mesazhe anonime në internet, të njohura si “Q drops”.

Megjithëse këto mesazhe deri tani janë përpiluar nga njerëzit dhe robotët thjesht mund të kenë ndihmuar në përhapjen e tyre, në të ardhmen, mund të lindin kultet e para në histori, tekstet e të cilave janë shkruar nga një inteligjencë jonjerëzore.

Vetë fetë gjatë historisë kanë pretenduar se ka pasur një burim jonjerëzor për librat e tyre të shenjtë. Së shpejti, kjo mund të bëhet realitet.

Në një nivel më prozaik, së shpejti mund të zhvillojmë diskutime të gjata në internet rreth abortit, ndryshimit të klimës ose pushtimit rus të Ukrainës, me bashkëbisedues që ne mendojmë se janë njerëz, por që në të vërtetë janë Inteligjencë Artificiale.

Këtu duhet pasur parasysh se është e kotë të shpenzosh kohë duke u përpjekur të ndryshosh mendimet e një roboti online, ama ky i fundit mund t’i shprehë mesazhet aq saktë, sa të ketë një shans të mirë për të ndikuar tek ne.

Madje, duke zotëruar gjuhën, Inteligjenca Artificiale mund të krijojë lidhje emocionale me njerëzit dhe të përdorë fuqinë e intimitetit për të ndryshuar mendimet dhe botëkuptimin tonë.

Edhe pse nuk ka asnjë tregues se Inteligjenca Artificiale zotëron vetëdije apo ndjenja, ajo mund të nxisë një intimitet të rremë te njerëzit, duke i bërë ata të ndihen emocionalisht të lidhur me të.

Në qershor 2022, një inxhinier i Google me emrin Blake Lemoine, tha publikisht se chatbot-i i Inteligjencës Artificiale i quajtur Lamda, në zhvillimin e të cilit ai po punonte, kishte shfaqur ndjenja.

Kjo deklaratë polemike i kushtoi atij vendin e punës. Pjesa më e habitshme në këtë ngjarje nuk ishte pretendimi i zotit Lemoine, që ndoshta qe i rremë, por gatishmëria për të rrezikuar punën e vet fitimprurëse, për hir të një chatbot-i.

Pra, nëse Inteligjenca Artificiale mund të ndikojë te njerëzit aq sa të rrezikojnë punën në emër të saj, çfarë tjetër mund t’i shtyjë të bëjnë?

Në një betejë politike për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve, arma më efikase është intimiteti dhe Inteligjenca Artificiale sapo ka fituar aftësinë për të krijuar në masë lidhje emocionale me miliona njerëz.

Të gjithë e dimë se gjatë dekadës së fundit, mediat sociale janë bërë një fushëbetejë për kontrollin e vëmendjes njerëzore. Me brezin e ri të Inteligjencës Artificiale, fronti i betejës po kalon nga vëmendja në intimitet.

Çfarë do të ndodhë me shoqërinë njerëzore dhe psikologjinë njerëzore, ndërsa Inteligjenca Artificiale përpiqet të krijojë lidhje emocionale me ne, të cilat më pas mund të përdoren për të na bindur të votojmë për politikanë të caktuar ose për të blerë produkte të veçanta?

Edhe pa krijuar një “intimitet të rremë”, mjetet e reja të Inteligjencës Artificiale do të kishim ndikim të jashtëzakonshëm në mendimet dhe botëkuptimin tonë.

Në të ardhmen, njerëzit mund të përdorin Inteligjencën Artificiale si një këshilltar vetjak, duke e parë atë si një orakull të gjithëdijshëm.

Nuk është çudi që Google është i tmerruar. Pse të kërkojmë online, kur mund të pyesim orakullin? Industritë e lajmeve dhe reklamave gjithashtu duhet të tmerrohen.

Pse të lexojmë një gazetë kur thjesht mund t’i kërkojmë orakullit të na tregojë lajmet më të fundit? Dhe ç’vlerë kanë reklamat, kur thjesht mund t’i kërkojmë orakullit të na thotë se çfarë të blejmë?

Edhe këta skenarë nuk e kapin dot gjithë tablonë e madhe. Sepse bëhet fjalë për vetë rrezikun e fundit të historisë njerëzore. Jo fundi i gjithë historisë, vetëm fundi i pjesës së mbizotëruar nga njerëzit.

Historia është ndërveprimi ndërmjet biologjisë dhe kulturës; ndërmjet nevojave dhe dëshirave tona biologjike për gjëra si ushqimi dhe seksi, dhe krijimeve tona kulturore si fetë dhe ligjet. Historia është procesi përmes të cilit ligjet dhe fetë i japin formë ushqimit dhe seksit.

Çfarë do të ndodhë me rrjedhën e historisë kur Inteligjenca Artificiale të marrë përsipër kulturën dhe të fillojë të prodhojë histori, melodi, ligje dhe fe?

Mjetet e mëparshme si shtypshkronja dhe radio ndihmuan në përhapjen e ideve kulturore të njerëzve, por ato kurrë nuk krijuan ide të reja kulturore. Ndërsa Inteligjenca Artificiale është tërësisht e ndryshme. Ajo mund të krijojë ide krejtësisht të reja dhe një kulturë krejt të re.

Në fillim, Inteligjenca Artificiale ndoshta do të imitojë prototipet njerëzore mbi të cilat është trajnuar që në fillim. Por me kalimin e viteve, kultura e Inteligjencës Artificiale do të shkojë me guxim atje ku asnjë njeri nuk ka shkuar më parë.

Për mijëvjeçarë me radhë, qeniet njerëzore kanë jetuar brenda ëndrrave të njerëzve të tjerë. Në dekadat e ardhshme, ne mund ta gjejmë veten duke jetuar brenda ëndrrave të një inteligjence të huaj.

Frika nga Inteligjenca Artificiale e ka përndjekur njerëzimin në dekadat e fundit. Por për mijëra vjet, njerëzit janë përndjekur nga një frikë shumë më e thellë.

Ne e kemi vlerësuar gjithmonë fuqinë e tregimeve dhe imazheve për të manipuluar mendjet tona dhe për të krijuar iluzione. Prandaj, që nga kohërat e lashta, njerëzit kanë pasur frikë se mos ngecnin në një botë iluzionesh.

Në shekullin XVII, René Descartes kishte frikë se mos një përbindësh keqdashës e kishte zënë në kurth brenda një bote iluzionesh, duke krijuar gjithçka që ai shihte dhe dëgjonte.

Në Greqinë e lashtë, Platoni tregoi alegorinë e famshme të shpellës, sipas të cilës, një grup njerëzish janë lidhur me zinxhirë brenda një shpelle gjatë gjithë jetës së tyre, duke qëndruar përballë një muri.

Në këtë mur, ata shohin reflektimin e hijeve të ndryshme dhe të burgosurit i interpretojnë këto iluzione si realitet.

Në Indinë e lashtë, budistët dhe hinduistët thonin se të gjithë njerëzit jetonin të bllokuar brenda Maya-s, botës së iluzioneve. Ajo që ne zakonisht e konsiderojmë realitet, shpesh është thjesht trillim i mendjes sonë.

Njerëzit mund të bëjnë luftëra, duke vrarë të tjerët dhe janë të gatshëm të vriten vetë, për shkak të besimit në këtë apo atë iluzion.

Revolucioni i Inteligjencës Artificiale na sjell ballë për ballë me përbindëshin e Descartes, shpellën e Platonit, botën e Maya-s. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të biem në kurth dhe të ngecim pas një perde iluzionesh, të cilat nuk mund t’i heqim dot qafe.

Sigurisht, fuqia e re e Inteligjencës Artificiale mund të përdoret edhe për qëllime të mira. Nuk do të ndalem në këtë temë, sepse njerëzit që krijojnë Inteligjencë Artificiale, flasin mjaftueshëm për të. Detyra e historianëve dhe filozofëve si unë, është të vëmë në dukje rreziqet.

Por sigurisht që Inteligjenca Artificiale mund të na ndihmojë në mënyra të panumërta, nga gjetja e ilaçeve të reja për kancerin, deri te zbulimi i zgjidhjeve për krizën ekologjike.

Pyetja me të cilën përballemi, është se si mund të sigurohemi që Inteligjenca Artificiale të përdoret për mirë dhe jo për keq. Për ta bërë këtë, së pari duhet të vlerësojmë aftësitë e vërteta të saj.

Që nga viti 1945, kemi ditur se teknologjia bërthamore mund të prodhojë energji të lirë për të mirën e njerëzve, por gjithashtu mund të shkatërrojë fizikisht qytetërimin njerëzor.

Prandaj, ne rimodeluam të gjithë rendin ndërkombëtar për të mbrojtur njerëzimin dhe për t’u siguruar që teknologjia bërthamore të përdorej kryesisht për mirë. Tani duhet të luftojmë me një armë të re të shkatërrimit në masë, që mund të asgjësojë botën tonë mendore dhe shoqërore.

Ne ende mund t’i rregullojmë mjetet e reja të Inteligjencës Artificiale, por duhet të veprojmë shpejt. Armët bërthamore nuk mund të shpikin armë bërthamore më të fuqishme, por Inteligjenca Artificiale mund të prodhojë një Inteligjencë Artificiale shumë më të fuqishme.

Hapi i parë vendimtar është të kërkohen kontrolle të rrepta të sigurisë, përpara se mjetet e fuqishme të Inteligjencës Artificiale të vihen në dispozicion të publikut.

Ashtu siç një kompani farmaceutike nuk mund të lëshojë ilaçe të reja përpara se të vërë në provë efektet anësore afatshkurtra dhe afatgjata, ashtu edhe kompanitë e teknologjisë nuk duhet të nxjerrin mjete të reja të Inteligjencës Artificiale, para se ato të bëhen të sigurta.

Ne kemi nevojë për një barasvlerës të Administratës së Ushqimit dhe Barnave për teknologjinë e re, dhe na nevojitet sa më shpejt.

A do të ndikonte ngadalësimi i miratimit të Inteligjencës Artificiale që demokracitë të mbeteshin mbrapa regjimeve më të pamëshirshme autoritare? Jo, përkundrazi.

Përdorimi i parregullt i Inteligjencës Artificiale do të shkaktonte kaos shoqëror, i cili do të ishte në përfitim të autokratëve dhe në dëm të demokracive. Demokracia është një bisedë dhe bisedat mbështeten te gjuha.

Kur Inteligjenca Artificiale hakeron gjuhën, ajo mund të shkatërrojë aftësinë tonë për të pasur biseda kuptimplota, duke shkatërruar kështu vetë demokracinë.

Sapo kemi hasur një Inteligjencë të huaj këtu në Tokë. Nuk dimë shumë për të, përveç faktit se mund të shkatërrojë qytetërimin tonë. Prandaj duhet të ndalojmë përdorimin e papërgjegjshëm të mjeteve të Inteligjencës Artificiale në sferën publike dhe të rregullojmë Inteligjencën Artificiale, përpara se ajo të na rregullojë ne.

Dhe rregullorja e parë që do të këshilloja është që Inteligjenca Artificiale të jetë e detyruar për të zbuluar faktin se është një Inteligjencë Artificiale. Nëse unë jam duke biseduar me dikë dhe nuk mund të dalloj nëse ai është një njeri apo një Inteligjencë Artificiale, atëherë demokracia merr fund.

Ky tekst është krijuar nga një njeri.

Apo jo?

/MONITOR

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj