LIVE UPDATES
Bota

Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës qendron „projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”.  Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.

1 Tetor 2022, 14:52 Nga A.B
Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta
Telefon

Qeveria turke ka përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë më rreptë rrjetet sociale. Projekti për të ashtuquajturin ligji i disinformimit duhet të kalojë në fillim të tetorit në parlament.

Kur parlamenti turk më 1 tetor mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës, në krye të rendit të ditës qendron „projektligji për luftën ndaj përhapjes së informacioneve të rreme në rrjetet sociale”.  Sipas dëshirës së qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ky ligj duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga parlamenti.

Opozitarët dhe kritikët druajnë, se ligji i ri mund të keqpërdoret për shtypjen e mendimit dhe shtypit të lirë veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor 2023. Pas reagimeve të ashpra ndaj projektligjit partia AKP në qeverisje mori në konsideratë zbutjen e dënimeve të ashpra të parashikuara, ndaj të cilave vazhdon të insistojë partia ultranacionaliste në koalicionin qeverisës MHP.

Përse duhen kontrolluar më rreptë rrjetet sociale?

Ideja për të aplikuar një ligj më të rreptë ndaj disinformacionit nuk është e re. Aktualisht demaskimet e bosit të mafias që jeton në ekzil Sedat Peker i japin shkak qeverisë që ta vazhdojë sërish këtë nismë. Ish-mbështetësi i Erdoganit, Peker që prej vitit 2020 publikon në youtube video, në të cilat disa politikanë të AKP-së dhe nëpunës të nivelit të lartë akuzohen për korrupsion dhe biznese jo të pastra.

Kritikët e qeverisë e konsiderojnë kumbarin e mafies Peker si një whistleblower të besueshëm. Ai madje ka deklaruar, se do të publikojë të tjera video demaskuese sensitive posaçërisht lidhur me presidentin Erdogan – e madje këtë synon ta bëjë dy muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Me gjasë kjo e nervozon shumë partinë në pushtet. Pas akuzave të mëtejshme për korrupsion ndaj disa politikanëve të AKP-së dhe këshilltarit të Erdoganit para pak javësh, prokuroria nisi hetimet. Dy këshilltarë të Erdoganit, që ishin objekt i akuzave, dhanë menjëherë dorëheqjen – me argumentimin për arësye shëndetësore.

Zbulimet e bosit të mafies, kreu i MHP, Devlet Bahceli i mori si shkas për ta vendosur sërish në rend të ditës projektligjin për disinformim: “Zhvillimet e fundit kanë treguar, se rrjetet sociale duhen kontrolluar pa asnjë mëdyshje, tha Bahceli dhe kërkoi miratimin sa më shpejt të ligjit për disinformim. Kjo është e nevojshme sipas tij, për të penguar përpjekjet për provokim, që mund të synojnë influencimin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.

Ligji kundër disinformimit apo censurë?

Në valën e ligjit kundër disinformimit janë bërë edhe ndryshime në ligjin e shtypit dhe në kodin penal. Në rast se projektligji kalon në formën aktuale, do të përfshihet në të edhe një akt i ri penal, i njohur si paragrafi 217/A. Ky paragraf parashikon dënime me burgim nga një deri në tre vjet për „përhapjen e informacioneve të rreme lidhur me sigurinë e brendëshme dhe të jashtme të vendit, rendit publik dhe shëndetit të përgjithshëm”.

Ajo që ngjall diskutime brenda dhe jashtë parlamentit është, se ligji ofron një hapësirë të madhe veprimi, sa u përket „informacioneve të rreme”. Kritikët vërejnë, se ligji është i përshtatshëm për të kufizuar përmes tarifave lirinë e mendimit dhe të shtypit.

Nisma civile “Rrjeti për ekuilibrin dhe kontrollin” (DDA), që veçanërisht analizon ligjet, e kritikon projektligjin: „Rregullorja e re aplikon një lloj tjetër akti penal të vështirë për t#u përkufizuar duke e vendosur atë nën sanksion shumë të rreptë penal.” Edhe sindikatat dhe shoqatat e mediave në qershor protestuan në rrugë kundër këtij projektligji të qeverisë nën moton „Jo ligjit të censurës”.

Ligji i disinformimit mund të pengonte çështje legjitime

Druhet se me këtë ligj jo vetëm mund të ndëshkohen por edhe të pengohen informacione rëndësishme dhe çështje legjitime. Si shembull mund të shërbejë fushata „Ku kanë mbetur 128 milionë dollarët?”. Partia më e madhe në opozitë CHP vitin e kaluar kërkoi llogari nga Banka Qendrore turke për 128 milionë dollarët e zhdukur.

Fushata ishte aq e suksesshmë, sa Banka Qendrore më në fund u detyrua të japë një deklaratë. Por AKP e cilësoi këtë fushatë si „disinformim”.

Opozita: Një “katastrofë” për Turqinë

Deputeti i MHP Feti Yildiz, që i paraqiti proejktligjin në verë parlamentit, e mbron ligjin në bisedë me DW: „Gabimisht” ai damkoset si ligj censure. Faktikisht ligji nuk dënon shprehjen e lirë, që nuk i tejkalon kufijtë e raportimit. Partitë e opozitës kërkojnë nga AKP-ja, që të përfshijë në vendimmarrje të gjithë aktorët nga politika dhe shoqëria. Këtë ia ofroi qeverisë në qershor partia CHP, tha nënkryetari i  saj Özgür Özel në bisedë me DW. Ai shpreh keqardhjen, që kjo nuk ndodhi.

Veçanërisht problematike konsideron ai në projektligj, faktin që mediet duhet të deklarojnë burimin e informacionit, në rast se projektligji hyn në fuqi në formën që ka tani. Kjo do të ishte „një katastrofë” për Turqinë, thotë Özel./dw

rrjete sociale turqia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj