LIVE UPDATES
Bota

Rumania dhe Letonia njoftojnë për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë

Një dron rus hyri në territorin rumun herët të dielën ndërsa Moska goditi "objektiva civilë dhe infrastrukturën portuale" përtej Danubit në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë.

8 Shtator 2024, 22:14 Nga I.A
Rumania dhe Letonia njoftojnë për shkelje të hapësirës
Harta

RUMANI- Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania njoftoi se një dron rus shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës që ndërmori Moska kundër Ukrainës fqinje. Ndërkohë, Letonia njoftoi se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë.

Një dron rus hyri në territorin rumun herët të dielën ndërsa Moska goditi "objektiva civilë dhe infrastrukturën portuale" përtej Danubit në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë.

Bukureshti aktivizoi avionë luftarakë të tipit F-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst, thanë zyrtarët rumunë.

Rumania tha se po heton mundësinë e një pike ku mund të ketë rënë mjeti fluturues në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit me Ukrainën. Nuk ka patur njoftime për viktima apo dëme. Më vonë të dielën, Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, tha se një dron rus ishte rrëzuar një ditë më parë pranë qytetit Rezekne dhe me gjasë ishte futur në Letoni nga Bjellorusia fqinje.

Qyteti Rezekne, me mbi 25,000 banorë, shtrihet rreth 55 kilometra në perëndim të Rusisë dhe rreth 75 kilometra nga Bjellorusia, aleati i ngushtë i Kremlinit.

Ndërsa shkelja e hapësirës ajrore të Letonisë duket të jetë një incident i rrallë, Rumania ka konfirmuar disa raste të gjetjes së fragmenteve të dronëve në territorin e saj që nga fillimi i agresionit ruk kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Rasti më i fundit u njoftua në korrik të këtij viti.

Mircea Geoană, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim dhe ish-diplomat i lartë rumun, tha të dielën në mëngjes se aleanca ushtarake e dënoi shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga Rusia.

“Ndërsa nuk kemi asnjë informacion që tregon për një sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, këto akte janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

Ushtria e Letonisë tha të dielën se nuk kishte tregues se Moska apo Minsku i kishin nisur dronët qëllimisht drejt vendit të saj. Në një deklaratë publike, ushtria letoneze tha se kishte identifikuar vendin e rrëzimit të dronit dhe se po vazhdonin hetimet. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Sprūds, u përpoq ta minimizonte rëndësinë e inkursionit me dron.

“Mund të konfirmoj se nuk ka viktima apo dëme materiale”, tha zoti Sprūds për Radion Letoneze të dielën, duke shtuar se çdo rrezik ishte eliminuar menjëherë. “Natyrisht, është një incident i rëndë, pasi është një kujtesë tjetër se pranë çfarë shtetesh fqinje jetojmë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i quajti inkursionet, siç u shpreh ai, “një kujtesë se veprimet agresive të Federatës Ruse shkojnë përtej kufijve të Ukrainës”.

“Përgjigja kolektive e aleatëve duhet të jetë mbështetja maksimale për Ukrainën tani, për t'i dhënë fund (agresionit rus), për të mbrojtur jetët dhe për të ruajtur paqen në Evropë”, tha zoti Sybiha në një postim në rrjetin X./VOA

andris sprūds mircea geoană

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj