LIVE UPDATES
Bota

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Ukraina ka lëshuar raketa nga rajoni kufitar drejt Rusisë. Moska pretendoi se nga ky sulm javën e kaluar në një ndërtesë apartamentesh në Belgorod, u vranë shtatë persona.

17 Maj 2024, 15:17 Nga r.ll
Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore
foto ilustruese

RUSI- Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të Kharkivit, duke hapur një front të ri në lufte. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pyetja që shqetëson mbështetësit e Kievit është nëse armët amerikane dhe evropiane, që pritet të arrijnë në Ukrainë në javët e ardhshme, do të ndihmojnë forcat e Kievit të zmbrapsin sulmet ruse?

Trupat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll fshatrat e Ukrainës rreth 30 kilometra në veri të qytetit Kharkiv. Forcat e Kievit publikuan këto pamje që tregojnë luftime të ashpra të filmuara së fundmi pranë qytetit kufitar, Vovchansk. Ukraina ka lëshuar raketa nga rajoni kufitar drejt Rusisë. Moska pretendoi se nga ky sulm javën e kaluar në një ndërtesë apartamentesh në Belgorod, u vranë shtatë persona.

“Ka shumë arsye pse Rusia filloi sulme të reja. Ata duan të krijojnë një zonë sigurie në kufi me Ukrainën, por edhe të testojnë mbrojtjen ukrainase. Megjithatë, mënyra se si po e bëjnë këtë dhe numri i trupave që kanë, duke sulmuar në grupe të vogla këmbësorie, nuk sugjeron se ata po përpiqen të rrethojnë Kharkivin ose diçka të ngjashme”, thotë Patrick Bury, analist i mbrojtjes në Universitetin e Bathit në Britani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Kharkiv të enjten pasi anuloi udhëtimet jashtë vendit. Kievi tha se forcat ukrainase kishin ngadalësuar përparimin e forcave ruse.

“Për momentin Rusia është në avantazh të thellë përsa u përket municioneve”, thotë analisti Bury.

Forcat ukrainase ende po presin për pjesën më të madhe të armëve, që janë pjesë e ndihmave amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë, që u miratuan muajin e kaluar, pas një vonese gjashtëmujore.

“Ndihma amerikane është thelbësore, prandaj vonesa në dërgimin e armëve pati ndikim në front dhe kjo është ajo që po shohim tani”, thotë Serhii Rakhmanin, anëtar i Komisionit Parlamentar ukrainas për Sigurinë Kombëtare.

Ukraina thotë se forcat ruse kryejnë sulme ajrore përpara sulmeve të këmbësorisë. Kievi ka kërkuar vazhdimisht sisteme të mbrojtjes ajrore.

Muajin e kaluar, Ukraina miratoi një projekt-ligj për mobilizim ushtarak për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trupave.

“Mendoj se tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ukrainën pasi rusët po shfrytëzojnë mundësitë e krijuara. Fuqia e forcave ukrainase është zvogëluar dhe rusët e ndjejnë këtë. Ata kanë grumbulluar sasi armësh, municionesh, personel dhe tani po përdorin maksimumin e rezervave të tyre. Ata po përpiqen të shpërndajnë forcat tona në të gjithë vijën e frontit”, thotë zoti Rakhmanin.

Pyetja kryesore tani është nëse Ukraina dhe aleatët perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën?

“Mundësitë që ata të çlirojnë territore në një afat të mesëm duket se po ikin. Nëse nuk ka një rritje të mbështetjes perëndimore dhe një strategji afatgjatë për të arritur sukses, gjëra që momentalisht nuk po ndodhin, atëherë mendoj se Ukraina do të vazhdojë vetëm të mbrojë atë që ka nën kontroll”, thotë analisti Patrick Bury.

Analistët thonë se Rusia ka qenë në gjendje të rindërtojë fuqinë e saj ushtarake gjatë gjashtë muajve të fundit me ndihmën e Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. Kjo e bën çdo ofensivë të ardhshme ukrainase më të vështirë./VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj