6 Prill 2025, 13:01
Nga E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit.
Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur raketa balistike goditi një zonë industriale në pjesën jugore të Kievit mëngjesin e 6 prillit. Ky sulm nxiti zjarr dhe dëmtoi një depo dhe ndërtesa të tjera. Sulmet ruse goditën kryesisht qarqet ku janë të vendosura bizneset dhe depo.
Në Kupijansk, qytet në lindje të Harkivit, forcat ruse sulmuan me bomba rrëshqitëse një qark të banuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dy persona. Shumica e qytetit, që është afër vijës së frontit, është evakuuar, teksa forcat ruse i janë afruar qytetit nga drejtimi i veriut.
Bombat rrëshqitëse janë municione të rënda, që lëshohen nga avionët që gjenden larg vijave të frontit dhe drejtohen përmes sistemeve komanduese. Këto armë është e vështirë që të neutralizohen dhe forcat ruse, që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, i kanë përdorur ato për të sulmuar mbrojtjet ukrainase në mbarë vijën e frontit.
Në përgjithësi, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa drejt caqeve ukrainase dhe më shumë se 100 dronë, thanë autoritetet. Gjysma e raketave dhe pothuajse gjysma e dronëve u rrëzuan, pretenduan zyrtarët ukrainas. Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se Ukraina ka sulmuar caqet ruse me 11 dronë.
lufta ukraine-rusi
Bota
6 Prill 2025, 12:30
E. D
foto ilustruese
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në nuk kanë ku...
Bota
6 Prill 2025, 11:30
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do ti propozojë sot Kuvendit emrin e kandida...
Bota
6 Prill 2025, 11:10
E. D
foto ilustruese
SHBA- Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkak...
Bota
6 Prill 2025, 10:51
E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e djathta ekstreme organizon sot një tubim në Paris n&...
Bota
6 Prill 2025, 10:53
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin...
Bota
6 Prill 2025, 09:54
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se forcat e vendit do të "ndërronin ingranazhet" në Gaza, duke ndar...
Bota
6 Prill 2025, 09:32
E. D
rrenojat
MIANMAR- Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente...
Bota
6 Prill 2025, 09:28
E. D
foto nga protesta
SHBA- Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekz...
Bota
6 Prill 2025, 09:14
M.B
Foto nga intervista
KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar mbështetjen e plotë për integrimin n&eu...
Bota
6 Prill 2025, 09:09
E. D
Rodrigo Duterte, Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin
HAGË- Arrestimi i bujshëm i ish-presidentit kontrovers të Filipineve në mars shk...