LIVE UPDATES
Bota

Rusia po planifikon aneksimin e Bjellorusisë deri në 2030-ën

Realizimi i këtij plani do të përbënte kërcënim serioz të sigurisë për shtetet fqinje të Bjellorusisë – Lituaninë dhe Poloninë – të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe në një skenar të tillë mund të bëhen shtete fqinje me Rusinë.

22 Shkurt 2023, 21:39 Nga a.l
Rusia po planifikon aneksimin e Bjellorusisë deri në 2030-ën
Lukashenko dhe Putin

RUSI- Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë deri më 2030, sipas një dokumenti që rrodhi nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i cili është siguruar nga gazetarët e disa mediave në botë.Sipas dokumentit, synimi përfundimtar është bashkimi i Rusisë me Bjellorusinë, jo më vonë se viti 2030.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtij dokumenti. Në kuadër të planit përfshihet forcimi i sentimentit pro-rus, zgjerimi i prezencës ushtarake ruse atje dhe lehtësimi i procedurave për pajisje me pasaporta ruse. Qëllimi përfundimtar, sipas raportimeve të mediave, është që të krijohet një “shtet i përbashkët” nën udhëheqësinë ruse.

Dokumenti është siguruar nga Yahoo News, gazeta suedeze, Expressen, ajo gjermane Suddeutsche Zeitung dhe ukrainase, Kyiv Independent. Realizimi i këtij plani do të përbënte kërcënim serioz të sigurisë për shtetet fqinje të Bjellorusisë – Lituaninë dhe Poloninë – të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe në një skenar të tillë mund të bëhen shtete fqinje me Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”, dhe prej kur e ka marrë pushtetin ka përmendur në shumë raste konceptin e “Rusisë historike” dhe “botës ruse”.

Hollësitë e planit

Dokumenti që rrodhi nga, siç është thënë në raportime, një nëndegë e zyrës së Putinit, daton prej vitit 2021 dhe nuk është raportuar që strategjia ruse të ketë ndryshuar prej atëherë. Ende nuk është e qartë nëse lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në atë plan. Lideri bjellorus, Alexander Lukashenka, njihet si një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.


Në plan janë përfshirë afate kohore për aneksim. Deri më 2022, është paraparë “formimi i sentimentit pro-rus në elitën politike dhe ushtarake, dhe në pjesën tjetër të popullsisë”, si dhe “kufizimi i ndikimit të forcave ‘nacionaliste’ dhe pro-perëndimore në Bjellorusi”. Mes tjerash raportohet se plani parasheh që Kushtetuta e Bjellorusisë të jetë më pro-ruse.

Bjellorusia ka bërë përparim në këtë drejtim. Pas referendumit të mbajtur në shkurt të vitit 2022, Bjellorusisë i është hequr statusi i shtetit jobërthamor. Perëndimi i ka konsideruar rezultatet e referendumit si mashtrim. Rusia, po ashtu, e ka zgjeruar prezencën ushtarake në këtë shtet, si para ashtu edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Ukraina dhe Perëndimi shqetësohen se ushtria bjelloruse do të mund t’i bashkohet dikur Rusisë në luftime. Moska i ka rreth 10.000 trupa ushtarake në Bjellorusi dhe e ka shfrytëzuar tokën e këtij shteti për nisje të luftës në Ukrainë, meqë disa batalione janë nisur nga kufiri bjellorus për në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas dokumentit, deri më 2025 parashihet të ketë prezencë më të madhe ushtarake në Bjellorusi, lehtësim të procedurave që shtetasit bjellorusë të marrin pasaporta ruse, si dhe shtrirja e ndikimit pro-rus në politikën, ushtrinë dhe bizneset bjelloruse. Sipas raportimeve të mediave që kanë pasur qasje në informacion, deri më 2030 Rusia duhet të ketë “kontroll në hapësirën informative” në Bjellorusi.

Kjo strategji përputhet në disa aspekte me atë që është duke bërë tani Rusia në Ukrainë. Në disa pjesë të Ukrainës që forcat ruse i kanë pushtuar, Rusia ka tentuar të asgjësojë jetën kulturore të Ukrainës, duke përfshirë ofrimin e pasaportave ruse, zëvendësimin e politikanëve ukrainas me figura të përkrahura nga Rusia, si dhe zëvendësimin e teksteve shkollore ukrainase.

Michael Carpenter, ambasador amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë për Yahoo News se “synimi i Rusisë, sa i përket Bjellorusisë, është i njëjti sikurse me Ukrainën”. “Vetëm se në Bjellorusi, [Rusia] mbështetet më shumë në shtrëngim sesa në luftë. Synimi kryesor është gjithpërfshirja”, ka shtuar ai.

Liderja opozitare bjelloruse, Svetlana Tsikhanovskaya, që është larguar nga shteti pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe jeton në Lituani, ka thënë për Yahoo News se bashkimi i shteteve është kërcënim për popullin dhe shtetësinë bjelloruse. “Nuk është bashkim i të barabartëve. Është një udhërrëfyes për përthithjen e Bjellorusisë nga ana e Rusisë”.

Për dallim prej gjashtë ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, Bjellorusia nuk e ka përqafuar kurrë demokracinë e stilit perëndimor. Lukashenka është politikani i parë dhe i vetëm i Bjellorusisë prej rënies së Bashkimit Sovjetik, duke e bërë atë liderin me mandatin më të gjatë në Evropë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Lukashenkan si president të shtetit, pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat është raportuar për mashtrime zgjedhore.

Si pasojë e pakënaqësive në rritje pas rezultatit zgjedhor, mijëra persona janë arrestuar, në përpjekje e sipër të pushtetit për t’i shtypur protestat.

Tentime për destabilizim edhe në Moldavi

Edhe ish-republika tjetër sovjetike, Moldavia, është përballur vitin e fundit me ato që dyshohet të jenë ndërhyrje ruse. Më 16 shkurt, në këtë shtet ka nisur udhëheqësinë një qeveri e re pro-perëndimore në krye me Dorin Recean. Ai e ka zëvendësuar Natalia Gavrilitan, e cila ka dhënë dorëheqje 18 muaj pas marrjes së pushtetit.

Qeverisja e saj është përcjellë me sfida të shumta ekonomike dhe ndërhyrje të supozuara nga Rusia. Moldavia është shtet me 2.5 milionë banorë, që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë – vend anëtar i BE-së. Moldavia është kandidate për anëtarësim në BE, por ky proces zakonisht zgjat me vite.

Ekonomia e saj është thellësisht e varur nga rrjedhjet e gazit rus, të cilat kanë pësuar goditje pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidentja e shtetit, Maia Sandu, e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se ka tentuar të destabilizojë Moldavinë, dhe e ka akuzuar Moskën se ka tentuar të rrëzojë udhëheqësinë e shtetit, duke e pamundësuar rrugën e shtetit drejt BE-së dhe shfrytëzimin e tokës moldave në luftën kundër Ukrainës.

Rusia, e cila ka trupa ushtarake në rajonin e shkëputur moldav, Transdnjestër, i ka hedhur poshtë akuzat. Tensionet me raste janë përkeqësuar kur mbetjet e raketave kanë rënë në territorin moldav, pas sulmeve ruse në Ukrainë. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

aneksimi i bjellorise

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit