LIVE UPDATES
Bota

Rusia thotë se do të përgjigjet ndaj “kërcënimeve” të anëtarëve të NATO-s

Finlanda, e cila e ndan një kufi të gjatë me Rusinë, iu bashkua NATO-s në prill në një ngjarje historike që u nxit nga lufta e Moskës në Ukrainë.

9 Gusht 2023, 17:32 Nga k.m.
Rusia thotë se do të përgjigjet ndaj
Foto ilustruese

Moska i ka akuzuar të mërkurën Poloninë dhe Finlandën për kërcënimin e sigurisë së saj dhe është zotuar se do të përgjigjet ndaj “kërcënimeve të shumta” në kufirin rus me Perëndimin nga anëtarët e NATO-s. Polonia, fqinja dhe aleatja e patundur e Ukrainës, e ka forcuar sigurinë në kufirin e vet me Bjellorusinë, pasi Minsku u bë bazë e re e luftëtarëve të Wagner-it rus.

Finlanda, e cila e ndan një kufi të gjatë me Rusinë, iu bashkua NATO-s në prill në një ngjarje historike që u nxit nga lufta e Moskës në Ukrainë.

“Kërcënimet ndaj sigurisë ushtarake të Federatës ruse janë shumëfishuar në drejtimet strategjike perëndimore dhe veriperëndimore”, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me zyrtarët ushtarakë.

Ato rreziqe “kërkojnë përgjigje adekuate dhe me kohë”, theksoi ai.

“Ne do t’i diskutojmë masat e nevojshme për t’i neutralizuar ato gjatë takimit, ku do të marrim vendime të duhura”.

Ai e veçoi Poloninë, për të cilën tha se po “militarizohet” dhe se po përdoret nga Shtetet e Bashkuara “si një instrument i politikave anti-ruse”. Varshava njoftoi të mërkurën se do t’i dërgojë edhe 2.000 trupa shtesë në kufirin e vet lindor, ku i ka vendosur tashmë 2.000 sosh. Anëtarja e NATO-s tha javën e kaluar se helikopterët bjellorusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore dhe paralajmëroi për provokime nga Bjellorusia.

Shoigu tha se trupat polake do të jenë “shumë pranë kufijve të Unionit”, duke iu referuar aleancës mes Moskës dhe Minskut. Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin tha se Moska do të përgjigjej ndaj çdo agresioni kundër Bjellorusisë “me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë”. Shoigu tha, po ashtu, se “faktor serioz i destabilizimit është anëtarësimi i Finlandës në NATO, dhe në të ardhmen – i Suedisë”.

Muajin e kaluar, Turqia i dha fund kundërshtimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke dhënë dritën jeshile për shpresat e Stokholmit për anëtarësim.

Kremlini ka thënë se anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta rrezikonte sigurinë e Rusisë dhe se po planifikon kundërmasa.

Suedia ndan një kufi të shkurtër arktik me Rusinë./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj