LIVE UPDATES
Bota

Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi

Tyshkevich i tha Radios Evropa e Lirë se kishte arritur në Beograd nga Malta më 7 gusht dhe kishte përdorur “pasaportë për turistë” që i ishte lëshuar nga Gjermania, shtet në të cilin aktualisht ajo jeton. Megjithatë, asaj iu refuzuar hyrja në Serbi.

9 Gusht 2023, 16:25 Nga k.m.
Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi
Foto ilustruese

Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha Tyshkevich, tha se për 40 orë ishte ndaluar në aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit “Nikolla Tesla”. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar informacionin për ndalimin e gazetares ruse, por edhe për arsyen se pse ka ndodhur kjo.

Tyshkevich i tha Radios Evropa e Lirë se kishte arritur në Beograd nga Malta më 7 gusht dhe kishte përdorur “pasaportë për turistë” që i ishte lëshuar nga Gjermania, shtet në të cilin aktualisht ajo jeton. Megjithatë, asaj iu refuzuar hyrja në Serbi.

“E kam pranuar këtë dokument një vit më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sepse pasaporta ruse më është konfiskuar nga policia ruse gjatë një procedimi penal”, tha ajo për REL-in.

Natasha Tyshkevich është një prej katër studentëve që kanë punuar për revistën e pavarur studentore në Moskë, “Doxa” dhe që më 2021 u dënuan me dy vjet “punë korrigjuese”. Këta studentë u dënuan për shkak të një videoje ku ata mbronin të drejtën e tubimit të të rinjve rusë.

Siç ka raportuar Guardian, ata ishin nën arrest shtëpiak për më shumë se një vit pasi u arrestuan në prill të vitit 2021. Ata u arrestuan sepse postuan në YouTube një video 3-minutëshe, në të cilën ata thanë se studentët që marrnin pjesë në tubimet në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, po përjashtoheshin jashtëligjshëm dhe po frikësoheshin.

Ndalimin në Aeroportin e Beogradit, ajo e konsideroi si shkelje të të drejtave të njeriut.

“Ishte vërtetë një ndalim që nuk kishte asnjë arsye ligjore. Unë vetëm mund të prisja në aeroport. Përjetova një sulm paniku para policëve kur më dërguan në qeli, por ata thjesht më bërtitën dhe më thanë që të hyja aty, duke më thënë se përndryshe do të më dërgonin në një burg të vërtetë”, tha gazetarja ruse për REL-in.

Sipas saj, gjatë ndalimit prej 40 orësh në aeroport, asaj iu dha pak ushqim.

“Miqtë e mi tentuan të më sillnin ushqim përmes qendrës për informim në aeroport, por policia refuzoi”, tha ai.

Tyshkevich i tha REL-it se më 9 gusht u dëbua për në Maltë, duke shtuar se do të kthehet në Gjermani. Një tjetër aktivist rus ishte ndaluar që të hynte në Serbi më 13 korrik. Themeluesi i Shoqërisë Demokratike ruse, Peter Nikitin, u ndalua në Aeroportin e Beogradit “pa asnjë shpjegim”.

Nikitin, një aktivist kundër luftës, ka organizuar protesta në mbështetje të Ukrainës dhe ka kritikuar Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe një tjetër aktivist nga Rusia, Vladimir Volokhonski, i tha REL-it se kishte pranuar një njoftim nga policia më 25 korrik se i ishte refuzuar leja e qëndrimit të përkohshëm në Serbi. Volokhonski, politikan opozitar nga Shën Petersburgu, është zhvendosur në Serbi në maj të vitit 2022, për shkak të presionit dhe ndjekjes në shtetin e tij. Si shtetas i huaj, ai kishte leje të qëndrimit të përkohshëm në Beograd, derisa jo leje iu revokua./REL

natasha tyshkevich

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen