LIVE UPDATES
Bota

Samiti dyditor i BE në Bruksel/ Zbardhet axhenda, cilat do jenë temat kryesore

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte në një samit ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për një prej temave më të vështira – çështjen e migrimit dhe azilit. Në këtë samit pritet edhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy.

9 Shkurt 2023, 16:43 Nga a.l
Samiti dyditor i BE në Bruksel/ Zbardhet axhenda, cilat do jenë temat
Samiti i BE

BRUKSEL- Në BE po zhvillohet samiti dyditor, ku ndër tjerash do të trajtohet çështja e migrimit dhe azilit. Dallimet në qëndrime mes vendeve anëtare janë shumë të mëdha.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte në një samit ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për një prej temave më të vështira – çështjen e migrimit dhe azilit. Në këtë samit pritet edhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy.

Lëvizjet në të djathtë

Një numër gjithnjë e më pak i qeverive evropiane janë të interesuara të hapin dyert për njerëzit që janë detyruar të ikin nga vendlindja, me përjashtim të rreth 8 milionë refugjatëve ukrainas që kanë ikur në Evropë, nga të cilët rreth 4 milionë janë të regjistruar në vendet e BE-së.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte në një samit ku ndër të tjera do të bisedohet edhe për një prej temave më të vështira – çështjen e migrimit dhe azilit. Në këtë samit pritet edhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy. 

Kancelari konservator austriak Karl Nehammer po kërkon para nga BE-ja për të forcuar kontrollet kufitare. Suedia, mbajtësja aktuale e presidencës së radhës të BE-së, është e prirur të shtojë deportimin dhe dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vendet e BE. Polonia dhe Hungaria janë kritike të kahershme dhe të hapura të politikës liberale të migracionit dhe azilit. Danimarka ka një synim për të pranuar “zero” refugjatë.

Shtohen aplikimet për mbrojtje

Vitin e kaluar pati një rritje drastike të numrit të kërkesave për azil në BE. Sipas Komisionit Evropian, ishin 924.000 kërkesa të reja, ndërsa një vit më parë kishte “vetëm” 630.000 kërkesa për azil.

Në kulmin e krizës së refugjatëve ka pasur 1.3 milionë aplikime për azil, në vitin 2015. Por edhe shifrat e tanishme janë tepër të larta. Holanda dhe Belgjika kanë probleme të mëdha me organizimin e pritjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve, e shumë prej tyre po detyrohen të flejnë në rrugët e Brukselit muajt e fundit. Komisioni Evropian ka kërkuar reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e migracionit. Por mbetet të shihet sa do të pranohen këto propozime nga vendet anëtare.

“Koha e fundit” për veprim

Përpara samitit, një grup prej tetë shtetesh anëtare kanë paralajmëruar se është “koha e fundit” për një qasje evropiane ndaj çështjes së migrimit. “Migrimi i parregullt është bërë sërish një nga çështjet më urgjente në BE”, shkruajnë Austria, Danimarka, Estonia, Greqia, Letonia, Lituania, Malta dhe Sllovakia në një letër, të cilën e ka parë edhe gazetari i DW.

Konkretisht, këto vende kërkojnë ndër tjerash edhe kontrollin më të rreptë të kufijve të jashtëm të BE-së (me mbështetje nga fondet e BE-së), shtimin e dëbimeve për ata të cilëve u është mohuar azili dhe kërkimi i më shumë marrëveshjeve si ajo e arritur me Turqinë në 2016 për të rikthyer azilkërkuesit e refuzuar, në këmbim të fondeve të BE-së për të pritur refugjatët.

Duke mos pritur ndonjë përparim të shpejtë në paketën më të madhe të reformave, Komisioni Evropian ka propozuar më shumë masa afatshkurtra: rritje të bashkëpunimit me vendet e treta dhe mbështetje të largimeve për ata që nuk kanë të drejtë azili. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha në një fjalim të fundit se shumica e aplikantëve nuk kanë të drejtë për mbrojtje dhe se vetëm 22% e atyre që u refuzuan janë kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Kulaçi dhe kërbaçi

Liderët e BE-së duken të vendosur të mbështesin kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe të dekurajojnë ata që nuk kanë të drejtë azili që të marrin këtë rrugë. Për këtë janë propozuar edhe disa masa konkrete, në shenjë lehtësimi të rrugëve legale, thuhet në draftin e propozuar për këtë samit.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser është shprehur kundër përdorimit të kërcënimeve. Për grupin e fushatës kundër varfërisë Oxfam, asnjë nga propozimet e paraqitura muajt e fundit nuk është krejtësisht i ri ose ndonjë zgjidhje reale. Ekspertja e migracionit të Oxfam, Stephanie Pope, tha për DW se ato duken si taktika diversioni.

Përdorimi i ndihmës për zhvillim është një “keqkuptim themelor se për çfarë shërben ndihma për zhvillim,” tha ajo. Rekomandimet që të përdoren me prioritet në tregtinë me këto vende apo dhe ndryshimi i politikës së vizave për ato vende që pranojnë të riatdhesojnë personat që nuk kanë të drejtë azili… janë në thelb shantazh,” tha Papa.

Nuk ka para të BE-së për gardhe të reja kufitare

Një temë e përsëritur që ka të ngjarë të ngrihet nga disa liderë këtë javë është çështja e parave nga buxheti i BE-së për ngritjen e gardheve kundër ardhjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve. Kjo kërkesë zakonisht është hedhur poshtë nga Komisioni Evropian pavarësisht kërkesave të disa shteteve anëtare. Nehammer i Austrisë së fundmi bëri thirrje për 2 miliardë euro (2.1 miliardë dollarë) në fondet e BE-së për ngritjen e gardhjeve dhe pengesave në kufirin turko-bullgar.

Në një intervistë me disa agjenci evropiane të lajmeve javën e kaluar, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha se ajo nuk e beson se gardhet mund të shërbejnë mirë për zgjidhjen e problemit.

Më shumë se 1.800 kilometra gardhe të reja kufitare u ngritën në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm të BE-së që nga viti 2014, sipas një raporti të fundit të Parlamentit Evropian. Pavarësisht ndërtimeve të reja, Frontex – agjencia e kontrollit kufitar – tha se ka pasur 330.000 kalime të paligjshme vetëm vitin e kaluar, 64% më shumë se një vit më parë.

Paniku i orkestruar?

Catherine Woollard, drejtore e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, tha se ka probleme serioze me sistemet e azilit të BE-së, por paralajmëroi politikanët kundër përhapjes së panikut. “Ata që tentojnë të gjenerojnë histeri duket se po anashkalojnë historinë më të madhe të vitit të kaluar: që BE-ja ishte në gjendje të menaxhonte zhvendosjen e 8 milionë njerëzve nga Ukraina”, shkroi Woollard në internet javën e kaluar. “Pse duhet që për 300.000 njerëz që kalojnë kufijtë të krijohet panik, kur ardhjet e miliona të tjerëve nuk e shkaktuan panikun?”/DW

samiti i be ne bruksel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj