LIVE UPDATES
Bota

Ish-basisti i Pink Floyd kritikohet në Këshillin e Sigurimit pas komenteve për Ukrainën

Roger Waters ka ngjallur edhe më parë polemika me qëndrimin e tij për luftën, duke thënë se Perëndimi duhet të ndalojë ofrimin e armëve për Kievin.

9 Shkurt 2023, 16:45 Nga k.m.
Ish-basisti i Pink Floyd kritikohet në Këshillin e Sigurimit pas
Foto ilustruese

Komentet e bëra nga Roger Waters, bashkëthemelues i grupit legjendar të rokut Pink Floyd, u kritikuan ashpër nga Ukraina, më 8 shkurt, pasi muzikanti britanik i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se agresioni i Rusisë ndaj fqinjit të saj "nuk ishte i paprovokuar". Ambasadori i Moskës në OKB e ftoi Waters, 79 vjeç, të fliste në një takim të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar dërgimin e armëve në Ukrainë.

Waters ka ngjallur edhe më parë polemika me qëndrimin e tij për luftën, duke thënë se Perëndimi duhet të ndalojë ofrimin e armëve për Kievin.

Ish-basisti i Pink Floyd i tha Këshillit të Sigurimit se pushtimi i Ukrainës ishte i paligjshëm dhe ai e dënon atë “në mënyrën më të fortë të mundshme”. Por ai la të kuptohej se fajin e kishte edhe Kievi.

"Gjithashtu, pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte i paprovokuar. Kështu që unë dënoj edhe provokuesit", tha ai, duke iu drejtuar Këshillit nëpërmjet një video-lidhjeje.

“E vetmja mënyrë e arsyeshme e veprimit sot është thirrja për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë”, shtoi Waters.

Ambasadori ukrainas në OKB, Serhiy Kyslytsya, u përgjigj duke iu referuar teksteve të një prej këngëve më të famshme të Pink Floyd, “Another Brick in the Wall” (në shqip: Veç një tjetër tullë në mur) të lansuar në vitin 1979.

"Sa e trishtë për ish-adhuruesit e tij që e shohin atë duke pranuar rolin e veç një tulle në mur, një mur i dezinformimit dhe propagandës ruse", tha Kyslytsya.

Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills, pranoi "kredencialet mbresëlënëse të Waters-it si artist", por tha se kualifikimet e tij për të folur mbi kontrollin e armëve ose çështjet e sigurisë evropiane ishin "jo aq të shquara".

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, i tha Këshillit se Waters ishte “me fat që ishte në Nju Jork”, ku ai mund të thoshte mendimin e tij, “përfshirë për agresionin rus dhe sa e gabuar është kjo”.

Hoxha tha se nëse do të kishte qenë në Rusi, "me ato që tha, ai mund të përfundonte në paraburgim deri tani".

Waters shkaktoi reagime në shtator kur shkroi një letër të hapur duke thënë se Perëndimi duhet të ndalojë ofrimin e armëve për Kievin, duke akuzuar presidentin Volodymyr Zelensky për lejimin e "nacionalizmit ekstrem" në Ukrainë dhe duke i kërkuar atij "t'i japë fund kësaj lufte vdekjeprurëse". Ai u shpall më pas persona non grata nga qyteti polak i Krakovit dhe koncertet e tij u anuluan atje./REL

roger waters pink floyd

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri