LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

26 Tetor 2023, 08:28 Nga a.l
Samiti i BE-së në kohë pasigurie
Samiti

"Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që së fundi u ashpërsuan edhe më shumë me zhvillimet në Lindjen e Mesme", shkruan presidenti i Këshillit Europian në shkresën e ftesës për këtë takim. Me këtë formulim Charles Michel përcakton tonin për takimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian të enjten (26.10.2023) në Bruksel.

Tema dominuese e samitit është situata në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Pas sulmit terrorist të militantëve islamist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve anëtare deklaruan, se vendi ka të drejtë të mbrohet, "në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndaj të tilla sulmeve të dhunshme dhe arbitrare".

Shumë shtete, kryesisht ato perëndimore, e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Më 2006 ajo doli nga zgjedhjet si forca më e madhe në parlamentin palestinez. Që nga viti 2007 ajo qeveris pa mandate të tjera demokratike në Rripin e Gazës.

Pa unanimitet për armëpushimin në Rripin e Gazës

Më pak unanimë janë vendet anëtare të BE-së lidhur me çështjen e shpalljes së një "armëpushimi" më saktë një "armëpushimi humanitar", sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Një variant të ri të konceptit sugjeroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Eshtë e nevojshme një "dritare humanitare", tha ajo. Sipas një postimi të ministres në platformën X (dikur Twitter) këto janë të nevojshme, në mënyrë që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullsia civile në Gazë. Po ashtu ditët e fundit ka pasur edhe "pauza humanitare".

Një kompromis mund të jetë termi "pauza" në shumës, sikurse është përdorur në postimin e ministres gjermane, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Me këtë mund të bëhet e qartë, se BE nuk kërkon që të ndërpritet lufta kundër Hamasit.

Edhe një diplomat i nivelit të lartë në prag të takimit tha, se ka lëvizje drejt arritjes së një konsensusi për kërkesën për një "pauzë" – ndryshe nga një armëpushim. Një tjetër diplomat i BE-së tha, se çdo fjalë ka peshë e në radhë të parë kur bëhet fjalë për aksesin humanitar, pë rtë ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mbështetja për Ukrainën temë diskutimi

Edhe mbështetja për Ukrainën është temë e samitit të BE-së. Për këtë arsye do të ketë një lidhje përmes video-konferencës të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Sipas Charles Michel do të diskutohet kryesisht për një veprim më të shpejtë për ndihmat ushtarake si dhe për çështjen, se si mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës pasuria ruse që ndodhet në Europë. Po ashtu krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për garancitë financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme.

Tema e përhershme

Edhe migracioni do të jetë temë e diskutimit në samitin e 27 krerëve të BE-së në Bruksel. Sipas Charles Michel do të shqyrtohen hapat e ndërmarrë në samitin paraprijës në Granada. Në këtë samit pati një grindje të fortë për temën e migracionit. Gjithashtu në rend të ditës do të jenë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë, situata në Sahel si dhe në Jug të Kaukazit./ DW

samiti i be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj