LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Sulmi rus me dronë mund të ketë pasur si objektiv centralin bërthamor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet. Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit.

26 Tetor 2023, 08:16 Nga a.l
Zelenskyy: Sulmi rus me dronë mund të ketë pasur si objektiv
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një sulm rus me dronë herët të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës. Sulmi theu xhamat e centralit dhe plagosi 20 persona.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet. Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit.

Në fjalimin e tij me video të darkës, Zelenskyy tha se sulmi është provë e mëtejshme se nevojiteshin sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

“Ka shumë të ngjarë që objektivi i këtyre dronëve të jetë centrali bërthamor Khmelnitskyi”, tha ai. “Vala goditëse nga shpërthimi theu xhamat, edhe tronditi ambientet e stacionit të energjisë bërthamore”.

Presidenti Zelenskyy tha se çdo sulm rus, “veçanërisht ato që guxojnë mjaftueshëm të vënë në shënjestër centralet e energjisë bërthamore dhe objektet e tjera kritike, shërben si një argument se presioni ndaj shtetit terrorist është i pamjaftueshëm”, siç u shpreh ai. Guvernatori rajonal Serhiy Tyurin dha një pamje më të plotë të shkallës së dëmit, duke thënë se më shumë se 1700 ndërtesa pësuan dëmtime.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin Telegram, zoti Tyurin tha se mes tyre përfshiheshin 282 blloqe apartamentesh, më shumë se 1,400 shtëpi private, 41 institucione arsimore dhe gjashtë ndërtesa të kujdesit shëndetësor.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, tha në një deklaratë se: “Fakti që dritare të shumta u shkatërruan tregon se sa afër ishte goditja. Herën tjetër, ne mund të mos jemi aq me fat”.

Forcat ajrore të Ukrainës shkatërruan të 11 dronët rusë të lëshuar gjatë natës, tha ushtria. Dëmet u shkaktuan nga valët e shpërthimit dhe rënia e mbeturinave, sipas ministrit të brendshëm.

“Armiku goditi gjatë natës territorin afër centralit bërthamor Khmelnytskyi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e ndërtesave administrative dhe laboratorike”, tha Ministria e Energjisë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Rajoni Khmelnytskyi ka qenë rregullisht objektiv i sulmeve nga dronët dhe raketat ruse, të cilat analistët i lidhin me një aeroport ushtarak në rajon.

Pesë centralet bërthamore të Ukrainës kanë qenë tema të debatuara që nga fillimi i agresionit rus rreth 20 muaj më parë. Rusia mori kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia në fillim të konfliktit, më i madhi në Evropë, ndërsa palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për plane për goditjen e objektit./VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën