LIVE UPDATES
Bota

Samiti i Procesit të Berlinit/ Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.

23 Tetor 2025, 09:09 Nga E. D
Samiti i Procesit të Berlinit/ Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria
Starmer

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit.  Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit,  Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si "pika kritike" e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku "siguria e kontinentit tonë vihet në provë", tha Starmer.

Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.

Starmer tha se bisedimet kësaj here përqendrohen tek siguria, migracioni dhe rritja ekonomike. Po ashtu liderët ballkanikë  diskutojnë si të trajtojnë "ndikimin keqdashës" të Rusisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit, shkruan agjencia AFP.

Sanksione ndaj bandave nga Ballkani

Britania e Madhe të mërkurën vendosi sanksione ndaj bandave dhe financuesve me bazë në Ballkan që ndihmojnë në lehtësimin e kalimeve në det me anije të vogla, pasi mbërritjet e migrantëve këtë vit përmes Kanalit të La Manshës pritet të tejkalojnë totalin e vitit 2024. Sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, merren në një kohë, kur Kryeministri Keir Starmer përballet me presion të madh në vend për të ndaluar hyrjet ilegale në MB. Ato u bënë të ditura, ndërsa Starmer priste udhëheqësit evropianë në samitin e Ballkanit Perëndimor.

Duke detajuar masat e reja, Ministria e Jashtme britanike tha se ato godasin rrjetin Krasniqi dhe krerët e tij, të cilët i përshkroi si "një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me bandat kriminale". Po ashtu sanksionohet Nusret Seferoviçin, udhëheqës i dyshuar i një bande kroate që furnizonte bandat ballkanike me pasaporta të falsifikuara kroate "për të lehtësuar hyrjen në vendet evropiane".

Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese

Mbretëria e Bashkuar po ashtu kërkon të gjendet një marrëveshje për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar është në bisedime e sipër me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar, përpara se të dëbohen. Përpara samitit, u tha, Kosova se ka shprehur gatishmëri për të pritur qendra të tilla migrantësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë përsëriti refuzimin e tij ndaj tyre dhe ai i Malit të Zi duket se sugjeroi se vendi i tij nuk po planifikonte të priste, por mund të ndikohej nga investimet në infrastrukturën e saj hekurudhore.

Samiti po mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur gjallë integrimin dhe shpresën e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së në më shumë se një dekadë është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi i integrimit për vendet e tjera ngeci me vite. Aspirantët janë në faza të ndryshme të udhëtimit drejt BE.

Që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE e ka gjallëruar procesin e integrimit me Ballkanin Perëndimor dhe është hapur më tej për të pranuar edhe anëtarë të rinj, si Ukraina. Ka mjaft shqetësime në BE se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet./DW

starmer britania e madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj