LIVE UPDATES
Bota

Do të ndihmonte Kievin për te vitet e ardhshme/ Brukseli mund t’i shfrytëzojë 176 miliardë euro asete ruse si hua për Ukrainën

Synimi nuk është të konfiskohen asetet ruse - të cilat mbahen kryesisht në kompaninë financiare Euroclear në Belgjikë - por të zëvendësohen me obligacione të lëshuara nga Komisioni Evropian dhe të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së e, mbase, edhe nga vendet e tjera të Grupit të Shtatëshes (G7) dhe partnerë të tjerë.

23 Tetor 2025, 07:54 Nga E. D
Do të ndihmonte Kievin për te vitet e ardhshme/ Brukseli mund
foto ilustruese

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar 176 miliardë euro të aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, në mënyrë që ta sigurojnë një hua për Ukrainën. Kjo hua do të mund ta mbulonte pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit për tri vjetët e ardhshme.

Diplomatët evropianë, të cilët folën me Radion Evropa e Lirë (REL), besojnë se ka mundësi të arrihet pajtueshmëri për të gjithë planin deri në fund të këtij viti dhe se plani do të ndihmojë në mbulimin e boshllëkut që pritet të lihet, nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë më të gatshme ta financojnë Kievin në të njëjtën shkallë si më parë.

Synimi nuk është të konfiskohen asetet ruse - të cilat mbahen kryesisht në kompaninë financiare Euroclear në Belgjikë - por të zëvendësohen me obligacione të lëshuara nga Komisioni Evropian dhe të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së e, mbase, edhe nga vendet e tjera të Grupit të Shtatëshes (G7) dhe partnerë të tjerë.

Paratë do t’i jepen më pas Kievit gjatë viteve 2026-2028 si një “hua dëmshpërblimi”, të cilën Ukraina do të duhet ta shlyejë vetëm pasi Rusia të ketë paguar për dëmshpërblimet e luftës. Por, së pari duhet të zgjidhen tri çështje të rëndësishme, të cilat do të negociohen në javët e ardhshme, si pyetjet ligjore, të ngritura kryesisht nga Belgjika, si vendi pritës i Euroclearit.

Pastaj do të ketë debate për atë se ku mund t’i shpenzojë Ukraina këto para, të nxitura kryesisht nga Franca. Në përfundimisht, diskutimi i gjerë është se kush do të marrë pjesë, në ç’mënyrë dhe cilat rreziqe do të përfshijë kjo.

Shqetësimet e Belgjikës

Belgjika druhet se disa vende joanëtare të BE-së - si për shembull Kina - mund të fillojnë t’i tërheqin pasuritë e tyre shtetërore nga Euroclear nga frika se mund të sekuestrohen për arsye politike. Ky shqetësim është ngritur gjithashtu nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Megjithatë, Komisioni Evropian ka sqaruar në një dokument diskutimi, të cilin e ka parë REL-i, se këta hapa nuk përbëjnë konfiskim, pasi shuma kryesore do të mbetet e paprekur. Po ashtu, ajo thekson se bëhet fjalë për një masë të vetme dhe të përkohshme.

Belgjika është gjithashtu e shqetësuar se mund të detyrohet ta shlyejë vetë huan, nëse Rusia e çon çështjen në gjykatë dhe fiton, ndonëse Komisioni Evropian ka theksuar se vendimet gjyqësore ruse nuk kanë fuqi zbatimi në BE. Më e rëndësishmja, është propozuar një sistem garancish dypalëshe nga shtetet anëtare individuale, i cili do të zëvendësohet në vitin 2028, kur të hyjë në fuqi buxheti i ri afatgjatë i BE-së. Pastaj lind pyetja se si duhet të lejohet Ukraina t’i shpenzojë afërsisht 45 miliardë euro që do t’i merrte çdo vit.

Zbatim pa njëzëshmëri?

Franca ka qenë e zëshme në qëndrimin e saj se paratë duhet të përdoren kryesisht për blerjen e pajisjeve mbrojtëse brenda Evropës, ndërsa vende të tjera kanë kërkuar më shumë fleksibilitet.

Komisioni Evropian e ka sugjeruar një kompromis me “dy faza”, ku një pjesë e parave do të përdoret për “bazën teknologjike dhe industriale të mbrojtjes së Ukrainës dhe për integrimin e saj në industrinë evropiane të mbrojtjes, përfshirë përmes blerjes së materialeve mbrojtëse”, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për mbështetje klasike buxhetore. Tani, çështja është nëse të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së do ta mbështesin planin.

Nuk kërkohet njëzëshmëri për miratimin e huas së dëmshpërblimeve, por sa më shumë shtete anëtare të përfshihen, aq më shumë vende do ta ndajnë rrezikun. Brukseli dëshiron t’i ketë me vete edhe disa nga vendet e G7-ës, në mënyrë që kjo të mos shihet si një nismë vetëm e BE-së, duke qenë se ka asete të Bankës Qendrore Ruse edhe në vende të tjera.

Kjo do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e mundësisë që pasuritë e mbajtura në euro të tërhiqen, nëse, për shembull, Britania dhe Japonia angazhohen gjithashtu. Një zyrtar i BE-së i tha REL-it se nëse, të themi, Hungaria dhe Sllovakia nuk bashkohen, ato mund të zëvendësohen nga disa vende të pasura që s’janë anëtare të BE-së./REL

brukseli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet