LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet kundër Dodikut, mision i pamundur i BE-së

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për veprimet e udhëheqësit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, të cilat minojnë funksionalitetin e këtij shteti. Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por jo të Bashkimit Evropian.

21 Korrik 2023, 07:45 Nga f.i
Sanksionet kundër Dodikut, mision i pamundur i BE-së
Millorad Dodik

EUROPË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, iu drejtua në fillim të kësaj jave anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ku u pyet se përse Bashkimi Evropian nuk vendos sanksione kundër politikës secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigjja e Escobarit ishte e shkurtër: nevojitet konsensusi i të gjitha shteteve anëtare.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për veprimet e udhëheqësit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, të cilat minojnë funksionalitetin e këtij shteti. Hungaria e mbështet hapur presidentin e Republikës Sërpska dhe, rrjedhimisht, refuzon të pajtohet për sanksionet, ndërsa vendimi për to duhet të merret unanimisht nga të 27 shtetet anëtare të BE-së. 

Për ekspertin e politikës së jashtme të BE-së në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, Toby Vogel, Hungaria nuk është problemi i vetëm. Ai beson se ka edhe disa vende të tjera anëtare që i kundërshtojnë sanksionet, por që fshihen pas rezistencës së hapur të Hungarisë.

“Dodik ka mbështetjen e fortë të [kryeministrit hungarez] Viktor Orban, por ka indikacione se shtetet e tjera anëtare të BE-së - Kroacia dhe Austria, e ndoshta Greqia dhe të tjera - janë gjithashtu kundër sanksioneve të BE-së”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por jo të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, vlerëson se “sanksionet e të tjerëve, zakonisht, nuk janë udhëzuese për BE-në, sepse regjimi i sanksioneve të BE-së është autonom”, që do të thotë se sanksionet evropiane bazohen në kuadrin ligjor të BE-së, ndërsa për vendimet për sanksione është e nevojshme të plotësohen një sërë kriteresh që pasqyrojnë legjislacionin, përfshirë konsensusin.

Unanimiteti si pengesë

“Fakti që një person apo subjekt nuk është [ende] i sanksionuar nga BE-ja, do të thotë se shtetet anëtare nuk e kanë parë ende nevojën për të filluar diskutimin e kësaj çështjeje, ose nuk kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme ligjore për përfshirje në listë, ose nuk kanë arritur ta kenë konsensusin e nevojshëm”, thotë Stano për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Vogel thotë se ka hapa të tjerë që BE-ja mund t’i ndërmarrë, e që asnjë shtet anëtar nuk mund t’i bllokojë. Sipas tij, hapi më i rëndësishëm do të ishte forcimi i ndjeshëm i forcës së BE-së në Bosnje, EUFOR, dhe vendosja e trupave të EUFOR-it në qarkun e Bërçkos - gjë që, sipas tij, do ta përgjysmonte Republikën Sërpska.

“Kjo do të ishte një shenjë shumë më e fortë sesa sanksionet kryesisht simbolike, se BE-ja do ta kundërshtonte çdo shkëputje de fakto të Republikës Sërpska”, thotë Vogel.

Çfarë ka bërë BE-ja deri tani për ta ndëshkuar Dodikun?

Në vitin 2011, BE-ja ka krijuar të ashtuquajturën kornizë sanksionesh për Bosnje dhe Hercegovinën, e cila i lejon asaj të prezantojë masa kufizuese kundër personave që kërcënojnë seriozisht situatën e sigurisë në Bosnje dhe minojnë Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe.

Praktikisht bëhet fjalë për një listë të zbrazët, në të cilën mund të shtohen me lehtësi emrat e individëve. Zëdhënësi i BE-së, Stano, thotë se në Këshillin e BE-së u takon shteteve anëtare të vendosin se kur do të fillojnë të flasin për lista specifike.

Lista mbetet e zbrazët.

Në vitin 2022, Komisioni Evropian ka pezulluar edhe financimin e dy projekteve të infrastrukturës në Bosnje e Hercegovinë, me vlerë prej 600 milionë eurosh.

“Masa të tjera dhe të ngjashme mund të pasojnë nëse ka një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në lidhje me shkeljen e integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe punës së institucioneve të saj”, thotë Stano.

PE vazhdimisht bën thirrje për vendosjen e sanksioneve - deri më tani kot

Parlamenti Evropian ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Dodikut në disa raste. Në fillim të korrikut u është dërguar një letër autoriteteve në institucionet evropiane. Letra është nënshkruar edhe nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme.

Deri më tani, Komisioni Evropian nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ligjërisht dhe proceduralisht, BE-ja nuk është e obliguar që t’i përmbushë këto lloje kërkesash të Parlamentit Evropian.

Kur ka vullnet politik, ka edhe mënyra

Vogel beson se ka mënyra për të shmangur marrjen e një vendimi në kuptimin formal.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, mund të propozojë masa të tilla, të cilat do t’i detyronin vendet anëtare të tregojnë hapur se në anën e kujt janë. Fatkeqësisht, BE-ja është aq e fiksuar në vendimmarrje konsensuale, saqë një drejtim kaq i guximshëm ka pak gjasa”, thotë Vogel.

Rasti i masave kundër Qeverisë së Kosovës është shembulli më i mirë se kur ka vullnet politik, ka edhe mënyra për të vendosur masa ndëshkuese. Në mes të qershorit, BE-ja ka hartuar një paketë masash kundër anëtarëve të Qeverisë së Kosovës për mospërmbushje të kërkesave ndërkombëtare, për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Pakoja e masave të propozuara u është përcjellë vendeve anëtare, të cilat nuk janë të detyruara t’i zbatojnë, por sigurisht që pritet ta bëjnë këtë - gjë që edhe ka ndodhur. Të gjitha takimet dypalëshe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës janë pezulluar, projektet financuese janë ngrirë dhe takimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit janë suspenduar, po ashtu.

BE-ja i ka anashkaluar procedurat e rregullta që janë të nevojshme për vendosjen e sanksioneve dhe masat ndëshkuese janë duke u zbatuar.

Në kuptimin formal dhe procedural, masat kundër Kosovës nuk konsiderohen si sanksione klasike, edhe pse, praktikisht, janë të tilla. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë më 19 korrik se BE-ja, kohëve të fundit, ka demonstruar se sjellja jokonstruktive në rajon “çon në veprime vendimtare nga pala evropiane”. Deri më tani, kjo vendosmëri nuk është treguar në lidhje me Republikën Sërpska dhe presidentin e saj.

Marrë nga REL

milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj