LIVE UPDATES
Bota

Drejtuesi i OKB-së paraqet axhendën për paqen në një botë shumëpolare

Ai tha se rekomandimet e tij, të paraqitura në një dokument politikash të titulluar “Një Axhendë e Re për Paqen”, kanë parasysh natyrën e ndërlidhur të shumë prej sfidave globale.

21 Korrik 2023, 07:31 Nga f.i
Drejtuesi i OKB-së paraqet axhendën për paqen në një
Antonio Guterres

SHBA-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paraqiti të enjten propozimin e tij për t’u përballur me atë që e quajti një rend të ri botëror shumëpolar, të karakterizuar nga tensione gjeopolitike në rritje, konflikte dhe teknologji të reja.

“Kërcënimet e reja të ditëve të sotme ndaj paqes shtojnë kërkesat ndaj nesh”, u tha zoti Guterres përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së.

Ai tha se rekomandimet e tij, të paraqitura në një dokument politikash të titulluar “Një Axhendë e Re për Paqen”, kanë parasysh natyrën e ndërlidhur të shumë prej sfidave globale.


“Konfliktet janë bërë më komplekse, më vdekjeprurëse dhe më të vështira për t’i zgjidhur”, tha ai. “Vitin e kaluar ishte numri më i lartë i vdekjeve nga konfliktet në pothuajse tre dekada”.

Ai tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë e ka bërë më të vështirë për të trajtuar shumë prej sfidave globale.

“Nëse çdo vend do të përmbushte detyrimet sipas Kartës së OKB-së, e drejta për paqen do të ishte e garantuar”, tha zoti Guterres. “Por, kur vendet i thyejnë ato zotime, ata krijojnë një botë pasigurie për secilin”.

Objektivat e zhvillimit

Sekretari i përgjithshëm tha se një nga çelësat për trajtimin e problemeve që po përjeton planeti është përshpejtimi i punës për axhendën 2030 – një plan me objektiva globale zhvillimi. Ai vuri në dukje se parandalimi i konfliktit dhe zhvillimi i qëndrueshëm mbështesin njëri-tjetrin.

“Nuk është koinçidencë që vendet e prekura nga konflikti janë më larg objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai.

Ai shprehu shqetësimin për luftën bërthamore, që është rishfaqur me luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe bëri thirrje për eliminimin e armëve bërthamore në përgjithësi.

“Deri në eliminimin e plotë, vendet që kanë armë bërthamore duhet të zotohen se nuk do t’i përdorin kurrë”, tha zoti Guterres.

Ai u bëri thirrje vendeve të pakësojnë shpenzimet ushtarake dhe të ndalojnë armët çnjerëzore dhe ato që shkaktojnë dëme në masë.

Teknologjitë e reja

Drejtuesi i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësimin për teknologjitë e reja që ofrojnë potencial për progres të madh, por që gjithashtu në rastin e inteligjencës artificiale dhe të armëve autonome (të njohura ndryshe si “robotët vrasës”), janë “duke krijuar mënyra të reja me të cilat njerëzimi mund të eliminojë vetveten”.

Në këtë front, zoti Guterres tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të miratojë deri në vitin 2026, një instrument ligjor që do të ndalonte armë të tilla autonome. Ai mbështet gjithashtu idenë e krijimit të një entiteti të ri global për të shmangur rreziqet ndaj paqes dhe sigurisë nga inteligjenca artificiale. Ai e parafytyron këtë entitet me strukturë dhe mandat të ngjashëm me Agjencinë e Energjisë Bërthamore, e cila u krijua nga OKB-ja.

Sekretari i përgjithshëm tha se planifikon të krijojë një grup këshillimor të nivelit të lartë për të paraqitur opsionet në lidhje me qeverisjen e inteligjencës artificiale, i cili do të paraqesë raportin e tij brenda këtij viti. Ndër rekomandimet e tjera, zoti Guterres bën thirrje për përfshirjen e grave në udhëheqje dhe vendimmarrje, duke vendosur kuota aty ku do të jetë e nevojshme.

Ai bën thirrje gjithashtu për një “reflektim të gjerë” mbi të ardhmen e operacioneve të paqeruajtjes së OKB-së. OKB-ja shpenzon miliarda çdo vit për misionet e saj paqeruajtëse, por me sukses të pakët. Dy nga misionet e saj më të mëdha – në Mali dhe në Republikën Demokratike të Kongos – janë duke u zvogëluar me kërkesën e vetë këtyre vendeve.

Guterres u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të angazhohen në diskutimet për propozimet e tij. Në vitin 2024, Kombet e Bashkuara po planifikojnë organizimin e një Takimi të Nivelit të Lartë për të Ardhmen, që do të trajtojë rreziqet e ardhshme dhe mundësitë. Sekretari i përgjithshëm u tha vendeve anëtare se shpreson që rekomandimet e tij do t’i ndihmojnë në procesin e diskutimit dhe shqyrtimit.

Marrë nga VOA

okb

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë