Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sarrazin, i cili po qëndron për vizitë në Malin e Zi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi që jo më vonë se fillimi i muajit shkurt të zgjedhin gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të lënë anash interesat ditore politike për të mirën e vendit.
MALI I ZI- I dërguari i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha të mërkurën se kriza aktuale politike dhe kushtetuese në Mal të Zi përbën një kërcënim për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sarrazin, i cili po qëndron për vizitë në Malin e Zi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi që jo më vonë se fillimi i muajit shkurt të zgjedhin gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të lënë anash interesat ditore politike për të mirën e vendit.
“Mund të përsëris vetëm se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Mal të Zi. I takon Kuvendit të Malit të Zi që të rikthejë funksionalitetin e asaj gjykate sa më shpejt duke zgjedhur gjyqtarë për të siguruar një gjyqësor efikas”, tha Sarrazin.
Ai shtoi se pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, gjyqësori i Malit të Zi mbetet i paralizuar, dhe sundimi i ligjit është thellësisht i dobësuar, raporton Fena, duke iu referuar Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG). Sipas tij, shumica dërrmuese e qytetarëve malazezë duan që vendi i tyre të anëtarësohet në BE dhe kriza aktuale politike dhe kushtetuese përbën një kërcënim për arritjen e këtij qëllimi.
“Vizita ime në Mal të Zi synon të shikojmë të ardhmen së bashku. Prandaj dua të hyj në një dialog intensiv direkt me deputetët, partitë politike dhe vendimmarrësit, por edhe me ekspertë të shoqërisë civile”, tha Sarrazin.
Që nga 13 shtatori i vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka vetëm tre nga shtatë gjyqtarë dhe Kuvendi i Malit të Zi nuk i zgjodhi katër gjyqtarët e munguar në dy raunde të votimit. Komisioni Kushtetues i Kuvendit të mërkurën vijon dëgjimin e kandidatëve që aplikuan në konkursin për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Avioni ZVICËR- Një aeroplan që ishte nisur sonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyrua...
Ushtaret UKRAINË- Pranverën e kaluar, ushtrisë ukrainase i mbaruan karburantet dhe municionet e kalibrit sovjetik që i nevojiteshin p&e...
Grabitje GREQI- Një grabitje ka ndodhur në Greqi. Një nga shtatë të arrestuarit në Patra si anëtarë ...
William Walker TIRANË- William Walker, diplomati që dëshmoi dhe denoncoi i pari ndërkombëtarisht 'Masakrën e Reçakut',...
William Walker TIRANË- William Walker, i cili ka qenë shef i misionit të OSBE-së në Kosovë ka treguar se nuk pendoh...
William Walker TIRANË- Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker rrëfeu detaje mbi luftën e 1999-&...
17-vjeçarja IRAN- Një burrë që i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet bu...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të...
KOSOVË- Deputeti Armend Zemaj ka reaguar pas kërcënimeve për atentat ndaj tij si dhe kolegëve të tjerë të Lidhjes Demo...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Policia e Kosovës ka reaguar për kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa ...