LIVE UPDATES
Bota

“Do t’i bëjmë gjëra të këqija Kosovës”, Walker zbulon çfarë tha Millosheviçi pasi NATO vendosi të ndërhyjë

Walker tha se pas bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, Millosheviçi kishte dhënë urdhër që anëtarë të misionit të nxirreshin jashtë Kosovës.

19 Janar 2023, 09:24 Nga F.M
“Do t’i bëjmë gjëra të këqija
William Walker

TIRANË- Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker rrëfeu detaje mbi luftën e 1999-ës në Kosovë. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Walker tha se pas bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, Millosheviçi kishte dhënë urdhër që anëtarë të misionit të nxirreshin jashtë Kosovës.

Dolëm brenda 6 orëve. Millosheviçi tha, nxirrini jashtë që ne t’i bëjmë gjëra të këqija Kosovës”-tregon Walker.

Pjesë e shkëputur nga intervista:

Blendi Fevziu: Më pas ju qëndruat në Kosovë lë të themi deri Konferencën e Rambujesë.

William Walker: Ne qëndruam përtej Konferencës së Rambujesë. Në atë pikë misioni jonë, misioni im ishte ta çonim palën shqiptare që do të merrte pjesë në dialog në Rambuje. Duhet t’i merrnim burrat nga kodrat, Hashim Thaçin e të tjerët e ti çonim në aeroport.

Blendi Fevziu: Ju shoqëruat anëtarët e UÇK-së?

William Walker: Unë jo. Çuam mjete me targa diplomatike me verifikuesit tanë, me njerëz që e njihnin UÇK-në. Më pas, kur zbritën nga malet, unë, me makinën time i shoqërova në aeroport, kaluam gardhin e më pas shkuam të avionët francez që po prisnin për t’i transportuar.

Blendi Fevziu: Gjatë këtij udhëtimi, nga kryesia në aeroport, kishin frikë?

William Walker: Unë nuk isha në autobus me ta. Nuk do to thosha se kishin frikë. Lë të themi se ishin nervozë.

Blendi Fevziu: Edhe ju ishit nervoz, mendoj. Sigurisht që ishte mision i vështirë.

William Walker: Jam dakord se kishin arsye për të qenë nervozë. Unë nuk isha nervoz. Isha plotësisht i mbrojtur në një makinë të blinduar ndërkohë ato po zbrisnin në autobus, bashkë me disa prej njerëzve tanë. Siç iu thashw, e kuptoj pse ishin nervozë.

Blendi Fevziu: Më pas u larguat nga Kosova përpara bombardimeve të 24 Marsit.

William Walker: U zhvillua Konferenca e Rambujesë. Unë isha i pranishëm në sesionin e parë. Ato pashw dhe takova për herë të parë Hashim Thaçin dhe disa prej…

Blendi Fevziu: Ishte takimi juaj i parë me Thaçin?

William Walker: Po. Edhe me të tjerët.

Blendi Fevziu: Nuk e dinit paraprakisht se kush ishte Hashim Thaçi?

William Walker: Kisha dëgjuar për të…

Blendi Fevziu: Kishit informacione për të…

William Walker: Shkuan në Rambuje me një avion francez. Unë shkova nga pas me një avion privat për t’u siguruar se ata mbërritën. Rambujeja ishte interesante. Takuam disa prej liderëve të BE-së, të vendeve anëtare të BE-së. Takova delegacionet, atë serb të kryesuar nga Miletinoviçi, një burrë për të cilin nuk kisha shumë respekt dhe nga ana tjetër ishte pala shqiptare me Dr. Rrugovën, pjesën paqeruajtëse të delegacionit dhe më pas pjesa ushtarake, ajo e UÇK-së. Sesioni i parë nuk shkoi shumë mirë. Pala shqiptare kërkoi një shtyrje dy-javore. Madeleine Albright…

Blendi Fevziu: Për të diskutuar me njerëzit në terren…

William Walker: Po, fiks. Kjo ishte arsyeja dhe Madeleine Albright-i… dikush i kishte thënë se ne do të nënshkruanim dhe ajo ishte shumë e shqetësuar. Megjithatë ne u rikthyem. Unë u ktheva në Kosovë dhe misioni im më pas ishte të zbuloja pse UÇK-ja nuk kishte nënshkruar dhe përgjigja ishte ajo që ju thatë. Po ashtu më thanë: shiko Walker, ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë pjesë e negociatave serioze të nivelit të lartë. Herën e parë që u ftuam, ishim në këtë pallatin e madh të Rambujes duke folur me liderët e botës së lirë… Ai është. Veton Surroi…

Blendi Fevziu: Rexhep Qosja…

William Walker: Shikojeni Hashim Thaçin. Duket si 20 vjeç këtu.

Blendi Fevziu: Ka qenë 28 vjeç këtu.

William Walker: Ok. Dhe ai ishte lideri i atij grupi. Ai e dominoi palën shqiptare.

Blendi Fevziu: Absolutisht. Sepse UÇK-ja dominonte situatën në atë kohë.

William Walker: Po, kishin armët. Megjithatë, ishte diçka shumë interesante. U ktheva dhe pyeta disa prej burrave nga UÇK-ja që njihja dhe më thanë: Shiko, ne ishim në tavolinë me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe që përfaqësonte Tony Blair, me ministrin e Jashtëm francez, ne e dinim se ndodheshim në botën e madhe. Këto ishin persona të cilat e fitonin bukën e gojës nga negociatat dhe ne nuk dinim asgjë nga këto gjërat kështu që menduam se mund të kishte hile të vendosura në letër, kështu që ne duam të kthehemi, të kontrollojmë shkresat dhe të flasim me njerëzit, ato për të cilët luftuam nëse donin që ne ta nënshkruajmë. Pas dy javësh thanë se do të kthehemi dhe do të nënshkruajmë.

Blendi Fevziu: Po, ato nënshkruajtën në Paris më 18 Mars dhe kur NATO-ja vendosi të bombardonte Jugosllavinë, i gjithë misioni u urdhërua të largohej nga Kosova. Në atë kohë, bota ishte a frikësuar nëse Millosheviçi do të mbante pengje anëtarë të misionit, sidomos ato që vinin nga Mbretëria e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe shtetet e tjera. Ishit në rrezik të vërtetë apo kjo ishte thjesht një ide?

William Walker: Ne mendonim se ishim në rrezik. Për shembull, djemtë e mi ushtarakë më thanë se serbët në javët në vijim kishin vendosur dinamit në tunelet që të çojnë në Maqedoni. Gjëra të tilla që mund t’i përdorin. Disa njerëz mendonin se mund të bllokonin autostradat duke mos na lejuar të dalim duke na mbajtur peng. Doli e kundërta. Ne dolëm në një kohë rekord. Mendonim se do të na duhej të paktën 12-20 orë për t’i larguar të gjithë njerëzit dhe mjetet tona, por arritëm të dalim brenda 6 orëve.

Blendi Fevziu: Brenda 6 orëve?

William Walker: E pse? Millosheviçi tha: Nxirrini jashtë që ne t’i bëjmë gjëra të këqija Kosovës…

Blendi Fevziu: Pa pasur praninë e misionit.

William Walker: Po. Ishte shumë e çuditshme. U larguam shumë shpejt, pa probleme dhe më pas na ndoqi vala e refugjatëve.

william walker

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen