LIVE UPDATES
Bota

Satelitët e kompanisë SpaceX, jetik për rezistencën e Ukrainës

Në këtë apartament në periferi të Kievit, inxhinieri Oleg Kutkov testonte lidhjen në internet përmes satelitëve “Starlink” të kompanisë SpaceX, shumë kohë para fillimit të luftës.

18 Janar 2023, 16:30 Nga k.m.
Satelitët e kompanisë SpaceX, jetik për rezistencën e
Foto ilustruese

MOSKË- Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ushtria dhe qytetarët filluan të përdorin lidhjen në internet përmes satelitëve “Starlink” të kompanisë SpaceX të Elon Musk-ut. Duke mundësuar qasje në internet me shpejtësi të lartë dhe të pavarur nga infrastruktura tokësore, satelitët Starlink u kthyen në një mjet jetik për rezistencën e Ukrainës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, bisedoi në Kiev me një prej inxhinerëve të parë ukrainas që ndihmoi për përhapjen e internetit satelitor. Në këtë apartament në periferi të Kievit, inxhinieri Oleg Kutkov testonte lidhjen në internet përmes satelitëve “Starlink” të kompanisë SpaceX, shumë kohë para fillimit të luftës.

Mijëra satelitët e vegjël, që përbëjnë rrjetin “Starlink”, u dërguan për herë të parë në hapësirë më 2019. Inxhinieri entuziast Kutkov, u zhvendos në Kiev pasi rusët pushtuan Krimenë më 2014, ishte magjepsur nga teknologjia e re hapësinore.

“Fillova ta ndjek këtë projekt që në fillimet e tij dhe mendova se do të ishte mirë të merrja sinjalin nga satelitët, thjesht për ta analizuar se si është”, thotë inxhinieri.

“Starlink” nuk kërkon infastrukturë tokësore – mjafton një antenë satelitore dhe një aparat marrës, për qasje në internet me shpejtësi të lartë. Lidhja në internet përmes “Starlink “në Ukrainë nuk ishte e mundur më 2021. Por zoti Kutkov bleu një pajisje në e-Bay dhe filloi të eksperimentonte. Dy ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, Mykhailo Federov, ministër i Transformimit Dixhital të Ukrainës, i çoi një mesazh Elon Musk-ut në Twitter.

Ndërsa anijet tuaja hapsinore ulen me sukses në tokë, raketat ruse sulmojnë popullin civil ukrainas. Ne ju kërkojmë t’i ofroni qasje Ukrainës në rrjetin Starlink”, shkroi ai.

Elon Musk iu përgjigj brenda pak orësh…

“Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë”, shkroi ai.

Brenda pak ditësh, pajisjet e nevojshme për lidhje në internet përmes satelitit filluan të mbërrinin në Ukrainë. Deri në maj, rreth 150 mijë njerëz kishin filluar përdorimin e sistemit.

“Në fillim nuk e kuptova, por pastaj filluan të më vinë jashtëzakonisht shumë mesazhe. Të gjithë po më shkruanin për të më pyetur për satelitët Starlink, si të lidheshin në internet, çfarë duhet të bënin”, thotë inxhinieri Kutkov.

Edhe ushtria ukrainase filloi përdorimin në shkallë të gjerë të teknologjisë së kompanisë SpaceX. Për ushtarët në vijën e parë të frontit, satelitët Starlink u shndërruan në një dritare për pjesën tjetër të botës dhe një mjet jetik për operacionet ushtarake.

Inxhinieri Kutkov mendon se as vetë kompania SpaceX nuk e kishte parashikuar rolin e saj në luftë. Pranë kufiriit verior të Ukrainës, satelitët Starlink ofrojnë lidhjen më të qëndrueshme të komunikimit për operacionet ushtarake, thotë oficeri Oleksiii Shevchuk.

“Satelitët Starlink janë të pazëvendësueshëm. Janë sytë dhe veshët tanë, jemi të varur nga ta”, thotë ai.

Forcat ruse i dinë mundësitë e ofruara nga satelitët Starlink, por bllokimi i sinjaleve të tyre është pothuajse i pamundur. Për gati një vit, apartamenti i inxhinierit Kutkov ngjante me një dyqan riparimi, ku ushtarët nga vija e parë vinin për të kërkuar ndihmë. Ai rregullon marrësit dhe antenat satelitore, ndonjëherë të dëmtuara nga plumbat – një shembull se si një qytetar mund të ndihmojë përpjekjet e luftës.

“E bëj falas, në kohën time të lirë. Kam një punë tjetër që e bëj gjatë ditës, ndërsa natën riparoj pajisje interneti”, thotë ai.

Për shkak të përpjekjeve të tij, inxhinieri doli në kopertinën e revistës Time me presidentin ukrainas Zelenskyy. Starlink nuk është teknologjia e vetme e kompanisë së Elon Musk-ut që zoti Kutkov përdor. Gati çdo ditë, me makinën e tij elektrike Tesla ai shkon në postë dhe u dërgon ushtarëve pajisjet e riparuara. Ai e sheh këtë si një mënyrë për të shërbyer, ndërsa shpreson se një ditë do të kthehet në shtëpinë e tij në Krime./VOA

spacex

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën