18 Janar 2023, 15:42
Nga A.B
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka “dyshim” se Moska do të dalë fituese në Ukrainë, pavarësisht ngecjeve në fushëbetejë në pushtimin e nisur pothuajse një vit më parë. Putin dërgoi trupat në Ukrainë shkurtin e kaluar dhe në shtator njoftoi për një mobilizim ushtarak për të mbështetur forcat e Moskës në fushëbetejë.
Pavarësisht një sërë humbjesh ushtarake, fitorja është “e garantuar dhe unë nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha Putin para punëtorëve në një fabrikë në Shën Petersburg.
“Uniteti dhe solidariteti i popullit rus, kuraja dhe heroizmi i luftëtarëve tanë, natyrisht puna e industrisë ushtarake” do të sigurojnë fitoren, shtoi ai.
Putin po ashtu lavdëroi industrinë ruse të mbrojtjes gjatë fjalimit të tij në këtë fabrikë që është pjesë e kompanisë Almaz-Antey, që prodhon raketa ruse.
Lideri rus zhvilloi vizitën në Shën Petersburg për të shënuar 80-vjetorin kur forcat ruse thyen rrethimin e këtij qyteti, që atëbotë njihej me emrin Leningrad.
Deklaratat e Putinit erdhën një javë pasi Rusia emëroi një komandant të ri për luftën në Ukrainë, pasi forcat e Moskës u përballën me një sërë disfatash vitin e kaluar në Ukrainë.
Putin edhe një herë mbrojti qëllimet e tij në Ukrainë, pasi fillimisht ai kishte deklaruar se po dërgonte trupat për të “denazifikuar” këtë shtet fqinj.
“Ne jemi të justifikuar kur themi se po luftojmë neo-nazizmin”, tha ai.
Rusia e quan pushtimin e Ukrainës “operacion të posaçëm ushtarak”. Që kur nisi pushtimin, Moska është përballur me sanksione të ashpra nga shtetet perëndimore./Marre nga REL
vladimir putin lufta ukraine-rusi
Bota
18 Janar 2023, 15:41
A.B
Sergej Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmuar se shprehet me fjalë shumë të qarta. Ministri i Jas...
Bota
18 Janar 2023, 15:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një 28-vjeçare shqiptare e cila qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e duhur i ka shpëtuar dhunës s...
Bota
18 Janar 2023, 15:28
I.A
Miroslav Lajçak
ZVICËR- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, takoi ndaras kryemi...
Bota
18 Janar 2023, 15:18
I.A
Iran
IRAN- Bazuar pjesërisht në raportimin e Rrjetit PMOI (MEK) në Iran.
E martë, 17 janar 2022 – 20:00 GMT + 1
Ditët: 124...
Bota
18 Janar 2023, 15:00
A.B
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Komisioni Evropian mund të nisë një hetim kundër Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Oliver Var...
Bota
18 Janar 2023, 14:36
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Asnjë emigrant nuk kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 14 ditëve tw fundi...
Bota
18 Janar 2023, 14:33
A.B
Netflix
SHBA- Netflix po kërkon të punësojë një stjuardesë për një nga avionët e tij privatë. Punonjë...
Bota
18 Janar 2023, 14:19
A.B
Greta Thunberg
GJERMANI- Ajo u bë e famshme për protestat e saj kundër ndryshimeve klimatike, por 20-vjeçarja Greta Thunber...
Bota
18 Janar 2023, 14:04
I.A
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë thirrje për unitet dhe ka...
Bota
18 Janar 2023, 13:52
A.B
Princi Williams
BRITANI- Rrjeti televiziv gjerman RTL ka sulmuar Princin e Uellsit, Uilliam, teksa thekson në një artikull se tras...