Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Scholz tha se Gjermania do të punojë me G7 dhe partnerët e Bashkimit Evropian, por edhe me Kievin për të arritur “te zotimet efektive dhe afatgjata të sigurisë”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse. Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.
“Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale,”- tha Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës”.
“Prandaj unë po kërkoj që ne të fokusohemi në atë çfarë është tani prioriteti kryesor e që është forcimi i fuqisë luftuese të Ukrainës”.
Përveç kësaj, Scholz tha se Gjermania do të punojë me G7 dhe partnerët e Bashkimit Evropian, por edhe me Kievin për të arritur “te zotimet efektive dhe afatgjata të sigurisë”. Këto do të sigurojnë që Ukraina të marrë mbështetje të qëndrueshme ushtarake, por edhe fuqinë e nevojshme ekonomike për të mbrojtur veten nga agresioni rus, tha kancelari gjerman.
Samiti në Vilnius, tha ai, do të dërgojë “një sinjal të fortë” për bashkëpunimin dhe vendosmërinë transatlantike.
Gjermania, përveç ndihmës ushtarake që i ka dhënë Ukrainës, ka rritur shpenzimet për ushtrinë e saj, për shkak se i duhet të zëvendësojë armët në stoqet e saj, pas donacioneve që i ka dhënë Kievit./REL
foto ilustruese SHBA- Një fëmijë në Ohio duke luajtur me një armë që dyshohet se e gjeti në komodinën e p...
foto ilustruese RUSI- Një urë që lidh rajonin jugor të Ukrainës, Kherson me gadishullin e Krimesë ishte objektivi i gran...
Josep Borrell BRUKSEL- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur p&e...
nëndetësja SHBA- “The Simpsons” njihen për parashikimet e tyre historike, nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-s...
Ben Wallace BRITANI E MADHE- Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace është përfolur kohët e fundit si një nga emrat q&eum...
Djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për t’u deklarua...
Ndertesa ne flake FRANCË- Një shpërthim gazi i zjarrtë në qendër të Parisit rezultoi në plagosje të ...
Sadiq Khan BRITANI E MADHE- Sadiq Khan u ka thënë nëpunësve civilë që të mos përdorin termin "emigrantë të...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se sot do të shkojë në B...
Wendy Rush dhe Stockton Rush SHBA- Teksa kërkimet vazhdojnë për nëndetësen e zhdukur Titan pranë rrënojave t&e...