Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Scholz dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, kanë theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm, do të respektohem standardet më të larta për ambientin.
BEOGRAD- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë të premten në Beograd se projekti Jadar, i cili parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë, është gjë e mirë për këtë vend. Scholz dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, kanë theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm, do të respektohem standardet më të larta për ambientin. Të dy zyrtarët kanë folur për përfitimet prej projektin për mihje të litiumit, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është përballur me kundërshtimet e ambientalistëve dhe banorëve të zonës, të cilat kanë shqetësime për mjedisin.
Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshrkuar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike. Ky takim ka ndodhur pak ditë pasi Qeveria e Serbisë e ka rishikuar projektin Jadar, i cili parasheh hapjen e një miniere të litiumit në luginën e Jadrës në Serbi nga gjiganti botëror, Rio Tinto.
Scholz ka thënë në një konferencë të përbashkët me Shefçoviç dhe Vuçiç se Jadar është projekt evropian. Sipas kancelarit gjerman, litiumi do të jetë po aq i rëndësishëm për lëvizshmërinë në të ardhmen, ashtu sikurse ka qenë nafta deri më tani. Ai ka thënë se projekti është pozitiv për shumë arsye, përfshirë rritjen e perspektivës dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Serbi.
“Vendimi kërkon kurajë, po marrim një hap të rëndësishëm, duke nxjerrë litium në Serbi ne mund t’i përmbushim synimet për klimën”, ka thënë Scholz, duke shtuar se “kemi nevojë për bateri”.
Bashkimi Evropian është duke tentuar të zvogëlojë varësinë ndaj importeve të Kinës, derisa Gjermania është prodhuesja më e madhe e makinave elektrike në Evropë, të cilat funksionojnë me bateri të litiumit. Vuçiç ka thënë pas nënshkrimit të memorandumit se është i lumtur “për atë që ka nisur sot”.
“Kjo është e rëndësishme për Evropën, për Gjermaninë, mirëpo për neve në Serbi është ndoshta me më së shumti rëndësi. Kjo përbën pikë kthese dhe mundësi të madhe për ne”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka thënë se bashkëbiseduesve nuk ua ka fshehur vështirësitë me të cilat përballet Qeveria e Serbisë për mihjen e litiumit. Presidenti serb ka thënë se Serbia do të insistojë në mbrojtje të ambientit, duke e konsideruar “aspekt thelbësor”./ REL
Foto ilustruese EUROPA- Një dështim në operacionet e një gjiganti teknologjik ka prekur punën e dhjetëra agjencive të pr...
Crowdstrike EUROPA- Crowdstrike pranon se ‘defekti’ në përditësimin e softuerit është shkaku i ndërprerjes s&eum...
Foto ilustruese KOSOVA- Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjith...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mund&...
Foto ilustruese BRITAN- Vijon kolapsi në disa shtete të botë si pasojë e mos funksionimit të të shërbimit të I...
Donald dhe Melania SHBA- Melania dhe Ivanka Trump bënë një paraqitje të rrallë për të mbështetur ish-president...
Foto ilustruese BRITANI- Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shë...
Foto nga vendi i ngjarjes LINDJE E MESME- Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për atë...
Foto ilustruese SHBA- Kërkesa për rrymë në botë është duke shënuar rritjen më të shpejtë në gat...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale - nominimin e republikan&eum...