LIVE UPDATES
Bota

Scholz në Prishtinë: E papërfytyrueshme që vendet që nuk njohin njeri tjetrin të bëhen pjesë e BE-së

Ai i bëri këto komente pas takimit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fillim të vizitës së tij në rajon, gjatë së cilës më vonë gjatë ditës qëndroi edhe në Beograd.

10 Qershor 2022, 22:14 Nga DOSJA
Scholz në Prishtinë: E papërfytyrueshme që vendet që
Olaf Scholz dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për një marrëveshje e cila e zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, duke theksuar se vende që nuk e njohin njëri tjetrin nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Ai i bëri këto komente pas takimit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fillim të vizitës së tij në rajon, gjatë së cilës më vonë gjatë ditës qëndroi edhe në Beograd.

Kancelari Scholz tha se përparësi e qeverisë së tij është të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

“Me rëndësi për Kosovën është që bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian të përparojnë dhe në kohëra si kjo, vlerat e sigurisë dhe lirisë bëhen edhe më të qarta sërish dhe një arsye e rëndësishme që Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të gjejnë një zgjidhje politike e cila kontribuon në qëndrueshmërinë rajonale”, tha kancelari gjerman, duke theksuar se një marrëveshje politike në mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune dhe për ardhmërinë e të rinjve në Kosovë.

“Është e qartë që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës sepse është e papërfytyrueshme që dy vende që nuk e njohin njëri tjetrin të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. I lus sot të dyja palët për një zotim të qartë për dialog, të dyja palët duhet t’i qasen njëri tjetrit dhe të punojnë së bashku edhe nëse kjo duket e vështirë”, tha kancelari Sholz.

Duke folur përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kancelari Sholz tha se Gjermania po punon për të bindur partnerët e saj evropianë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Kancelari Sholz tha se me kryeministrin Kurti biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e Berlinit, duke paralajmëruar se në vjeshtë do të organizojë një konferencë në Berlin për këtë proces.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për procesin e Berlinit, ndërsa i bëri thirrje kancelarit gjerman që të ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj për anëtarësim në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Kërkesa për mbështetje nga Gjermania për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë me statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Nevojë e madhe dhe urgjente është anëtarësimi i Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe sërish kërkova që Gjermania si anëtare e NATO-s të na mbështes në rrugëtimin tonë të anëtarësimit në mekanizmin shumë të rëndësishëm të sigurisë”, tha kryeministri Kurti.

Agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat e tij ishin pjesë e diskutimeve ndërmjet kancelarit Sholz dhe kryeministrit Kurti. Kancelari gjerman e vlerësoi bashkimin e Kosovës me sanksionet perëndimore kundër Moskës. Serbia, ndërkaq mbetet i vetmi vend në rajon që nuk u është bashkuar sanksioneve për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë. Vizita e kancelarit Sholz në rajon ndodhë pak ditë pasi ministri i Jashtëm rus, Segey Lavrov u detyrua të anulojë një vizitë në Beograd, meqë vendet përreth Serbisë nuk i lejuan fluturimin nëpër hapësirën e tyre ajrore.

Kancelari gjerman tha se kushdo që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet t’i pranojë të gjitha kushtet.

“Nuk po flas këtu vetëm për rregullat e përbashkëta, duhet t’i pranojë të gjitha; legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën, por edhe që të kemi një politikë të përbashkët kundrejt vendeve tjera dhe këtu përfshihet edhe regjimi i sanksioneve të cilin e ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Rusisë. Kjo duhet të pranohet nga një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe për këtë është e rëndësishme që një vend që synon BE-në nuk duhet të ketë iluzione për sa i përket kësaj”, tha kancelari Sholz.

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të shtohet diskutimet për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar rajonin për ardhmërinë evropiane. Në këtë kuadër javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj