LIVE UPDATES
Bota

Para takimit të rradhës së NATO-s, Turqia ashpërson qëndrimin ndaj kërkesës së Finlandës dhe Suedisë

Me shumë bujë, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht në maj për t'u anëtarësuar në NATO. Në atë kohë, aplikimi shikohej si një formalitet, por tashmë fati i kërkesës së tyre është i pasigurt.

10 Qershor 2022, 20:00 Nga VOA
Para takimit të rradhës së NATO-s, Turqia ashpërson
Erdogan

TURQI- Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në pikëpyetje kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në aleancë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po ashpërson pozicionin e tij kundër anëtarësimit të këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për mbështetje të terrorizmit.

Me shumë bujë, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht në maj për t'u anëtarësuar në NATO. Në atë kohë, aplikimi shikohej si një formalitet, por tashmë fati i kërkesës së tyre është i pasigurt.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se do të vendosë veton kundër aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk i japin fund asaj, që e quan mbështetje për grupin rebel kurd PKK, që lufton kundër forcave turke dhe që Ankaraja e konsideron grup terrorist.

Helsinki dhe Stokholmi mohojnë se mbështesin PKK-në. Zyrtarët finlandezë dhe suedezë thonë se po përpiqen t'u japin zgjidhje shqetësimeve të Turqisë.

"Fakti është se Turqia mban një kartë shumë të rëndësishme, veton. Dhe mendoj se kjo nuk do të zgjidhet aq lehtë", i tha Zërit të Amerikës Asli Aydintasbas, studiuese me Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar PKK-në një organizatë terroriste.

Presidenti Erdogan po u bën gjithashtu thirrje vendeve të ndryshme, që të ndalin mbështetjen për grupin sirian kurd YPG, për të cilin thotë se mban lidhje me PKK-në.

Finlanda, Suedia dhe disa vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e mbështesin YPG-në, e cila ka qenë një aleate kryesore në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.

Presidenti Biden mund të jetë objektivi i vërtetë i ngurtësimit të pozicionit të zotit Erdogan për sa i përket zgjerimit të NATO-s.

"Shumë njerëz mendojnë se kundërshtitë ndaj Finlandës dhe Suedisë janë realisht mesazhe për Shtetet e Bashkuara, që ta marrin Turqinë seriozisht, të angazhohen me Turqinë dhe për Presidentin Biden, që ta ringjallë marrëdhënien personale, që Presidenti Erdogan kishte krijuar me Presidentin Trump", thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin "Kadir Has", Soli Ozel.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Presidenti Biden, i cili kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi, i është shmangur përgjithësisht ndërveprimit të drejtpërdrejtë me Presidentin Erdogan. Analistët thonë se Uashingtoni do ta anashkalojë kërcënimin e Turqisë për vendosjen e vetos, duke dislokuar forca sigurie së bashku me vende të tjera të NATO-s në territorin e Suedisë dhe Finlandës dhe duke e izoluar kështu më tej Turqinë.

Ekspertët thonë se ky ngërç po lë pasoja tek ekonomia e Turqisë, ndërsa monedha turke lira gjendet tashmë nën trysni të shtuar.

Megjithatë, analistët thonë se ky është një çmim që Presidenti Erdogan është i përgatitur ta paguajë, i vetëdijshëm se imazhi i një personi që sfidon NATO-n pritet mirë nga votuesit e tij.

rexhep taip erdogan suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit