LIVE UPDATES
Bota

Turi ballkanik i kancelarit gjerman, DW: Pse Scholz nuk shkon në Bosnje-Hercegovinë

Olaf Scholz nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimit në Ballkan. Vendimi i kancelarit për të mos e vizituar Bosnjë-Hercegovinën nuk përputhet me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor, mendon Zorica Iliç.

10 Qershor 2022, 19:40 Nga DW
Turi ballkanik i kancelarit gjerman, DW: Pse Scholz nuk shkon në
Olaf Scholz

GJERMANI- Ngadalë ai depërton përmes masave të qytetarëve të mbledhur në Bashçarshi të Sarajevës. Bën me dorë, bën foto me fëmijët, ua përkëdhel kokën. Mediat lokale thonë se atë e kanë pritur qindra qytetarë në zemër të Sarajevës. Është gushti i vitit 2021.

Presidenti turk Erdogan është padyshim i lumtur me vizitën e tij në Bosnjë-Hercegovinë. Nga viti 2010 e deri më sot, ai e ka vizituar këtë vend shtatë herë, si kryeministër apo si president. Dhe me kënaqësi e mirëpresin atje, siç tregojnë edhe regjistrimet televizive.

"Bosnjë - Hercegovina ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë", thotë presidenti turk gjatë vizitës.

E megjithë këto simpati, në Bosnjë-Hercegovinë askush nuk ëndërron për lëvizje masive drejt Turqisë, vendit të Erdoganit. Ata e preferojnë shumë më shpesh të ardhmen e tyre në një vend tjetër, në Gjermani.

Kancelarja shumëvjeçare e vendit, Angela Merkel, bëri një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor vetëm dy javë pas shëtitjes së Erdoganit nëpër Bashçarshi. Por ajo e anashkaloi Sarajevën dhe shkoi në Beograd.

Është e vërtetë që Merkel ishte iniciatore dhe një ndër mbështetëset më të forta të Procesit të Berlinit. Është gjithashtu e vërtetë se ajo dërgoi ish-ministrin e saj Christian Schmidt në postin e Përfaqësuesit të Lartë në Beosnjë - Hercegovinë, por është gjithashtu e vërtetë se gjatë 16 viteve sa ishte në postin e kancelares, ajo ka bërë vetëm një vizitë zyrtare në Sarajevë.

Momenti vendimtar për Ballkanin

Emërimi i Schmidtit si Përfaqësues i Lartë ishte një shenjë e angazhimit të shtuar të Gjermanisë në Bosnjë - Hercegovinë. Rrjedhimisht edhe pritjet janë të mëdha, sikur edhe shpresat. E këto shpresa u shtuan pas ardhjes së qeverisë së re në Berlin, në fund të vitit të kaluar. Por mesa duket, angazhimi i qeverisë gjermane do të kishte qenë shumë më i ngadalshëm dhe shumë deklarativ, po të mos kishte ndodhur 24 shkurti dhe agresioni rus në Ukrainë. Trupat ruse në Ukrainë ia kujtuan Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera të BE-së rrezikun e një lufte tjetër të përgjakshme që - për ironi - filloi 30 vjet më parë dhe që nuk mbaroi kurrë. Por që u shndërrua në një konflikt të ngrirë të rrezikshëm.

Papritur në Berlin dhe në BE u kujtuan se, megjithëse Bosnjë -Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor nuk janë vërtet të rëndësishëm për ta, këto vende janë ende aq të rëndësishme sa që nuk mund të lihen nën ndikimin e plotë rus. Dhe filloi angazhimi: Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, dy javë pas fillimit të pushtimit rus vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor. Stacioni i parë ishte më kompleksi, Sarajeva. Pasoi vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, fillimisht në Sarajevë e pastaj në vendet e tjera.

Disi, paralelisht me këtë, koalicioni qeverisës dërgoi një rezolutë për Bosnjë -Hercegovinën në procedurën parlamentare në Bundestag, e cila shkaktoi reagime të shumta në Bosnjë - Hercegovinë dhe vendet e tjera. Ajo shkaktoi mosmarrëveshje edhe në Kroaci, ku dy deputetë të Bundestagut me origjinë dhe emra ballkanikë, u prezantuan në media si simbol i koncepteve reciprokisht të kundërta me strukturën e Bosnjë -Hercegovinës. Ndërsa deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, ndër të tjera, mbrojti idenë se Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq janë fajtorët kryesorë për pengimin e vendit në rrugën e përparimit. Kolegu i tij Josip Juratoviq, tha se në rezolutë bashkë me Dodikun dhe Çoviqin duhet të përmendet si fajtor edhe Bakir Izetbegoviqi.

Por rezoluta u dërgua në procedurë pa ndryshimet që kërkoi Juratoviqi. E burime diplomatike në Berlin thonë se rezoluta do të miratohet dhe do të jetë një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Bosnjë - Hercegovinës.

Pse Scholzi nuk viziton Sarajevën?

Vendimi i kancelarit Olaf Scholz për të mos vizituar BiH gjatë qëndrimit në Ballkanin Perëndimor nuk përshtatet me angazhimin e shtuar të Berlinit - të paktën në një nivel simbolik. Nëse Scholz mendon se duhet shmangur vizita përpara zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, atëherë ky është gabim. Sepse Bosnjë - Hercegovina do të jetë një fushë e minuar për kancelarin edhe pas zgjedhjeve të tetorit.

Ndaj shtatë vjet pas qëndrimit të kancelares në Sarajevë, do të kishte qenë mirë që këtë vend sërish ta vizitojë një kancelar gjerman dhe të dërgojë një mesazh shumë të qartë në favor të një angazhimi për zgjidhjen e problemeve të vërteta në këtë vend. Nëse jo për shkak të Bosnjë - Hercegovinës, atëherë për shkak të situatës në shtëpinë e vet. Plani i vizitës do të duhej të ishte ky: fillimisht Zagrebi dhe Beogradi, e më pas edhe Sarajeva.

Përndryshe, askush në Berlin nuk do të ketë të drejtë të komentojë kur përshëndetjet e Erdoganit në Bashçarshi apo flamujtë rusë në Banjalukë, që për momentin është është shumë më e rrezikshme. Kancelari Scholz do të detyrohet të dëgjojë më pas fjalët: Führung, Herr Scholz (Duhet të drejtoni, z. Scholz)! Vetëm të mos bëhet tepër vonë./DW/

olaf scholz ne prishtine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet