LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari amerikan SHBA do të ndihmojë në të gjitha mënyrat Ukrainën

Ligjvënësi McCaul në një intervistë për Shërbimin Gjeorgjian të Zërit të Amerikës thotë se lufta është në një moment kritik. Ai shton se krimet e luftës e kanë bërë të vështirë të negociohet me Vladimir Putinin, por se në fund të fundit kjo varet nga Kievi dhe presidenti Volodymyr Zelenskiy. Zoti McCaul flet gjithashtu për ndikimin rus në Ballkan.

10 Qershor 2022, 19:54 Nga VOA
Zyrtari amerikan SHBA do të ndihmojë në të gjitha
Michael McCaul

SHBA- Kreu i republikanëve në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme Michael McCaul thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin Ukrainës gjithë ndihmën e duhur ushtarake që ajo të mund të zmbrapsë Rusinë. Ligjvënësi McCaul në një intervistë për Shërbimin Gjeorgjian të Zërit të Amerikës thotë se lufta është në një moment kritik. Ai shton se krimet e luftës e kanë bërë të vështirë të negociohet me Vladimir Putinin, por se në fund të fundit kjo varet nga Kievi dhe presidenti Volodymyr Zelenskiy. Zoti McCaul flet gjithashtu për ndikimin rus në Ballkan.

Zoti McCaul ka qenë disa herë në rajon dhe thotë se Ukraina duhet ndihmuar me të gjitha mënyrat e mundshme.

“Ne duhet t'u japim atyre gjithçka mundemi, gjithçka që u nevojitet për të luftuar këtë luftë. Tani është moment kritik sepse rusët po fitojnë terren dhe ne duhet t'u japim atyre artileri me rreze më të gjatë veprimi që jo vetëm të kenë të njëjtën aftësi, por t’ua kalojnë rusëve”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ai shton se megjithëse janë dërguar armë në Ukrainë, ai është dakord me presidentin Zelenskiy se duhet bërë më shumë. Ligjvënësi McCaul thotë se me ndryshimin e objektivit të luftës pasi nuk mori nën kontroll Kievin, Moska synon bllokimin e daljes në Det të Zi për Ukrainën.

“Prandaj ne duhet të sigurohemi që ata të mos e marrin Odesën, një nga portet kryesore. Unë sapo u ktheva nga Moldavia dhe moldavët janë shumë të shqetësuar se nëse rusët marrin Odesën, ata mund të hyjnë në Moldavi, që nuk është vend i NATO-s”, tha ai.

Zoti McCaul thotë se do që ukrainasit të fitojnë sa më shpejt, ose të paktën të jenë në gjendje t'i largojnë forcat ruse, pasi përndryshe, do të ketë një konflikt të gjatë.

“Unë mendoj se duhet të jetë politika e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të sigurohen që Ukraina të mund të ruajë sovranitetin e saj dhe t'i zmbrapsë rusët drejt kufijve”.

Duke u përgjigjur për qëndrimet e aleatëve ndaj negociatave, përfshirë Francën që është shprehur të mos “poshtërohet” Valdimir Putini, ligjvënësi republikan me peshë thotë se për shkak të krimeve të luftës, është bërë e vështirë të bëhen negociata.

“Është e vështirë ta kthesh kohën prapa. A mund të uleshe në një tryezë me Hitlerin dhe të negocioje duke i dhënë Çekosllovakinë dhe Poloninë në këmbim të paqes? Mendoj se Putini e ka tejkaluar aq shumë me krimet e tij të luftës, sa që e bën shumë të vështirë negociimin. Por në fund të fundit varet nga populli ukrainas dhe presidenti Zelenskiy se çfarë dhe nëse duan të negociojnë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti McCaul shton se po ashtu i takon Ukrainës që të vendosë nëse do të pranojë të ketë një pozicion neutraliteti në këmbim të një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Lidhur me perspektivën e anëtarësimit në NATO, ai thotë se është gjithmonë për zgjerimin e aleancës.

“Unë mendoj se Ukraina e ka merituar anëtarësimin në NATO dhe unë do të isha në favor të këtij anëtarësimi. E di se në të kaluarën ka pasur rezerva se kjo do të na fuste në luftë. Dhe ka qenë shqetësimi i problemeve me korrupsionin dhe faktin që presidentët e mëparshëm mund të kenë qenë nën ndikimin e Rusisë. Unë nuk mendoj se e kemi atë shqetësim me Zelenskiyn”, thotë ai.

Zoti McCaul shpreh shqetësimin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes disinformimit dhe se për fat të keq Kina është bashkuar në këtë fushatë.

“Ai po gënjen njerëzit në Ballkan po gënjen njerëzit në Ukrainë po gënjen vetë trupat e tij, se cili është misioni i tyre pse janë në Ukrainë në radhë të parë? E gjitha bazohet në një gënjeshtër dhe mendoj se njerëzit në ato vende duhet ta dinë këtë”, thotë ai.

“Nuk është në interesin më të mirë të Ballkanit të jetë nën gishtin e Putinit, një diktatori, dikush që është plotësisht kundër lirisë dhe demokracisë për popullin e tij”, thotë zoti McCaul.

michael mccaul lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet