11 Nëntor 2022, 19:30
Nga d.a.
Scholz dhe Zelenskyy
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike më 11 nëntor, pak para samitit të G20-ës, i cili do të mbahet javën e ardshme në Indonezi.
Kështu tha Berlini zyrtar, ku sipas njoftimit, presidenti ukrainas e ka informuar kancelarin gjerman për zhvillimet e fundit në Herson.
Rusia ka njoftuar më 10 nëntor se ka filluar tërheqjen e trupave ruse nga Hersoni, qytet strategjik ukrainas. Të dy dënuan sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile dhe diskutuan mënyrat e forcimit të sektorit energjetik të Ukrainës.
Scholz tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin me infrastrukturën energjetike dhe mbrojtjen ajrore.
Gjatë muajit të kaluar, ushtria ruse ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Më 6 nëntor, në Kiev ka pasur reduktime të energjisë.
Ata bënë po ashtu thirrje për vazhdimin e marrëveshjes së drithit, e cila lejon eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase në mënyrë që të përmirësohet situata globale e ushqimit.
Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut. Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë./REL/
lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelenskyy
Bota
11 Nëntor 2022, 19:22
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij zy...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:06
A.B
David Smith
BRITANI- Një roje sigurie ka pranuar se ka spiunuar për Rusinë ndërsa punonte në Ambasadën Britanike në...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:14
d.a.
Ukraine
GJERMANI- Qeveria gjermane ka lënë mënjanë një miliard euro shtesë (1.03 miliardë dollarë) nga buxheti i sa...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:04
d.a.
Kherson
URKAINË- Më shumë se 30,000 ushtarakë rusë janë tërhequr përtej lumit Dnieper në bregun lindor të...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:00
A.B
Fabrika
ITALI- Rrjedhje kimike në fabrikën Galvanoplast në zonën Gravellona Toce (Verbano-Cusio-Ossola), n&eum...
Bota
11 Nëntor 2022, 18:55
d.a.
Shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Nuk i vazhdohet kontrata, dëmton me çekan dhe më pas i vë zjarrin zyrës së drejtorit të sht&...
Bota
11 Nëntor 2022, 18:47
A.B
Serbi, Zoran Vukotiç
KOSOVË- Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiç i është konfirmuar dënimi...
Bota
11 Nëntor 2022, 18:47
d.a.
Anija e emigranteve
FRANCË- Një anije shpëtimi me 230 emigrantë u ankorua në portin francez të Toulon të premten në...
Bota
11 Nëntor 2022, 18:36
d.a.
foto ilustruese
SHBA- Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Fondacioni “Kaiser Family”, vendimi i G...
Bota
11 Nëntor 2022, 18:23
A.B
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried
SHBA- U desh vetëm një javë që gjigandi i kriptomonedhës FTX të lëkundet dhe t&...