All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Seanca për konfirmimin e kandidatit të Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes

Hegseth kishte mbështesit dhe kritikët e tij brenda komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit.

14 Janar 2025, 22:54 Nga DOSJA
Seanca për konfirmimin e kandidatit të Trump, për postin e
Pete Hegseth
All - Paragraf - 1

SHBA- Pete Hegseth, njeriu që Presidenti i ardhshëm Donald Trump ka përzgjedhur për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, u përball me pyetje të forta gjatë seancës së konfirmimit të tij në Senat.

Hegseth kishte mbështesit dhe kritikët e tij brenda komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Në fjalën e tij në fillim të seancës, Hegeseth nuk e trajtoi çështjen e akuzave ndaj tij për abuzim seksual, përdorim të tepruar të alkoolit, apo mbi pikëpamjet e tij nënçmuese mbi rolin e grave në ushtri si dhe të pakicave. Ai u përqëndrua tek përvoja e tij në ushtri si ish-veteran i luftës.

Është koha për t'i dhënë timonin dikujt që ka qënë në fushëbetejë, një personi që do të ofrojë ndryshim", tha zoti Hegseth në fjalën e tij hyrëse.

I pyetur drejtpërdrejt në lidhje me akuzat për sulm seksual, zoti Hegseth e hodhi poshtë ato duke i konsideruar si një "fushatë shpifjesh".

Por i nxitur nga pyetje me karakter personal mes tyre dhe tradhtitë bashkëshortore zoti Hegseth tha se "ai nuk ishte një njeri i përsosur".

Senatorët shpenzuan disa orë me pyetje drejtuar zotit Hegseth. Kryetari I komisionit senatori republikan Roger Wicker, pranoi se përzgjedhja e zotit Hegseth në krye të Penatgonit është e zgjedhje e "pazakontë" ndërsa demokratët ngritën shqetësimin rreth atyre që i quajtën akuza "jashtëzakonisht alarmante" kundër tij.

Senatori Wicker, e krahasoi zotin Hegseth me vetë zotin Trump. Ai i hodhi poshtë akuzat e ndryshme ndaj tij duke i cilësuar si të pabaza dhe tha se ai "do të sjellë energji dhe ide të reja duke tronditur burokracinë", në Pentagon.

Por senatori demokrat Jack Reed, tha se zoti Hegseth është “i pakualifikuar për të përmbushur kërkesat e forta që ka pozita", e sekretarit të mbrotjes.

Zoti Hegseth ishte kryesisht i panjohur në Kongres Capitol Hill kur zotu Trump e caktoi atë për postin më të rëndësishëm në Pentagon.

Ai ka punuar si gazetar i rrjetit televizv "Fox News”, që nga viti 2014 dhe që me sa duket i ra në sy presidentit të zgjedhur, një konsumator i zjarrtë i programeve televizive dhe lajmeve.

Zoti Hegseth, 44 vjeç, është shkolluar në universitetin prestigjioz ‘Princeton’ ai ka shërbyer në Gardën Kombëtare të Ushtrisë nga viti 2002 deri në 2021, duke u vendosur në Irak në vitin 2005 dhe Afganistan në 2011. Ai është nderuar me dy medalje trimërie nga Forcat e Armatosura për merita në shërbimin ushtarak. Por atij i mungon përvoja e drejtimit të një institucion i të madh, siç është Pentagoni dhe ajo në fushën e sigurisë kombëtare.

Zoti Trump i ka dalë atij në mbrotje, duke thënë se zoti Hegseth ka "mbështetjen e plotë të tij" edhe në një postim të martën herët në mëngjes.

Seanca dëgjimore shënoi fillimin e një maratonë njëjavore ndërsa senatorët do të shqyrtojnë me kujdes përzgjedhjet e zotit Trump për më shumë se 12 poste të larta të administratës së tij.

Zoti Hegseth përballet ndoshta me rrugën më të vështirë për tu konfirmuar në Senat, por aleatët e republikanëve janë të vendosur ta shndërojnë çështjen e zotit Hegseth në një kauzë të qasjes qeverisëse të zotit Trump, mes luftërash kulturore në vend.

Grupet e jashtme, përfshirë ato të lidhura me Fondacionin Heritage, një institut që mbështet politikat konservatore, kanë zhvilluar fushata të kushtueshme për të mbështetur emërimin e zotit Hegseth.

“Ai do të goditet, do të përçmohet, por për të do të flitet", tha senatori republikan Tommy Tuberville, në një takim me ish-përfaqësues të forcave speciale të ushtrisë dhe marinës, që mbështesin emërimin e tij.

"Ne do t'ia dalim ta konfirmojmë atë", shtoi ai.

Në audiencë gjatë seancës dëgjomore ishin të pranishëm persona me veshje që dëshmonin mbështetje për ata që shërbejnë në ushtri, por kishte edhe protestues të cilët ndërprenë në një moment seancën, por u larguan nga salla.

I pyetur mbi kundërshtitë e tij ndaj iniciativave për diversitet në ushtri apo që gratë që shërbejnë edhe në fsuhëbetejë zoti Hegseth tha se ushtria "ishte pararojë në inciativat e guximshme për integrim racor".

Por ai shtoi se diversiteti modern dhe politikat e gjithëpërfshirjes “përçajnë” trupat dhe nuk i japin përparësi “meritokracisë”.

Zoti Hegseth iu përgjigj pyetjeve rreth komenteve të tij se gratë nuk duhet të jenë angazhuara "drejtpërdrejt" në fushëbetejë, një pikëpamje që ai e ka zbutur pas takimeve që ka zhvilluar së fundmi me senatorë të ndryshëm.

Në një shkëmbim të nxehtë, senatorja demokrate Kristen Gillibrand, i tha zoti Hegseth se ai duhet të ndryshonte mënyrën se si e shihte rolin e grave”, në ushtri./VOA

pete hegseth

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet