LIVE UPDATES
Bota

Sekretarja amerikane e Thesarit viziton Kinën

Departamenti i Thesarit njoftoi në një deklaratë më herët këtë javë se vizita e Yellen do të vazhdonte deri të dielën dhe se bëhet me udhëzimin e Presidentit Joe Biden, për të thelluar komunikimin për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet financiare dhe makroekonominë globale.

6 Korrik 2023, 07:47 Nga f.i
Sekretarja amerikane e Thesarit viziton Kinën
Janet Yellen

KOSOVË- Sekretarja e Thesarit Janet Yellen udhëton të enjten drejt Kinës për t’u takuar me zyrtarë të lartë në kuadrin e përpjekjeve më të fundit për të diskutuar rreth marrëdhieve të tensionuara mes dy vendeve. Departamenti i Thesarit njoftoi në një deklaratë më herët këtë javë se vizita e Yellen do të vazhdonte deri të dielën dhe se bëhet me udhëzimin e Presidentit Joe Biden, për të thelluar komunikimin për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet financiare dhe makroekonominë globale.

“Gjatë qëndrimit në Pekin, Sekretarja Yellen do të diskutojë me zyrtarët (kinezë) se sa e rëndësishme është që dy vendet – dy ekonomitë më të mëdha të botës – të menaxhojnë me përgjegjshmëri marrëdhënien, të komunikojnë drejtpërdrejt për fushat që kanë shqetësim, të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat globale”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit u tha gazetarëve të dielën se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë një marrëdhënie të shëndetshme ekonomike me Kinën dhe se ndalja e plotë e tregtisë dhe investimeve “do të ishte destabilizuese për të dyja vendet tona dhe për ekonominë globale”.

Vizita e zonjës Yellen pason udhëtimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Kinë muajin e kaluar, ku ai ra dakort me Presidentin Xi Jinping të stabilizojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe të sigurohen që pikat e mosmarrëveshjeve të mos shndërrohen në konflikt.

Por, disa analistë amerikanë janë skeptikë për ndonjë progres që mund të arrihet nga udhëtimi i zonjës Yellen në Pekin, duke vënë në dukje vendimin e Kinës gjatë ditëve të fundit për të kufizuar eksportet e dy metaleve që përdoren për gjysmëpërçuesit dhe panelet diellore.

Thomas Duesterberg, studiues në organizatën kërkimore The Hudson Institute, i tha shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Amerikës se “kufizimet e reja kineze ndaj eksporteve janë në shkelje të angazhimeve të ndërmarra në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe një përshkallëzim serioz i tensioneve në një kohë kur fushata e zotit Xi po përpiqet të tërheqë dhe të fitojë sërish investimet amerikane dhe mundësitë tregtare”.

Ai shtoi se, “kufizimet ndaj këtyre metaleve të rralla do të dëmtojnë jo vetëm industrinë e gjysmëpërçuesve, por edhe teknologjinë me lazer dhe industrinë e dritave halogjene LED në Perëndim”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të mëdha të botës dhe arritën rekorde të reja në vitin 2022 në tregtinë mes tyre. Megjithatë tensionet për tregtinë dhe sigurinë vazhdojnë të jenë domethënëse. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime ndaj eksporteve të teknologjisë së lartë, si dhe sanksione ekonomike ndaj zyrtarëve të lartë kinezë të akuzuar për abuzime. Javën e kaluar, Kina njoftoi një ligj të ri kundër spiunazhit që mund të vërë në rrezik bizneset e huaja.

William Yu, një ekonomist në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, i tha Zërit të Amerikës se “Kina do të dëshironte t’i bindte Shtetet e Bashkuara që të linin pas politikat e mëparshme, por sigurisht që Yellen nuk do ta pranojë këtë. Kështu që mendoj se shanset për të arritur rezultate konkrete mbi të cilat mund të bien dakort të dyja palët mund të mos jenë të larta”.

“Ekonomia e Kinës po përballet aktualisht me sfida domethënëse”, tha ai, “dhe ekziston një dëshirë e fortë në Kinë që vendet perëndimore të investojnë sërish në Kinë, të angazhohen në aktivitete sipërmarrjeje, dhe të fillojnë të blejnë sërish produkte kineze siç kanë bërë në të kaluarën. Heqja e të gjitha sanksioneve do të ishte më e preferuara”.

Një zyrtar i lartë amerikan i Departamentit të Thesarit tha se zonja Yellen synon të diskutojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për ligjin e ri kundër spiunazhit.

“Kemi shqetësime për ligjin e ri, dhe se si mund të zbatohet ai, për faktin se mund të zgjerojë gamën e aktiviteteve që autoritetet në Kinë i konsiderojnë si aktivitet spiunazhi”, i tha zyrtari agjencisë së lajmeve Reuters, duke përmendur pasoja të mundshme tek klima më e gjerë e investimeve dhe tek marrëdhënia ekonomike.

Yellen foli për marrëdhëniet SHBA-Kinë gjatë një fjalimi në prill në Universitetin Johns Hopkins. Ajo tha se do të ishte më e shëndetshme të ekzistonte një marrëdhënie që inkurajon rritjen dhe novacionin në të dyja vendet. 

“Një Kinë në rritje që ndjek rregullat ndërkombëtare është mirë për Shtetet e Bashkuara dhe botën”, tha zonja Yellen. “Të dyja vendet mund të përfitojnë nga konkurenca e shëndetshme në fushën ekonomike. Por, konkurenca e shëndetshme ekonomike, ku përfitojnë të dyja palët, është e qëndrueshme vetëm nëse konkurenca është e drejtë”.

Zonja Yellen gjithashtu tha se për hir të stabilitetit global, Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të bashkëpunojnë “për sfidat urgjente globale të ditëve të tanishme”./VOA

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj