LIVE UPDATES
Bota

Sekretarja e Thesarit Yellen përqëndrohet tek bujqësia gjatë vizitës së saj në Afrikë

Sekretarja Departamentit të Thesarit Janet Yellen e kaloi pjesën më të madhe të vizitës së saj në Zambia të martën duke folur për potencialin e investimeve në sektorin e bujqësisë të vendeve afrikane, veçanërisht pasi agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar në përkeqësimin e problemit të urisë dhe rritjen e çmimit të ushqimit në mbarë botën.

25 Janar 2023, 16:55 Nga k.m.
Sekretarja e Thesarit Yellen përqëndrohet tek bujqësia gjatë
Janet Yellen

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen po viziton Zambian, ndalesa e saj dytë në turneun e saj në tre vende të Afrikës, ku ajo siguroi presidentin e vendit dhe ministrin e financave se ristrukturimi në kohë i borxhit është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara. Sekretarja Yellen u përqëndrua tek masat afatgjata për të zbutur kërcënimet ndaj sigurisë ushqimore të shkaktuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Sekretarja Departamentit të Thesarit Janet Yellen e kaloi pjesën më të madhe të vizitës së saj në Zambia të martën duke folur për potencialin e investimeve në sektorin e bujqësisë të vendeve afrikane, veçanërisht pasi agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar në përkeqësimin e problemit të urisë dhe rritjen e çmimit të ushqimit në mbarë botën.

Në një fshat në Chongwe, një orë larg kryeqytetit, Lusaka, zonja Yellen theksoi nevojën për trajtimin e nevojave akute ushqimore dhe rritjen e investimeve në sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit në planin afatgjatë.

Duke folur me një grup fermerësh kryesisht gra, që po marrin pjesë në programet e financuara nga Fondi i Gjelbër i Klimës, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për operacionet bujqësore në shkallë të vogël, Sekretarja e Thesarit shprehu gjithashtu mbështetjen për një përfshirje më të madhe të Afrikës në tregjet globale të plehrave kimike dhe zinxhirët e furnizimit.

Të hënën ajo u takua me presidentin e Zambias dhe ministrin e saj të financave, të cilët i siguroi se ristrukturimi i borxhit të vendit është përparësi e Shteteve të Bashkuara. Zambia ishte vendi i parë afrikan që nuk arriti të realizonte pagesat për borxhin e saj të jashtëm, i vlerësuar në rreth 17 miliardë dollarë, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Vendi ka kërkuar ndihmë përmes të ashtuquajturës Korniza e Përbashkët e G-20-ës, por ndihma ka qenë e ngadalshme. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për ngadalësimin e këtij procesi.

Por, Sekretarja Yellen tha se ishte inkurajuar pas takimit javën e kaluar me zëvendëskryeministrin kinez në Zvicër.

“Më lejoni të them se e di që kinezët kanë qenë një pengesë për përfundimin e negociatave. Unë ngrita në mënyrë specifike çështjen e Zambias dhe kërkova bashkëpunimin e tyre në përpjekjen për të arritur një zgjidhje të shpejtë”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm i Kinës, i cili kohët e fundit vizitoi pesë vende afrikane, ka hedhur poshtë pretendimet se Kina nuk ka qenë e angazhuar në përpjekjet për të ndihmuar Afrikën të lehtësojë barrën e saj të borxhit, duke këmbëngulur se vendi i tij është një pjesëmarrës aktiv në Iniciativën e Pezullimit të Shërbimit të Borxhit të drejtuar nga G-20-ta.

Para Zambias, Sekretarja Yellen vizitoi Senegalin, ku u takua me presidentin Macky Sall, ministrin e tij të financave dhe zyrtarë të tjerë.

Ajo gjithashtu u takua me një grup të sipërmarrëseve të vendit. Sekretarja Yellen do ta mbyllë turneun e saj me një vizitë sot në Afrikën e Jugut, ku ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov zhvilloi bisedime me homologun e tij afrikano-jugor, Naledi Pandor të hënën.

Rusia po shton përpjekjet për të forcuar lidhjet me aleatin e saj historik mes luftës në Ukrainë. Afrika e Jugut ishte në mesin e disa vendeve afrikane në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që abstenuan në një votim që kërkonte që Rusia të pezullohej nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

“Dështimi, veçanërisht në kontinentin afrikan, gjatë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të udhëhequr botën në dënimin e sulmit rus në Ukrainë ishte një paralajmërim për Uashingtonin. Kjo ishte një kujtesë se nëse doni të jeni udhëheqës i botës së lirë, ju duhet të angazhoheni në këtë drejtim. Dhe nëse njerëzit nuk janë të gatshëm të respektojnë thirrjen tuaj për demokraci dhe liri, atëherë ju keni një problem të vërtetë”, thotë analisti Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në listën e zyrtarëve të tjerë të lartë të Shteteve të Bashkuara që do të vizitojnë Afrikën është edhe ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila sot fillon një turne që përfshinë vizita në Ganë, Mozambik dhe Kenia./VOA

janet yellen afrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj