25 Janar 2023, 16:48
Nga k.m.
Jorn Rohde
GJERMANI- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se “pajtohet plotësisht” me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe,”- shkroi Rohde në Twitter.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për datën 31 janar një diskutim për këtë asociacion, ku ka thënë se janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe politikanë të tjerë.
“Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për këtë çështje më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, tha ambasadori gjerman.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Marrëveshja për krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.
Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione njëetnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar. Një ditë më parë, Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë ftesë për këtë diskutim./REL
jorn rohde
Bota
25 Janar 2023, 16:46
k.m.
Foto ilustruese
FINLANDË- Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të ...
Bota
25 Janar 2023, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive po...
Bota
25 Janar 2023, 16:27
a.l
Debati në parlament
GREQI- Parlamenti grek ka pranuar kërkesën e presidentit të SYRIZA-s Aleksis Cipras për mocionin e mosbesimit ...
Bota
25 Janar 2023, 16:14
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Arrestimi i Matteo Messina Denaros , bosit të mafias famëkeqe 'Cosa Nostra' në Itali është kthyer n&e...
Bota
25 Janar 2023, 16:25
Mirosllav Lajçak
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëm...
Bota
25 Janar 2023, 16:01
a.l
Moti në Kosovë
KOSOVË- Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale, ku si pasojë e reshje...
Bota
25 Janar 2023, 16:00
I.A
Vjosa Osmani
ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për të përditshmen italiane “Corriere del...
Bota
25 Janar 2023, 15:56
a.l
Amazon
BRITANI- Punëtorët e magazinës Amazon kanë nisur sot grevën në Britani për shkak të një mosmarr&eu...
Bota
25 Janar 2023, 15:54
I.A
protesta ne Iran
IRAN- Të paktën 60 të burgosur janë ekzekutuar nga regjimi klerikal brenda një muaji, nga 22 dhjetori 2022 deri m...
Bota
25 Janar 2023, 15:50
I.A
McDonald’s
KAZAKISTAN- Një grup adoleshentësh janë parë duke qëndruar jashtë objektit të tyre të preferuar p...