LIVE UPDATES
Bota

Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët

Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.

9 Shkurt 2024, 09:23 Nga N.F
Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për
Foto ilustruese

SHBA- Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh, me një votim procedurial 67 me 32, që mundëson paraqitjen në vazhdim për votim në seancë plenare. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin. Pas disa orësh negociatash, Senati arriti të sigurojë minimumin prej 60 votash që nevojitet për të kaluar në një votim të plotë paketën e ndihmave, ku përfshihen edhe miliarda dollarë ndihma për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me agresionin kinez.

Propozimi ishte paraqitur mbrëmjen e së mërkurës nga drejtuesi i shumicës në Senat, senatori demokrat Chuck Schumer, pasi një marrëveshje dy partiake me buxhet prej 118 miliardë dollarësh që përfshinte edhe masat për sigurinë kufitare dështoi në Senat, megjithëse ishin bërë muaj të tërë negociatash.

Senatori Schumer tha se ishte konsultuar me Shtëpinë e Bardhë për një plan të dytë, pasi u njoftua se ish presidenti Donald Trump kishte kontaktuar senatorët republikanë për t’u kërkuar të mos e votonin marrëveshjen dypartiake.

“E dinim rreth një javë më parë kur ndërhyri Trump-i dhe tha se donte ta bënte politike. Ai tha se preferon kaosin në kufi, pasi mendon se kjo e ndihmon në zgjedhje. E dinim se mund të na duhej një opsion i veçantë”, u tha gazetarëve zoti Schumer.

Nëse miratohet nga Senati në seancë plenare, marrëveshja dypartiake do të rrisë kapacitetet e sistemit të emigracionit, do t’i japë fund praktikës që u lejon emigrantëve të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara ndërsa ndjekin procesin e kërkesës për azil dhe do t’u lejojë presidentëve amerikanë ta mbyllin përkohësisht kufirin SHBA-Meksikë, nëse numri i personave që kalojnë kufirin arrin në një nivel të caktuar. Senatorët republikanë konservatorë thanë se propozimi nuk bën mjaftueshëm.

“Ky projektligj nuk e ndreq”, tha senatori Ted Cruz më herët këtë javë. “Kuptojeni se kjo krizë kufitare është e qëllimshme. E shkaktoi Joe Biden-i. E shkaktoi me veprimet e tij të njëanshme”.

Çështja e emigracionit, e pazgjidhur prej kohësh nga Kongresi dhe nga presidenca të njëpasnjëshme republikane dhe demokrate, u përfshi me shpejtësi këtë vit në politikë me fushatat elektorale për zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit.

Senati pritet të punojë gjatë fundjavës me projektligjin. Presidenti Biden tha gjatë një konference për shtypin të martën se do ta konsiderojë ish presidentin Trump përgjegjës për mbërritjen e më shumë emigrantëve. Sipas ligjit të tanishëm, shumë prej personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë azil, mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për muaj, apo vite, derisa sistemi i mbingarkuar i gjykatave të emigracionit të shqyrtojë rastin e tyre. Me mosmiratimin e projektligjit për emigracionin, tashmë Senati pritet të shqyrtojë propozimin që i ofron ndihma Ukrainës dhe Izraelit, pa përfshirë propozimet për emigracionin dhe kufirin.

Marrë nga VOA

ukriane izrael pakete ndihmash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj