LIVE UPDATES
Bota

Izraeli e Hamas larg marrëveshjes për armëpushim, cilat janë pengesat?

Ndërmjetësuesit, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë për t’i sjellë palët më afër marrëveshjes.

9 Shkurt 2024, 07:45 Nga N.F
Izraeli e Hamas larg marrëveshjes për armëpushim, cilat janë
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi janë duke i vlerësuar kushtet e propozuara për një marrëveshje që ka për qëllim sjelljen e një armëpushimi në luftën katërmujore në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të dhjetëra pengjeve që po mbahen ende atje dhe të lirimit të shumë palestinezëve nga burgjet izraelite.

Por, palët kanë shumë papajtueshmëri për kushtet. Ndërmjetësuesit, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë për t’i sjellë palët më afër marrëveshjes.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë po kërkon secila palë: Izraeli dëshiron ta rrëzojë Hamasin nga pushteti në Rripin e Gazës. Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara - dëshiron të vazhdojë ta udhëheqë enklavën bregdetare. Synimi kryesor i Izraelit është t’ia shkatërrojë kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse Hamasit, grupit militant i cili e ka udhëhequr Gazën prej se mori pushtetin në dorë me dhunë në vitin 2007.

Pas sulmit tronditës nga Hamasi më 7 tetor, kur 1.200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng, sipas autoriteteve izraelite, Izraeli është zotuar se do të sigurohet që ky grup nuk do të jetë më kurrë kërcënim për qytetarët e tij. Izraeli thotë gjithashtu se dëshiron të ketë kontroll të sigurisë mbi Gazën për kohë të papërcaktuar pasi të ketë përfunduar lufta. Hamasi kërkon lirimin e qindra militantëve të lartë palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli dëshiron t’i mbajë prapa grilave militantët në fjalë. Mijëra të burgosur palestinezë po mbahen nga Izraeli nën akuza të lehta edhe të rënda – apo në disa raste edhe pa akuza fare – në lidhje me konfliktin e kamotshëm.

Izraeli është pajtuar të bëjë këmbim për pengjet në të kaluar. Një marrëveshje e tillë më 2011 bëri që të lirohej ushtari izraelit, Gilad Schalit, nga Hamasi në këmbim të lirimit të 1.027 të burgosurve palestinezë. Në mesin e të liruarve ishte edhe Yehya Sinwar, lideri i tanishëm i Hamasit në Gazë, i cili shihet si truri i sulmit të 7 tetorit, i cili e nxiti këtë luftë.

Hamasi kërkon lirimin e të burgosurve dhe pritet të kërkojë liri edhe për militantët e burgosur të cilët qëndrojnë mbrapa disa prej sulmeve më vdekjeprurëse kundër izraelitëve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe partnerët e ekstremit të djathtë nga të cilët ai varet për të qëndruar në pushtet, e kundërshtojnë një marrëveshje ku përfshihet lirimi i militantëve të lartë.

Ata ka gjasa ta hedhin poshtë edhe kërkesën për lirimin e një numri kaq të madh të të burgosurve. Fati i të burgosurve është tejet emocional. Derisa Izraeli i cilëson ata si terroristë, palestinezët i vlerësojnë ata si heronj që e luftojnë pushtimin izraelit. Praktikisht, çdo palestinez e ka një mik, apo të afërm që është, apo ka qenë i burgosur.

Izraeli dëshiron ta rifillojë luftën pas lirimit të pengjeve. Hamasi dëshiron një zotim paraprak se lufta do të përfundojë nëse lirohen të gjitha pengjet. Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa ta arrijë një “fitore të plotë” kundër Hamasit. Izraeli dëshiron t’i mbajë forcat e veta në tokën e Gazës, në mënyrë që ato të vazhdojnë ta rrënojnë rrjetin e madh të tuneleve nëntokësore të grupit militant, t’i shkatërrojnë raketahedhësit e këtij grupi dhe t’i vrasin militantët, për ta arritur synimin e shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake të Hamasit.

Lufta ka shkaktuar tashmë rrënim të madh, duke i bërë disa pjesë të Gazës të pabanueshme, duke e zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe duke nxitur një katastrofë humanitare, pasi një çerek e popullsisë vuan nga uria. Hamasi dëshiron që Izraeli të zotohet për një armëpushim të përhershëm, para se të fillojë bisedimet për lirimin e të gjitha pengjeve pjesë-pjesë.

Marrë nga REL

armepushim hamas izrael

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër