11 Dhjetor 2023, 16:09
Nga h.k
Foto ilustruese
SERBI-Bankat qendrore të Serbisë dhe Kinës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një marrëveshjeje kliringu dhe përcaktimin e një banke kliringu në Serbi për juanin kinez, njoftoi më 11 dhjetor Banka Kombëtare e Serbisë (NBS).
Guvernatorja e NBS-së, Jorgovanka Tabakoviq dhe guvernatori i Bankës Kombëtare të Kinës, Pan Gongsheng, nënshkruan një dokument që rregullon bashkëpunimin në lidhje me kryerjen e transaksioneve në juan kinez nga bankat në Serbi.
“Ky është një hap tjetër në përmirësimin e bashkëpunimit kinezo-serb në fushën e shërbimeve financiare, me të cilin ne krijojmë kushte për përmirësimin e shlyerjeve dhe promovimin e transaksioneve në juan kinez”, tha Tabakoviq.
Kliringu është një marrëveshje ndërmjet subjekteve bankare mbi bazën e së cilës bëhet pagesa. Ajo thjeshton transaksionet e pagesave ndërmjet individëve dhe personave juridikë. Kliringu rregullohet zyrtarisht nga banka qendrore ose organizata të tjera kompetente ekonomike dhe financiare.
Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se kjo marrëveshje do të promovojë transaksionet ndërkufitare në juan kinezë për kompanitë dhe institucionet financiare në Kinë dhe Serbi dhe do të lehtësojë më tej tregtinë dhe investimet.
Në janar 2015, Banka Kombëtare e Serbisë e përfshiu juanin kinez në listën e monedhave që mund të tregtohen në tregun e brendshëm valutor.
“Rritja e fortë e tregtisë ndërmjet vendeve tona, si dhe fluksi i lartë i investimeve, shtojnë edhe më tej nevojat e pjesëmarrësve për juan kinez në tregun serb”, tha Tabakoviq.
Po ashtu u bë e ditur se nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit konfirmon edhe përkushtimin e dy bankave qendrore për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Kinës dhe Serbisë.
Kabineti i guvernatorit të NBS-së njoftoi se në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 7.1 miliardë euro në tregtinë ndërbankare dhe se vëllimi i tregtisë valutore në tregun e brendshëm në muajin nëntor ishte 741.3 milionë euro – 20.9 milionë euro më pak se një muaj më parë.
Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se rezervat valutore neto në fund të nëntorit arritën në 20.1 miliardë euro./REL
serbia dhe kina
Bota
11 Dhjetor 2023, 16:06
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në ...
Bota
11 Dhjetor 2023, 15:54
h.k
Antony Blinken
SHBA-Mes kritikave në rritje, Shtetet e Bashkuara mbrojtën dje qëndrimin e tyre për mbështetjen e vazhdueshme t&eu...
Bota
11 Dhjetor 2023, 15:50
h.k
Aleksei Navalny
RUSI-Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, nuk është më në burgun IK-6 Melekhovo, pasi është bartur n&eum...
Bota
11 Dhjetor 2023, 14:35
a.l
Rusi
RUSI- Votimet në zgjedhjet presidenciale të Rusisë - proces në të cilin pritet të fitojë presidenti aktual Vladimi...
Bota
11 Dhjetor 2023, 14:21
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy foli në një konferencë për shtyp për konflik...
Bota
11 Dhjetor 2023, 13:59
a.l
Liban
LIBI- Grupi libanez Hezbollah njofton se dy nga anëtarët e tij janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite pran&...
Bota
11 Dhjetor 2023, 13:47
a.l
Paris
PARIS- Të dielën në orët e pasdites në jug të Parisit mijëra vetë demonstruan në rrugët në af&...
Bota
11 Dhjetor 2023, 13:42
a.l
Moti i keq në Kinë
KINË- Reshjet e dëborës gjatë natës në pjesën më të madhe të Kin&...
Bota
11 Dhjetor 2023, 13:31
a.l
Lulzim Hetemi
KOSOVË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i ka kushtuar një artikull Lulzim Hetemit, kryetarit të Lep...
Bota
11 Dhjetor 2023, 13:27
r.ll
liridona ademaj
KOSOVË- Detaje dhe dëshmi të reja publikohen çdo ditë lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Adema...