Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti tha se Serbia po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një grup i njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheviçit.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, tha se ranë dakord që të ketë më shumë vigjilencë dhe gatishmëri nga të gjitha institucionet. Ai ka deklaruar se Serbia po kërcënon sërish me luftë.
“Ajo që ne e dinim prej kohësh u sipërfaqe në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, tha Kurti.
Ai shtoi më tej se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një grup i njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheviçit.
“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se në veri të vendit paqja ka qënë përherë e brishtë.
“Pako e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm, përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fitoi të drejta të garantuara e të zgjeruara. Integrimi i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë e as pas një dekade dialog në Bruksel”, ka thënë Kurti.
Kurti ka kritikuar edhe Qeveritë e kaluara, duke thënë se në të kaluarën me kriminelët si Radoiçiqi dhe Veselenoviqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Qeveria jonë është e interesuar për bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë. Ne duam që komuniteti serb të marrë pozitat që u takojnë me Kushtetutën tonë. Ne në partneritet me BE dhe SHBA kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimeve të vendimeve tona, por çdo shtyrje i sakson afati. Nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë. Paligjshmëria nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.
Kurti ka thënë se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale.
“Ne jemi qeveri e paqes që do ta ruajë sigurinë e të gjithë qytetarëve. Militarizimi i Serbisë na ka sjellë në këtë gjendje. Ky militarizim është kërcënim për gjithë rajonin tonë. Ne pas mbledhjes erdhëm në vendim për më shumë vigjilencë e siguri”,- mbylli fjalën e tij Kurti.
Ana Bërnabiq KOSOVË- Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, lidhur me tensi...
Kaili Anakoinëseis GREQI- Rreth 6 persona janë vënë në pranga, në kuadër të hetimeve për çështjen...
"Jashtë me bankën e spiunëve - kush voton Orbanin, voton Putinin" slogan i projektuar nga opozita hungareze në muret e Bankës Ndë...
Josep Borrell BRUKSEL- Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, k...
Kosovë KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan të dielën për ...
Anëtarë të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq. KOSOVË- Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kos...
Stefano Bottoni KOSOVË- Profesori i njohur i dhe analisti i çështjeve ballkanike, Stefano Bottoni ka reaguar lidhur me tensione...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas sulmit me bomba molotov ndaj patrullave të EULE...
Lokali ITALI-Të shtëna me armë zjarri në Romë. Një person ka hyrë i armatosur brenda një lokali duke shkaktuar 4 vi...
Vucic dhe Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit. Ai u shpreh se po bashk&...