LIVE UPDATES
Bota

INVESTIGIMI/ A është Hungaria qendra e spiunazhit rus në BE?

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Putin. Sanksionet e BE--së ai i ka bllokuar herë pas here. Por edhe agjentët rusë në Hungari duket se gjejnë terren të lirë për të vepruar.

11 Dhjetor 2022, 12:39 Nga a.l
INVESTIGIMI/ A është Hungaria qendra e spiunazhit rus në BE?
"Jashtë me bankën e spiunëve - kush voton Orbanin, voton Putinin" slogan i projektuar nga opozita hungareze në muret e Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, selia qendrore e bankës së kontrolluar nga Rusia, IIB ndodhet në Budapest

HUNGARI- Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një "USB" e të fshehur në anus. Aty gjendeshin informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mor vesh më vonë ky spiun do t'i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest.

Në Budapest spiunazhi rus duket se e ka të lehtë të veprojë

Gazetari Szabolcs Panyi e raportoi për portalin Balkan Insight arrestimin. Ai hulumton prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari, dhe shprehet se ka frikë, që Budapesti mund të kthehet në një qendër spiunazhi të Rusisë në BE. Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë. "Dihet që shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës", thotë gazetari.

Banka IBB

Imunitet për një bankë

Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze. Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Edhe pa arsye kjo nuk është, po të kujtosh, se kreu i IIB është Nikolai Kosov, një njeri që vjen nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur rezident i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS "një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të".

Spiunet rusët veprojnë pa telashe

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia deklaruan tërheqjen nga banka. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.

Gazetari investigativ, Szabolcs Panyi di të numërojë disa raste, kur shërbimi informativ rus ka qenë aktiv në Hungari dhe kjo është pranuar pa protestë nga autoritetet hungareze. Një shembull për këtë është ish-eurodeputeti i partisë konservatore, Jobbik, Bela Kovacs, me pseudonimin "KGBela". Në prill të vitit 2014 ai u akuzua nga shërbimi i mbrojtjes kushtetuese në Hungari, por padia u ngrit vetëm në prill 2017. Dhe zgjati 8 vjet derisa u mor një vendim fuqiplotë. Në këtë kohë Kovacs mundi të largohej në Moskë, thotë Panyi në bisedë me DW.

Gazetari investigativ Szabolcs Panyi

Hakerat futen në Ministrinë e Jashtme hugareze

Nga hulumtimet e Panyi dhe të kolegëve del se hakerat rusë të paktën që nga viti 2012 kanë depërtuar herë pas here në rrjetet e IT-së dhe komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme hungareze, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Qeveria hungareze nuk i ka konfirmuar incidente të tilla, por aleatët e Hungarisë e kanë ditur mirë, se sistemet e IT-së së ministrisë kanë qenë me virus. Për këtë shkak ata i ndajnë me kujdes informacionet me Hungarinë. Rreziqe sjell edhe natyralizmi i hungarezëve etnikë nga Ukraina dhe "rregullorja e vizës së artë". Ajo parashikonte që me blerjen e bondeve për qëndrim në Hungari në vlerë 300.000 euro plus 60.000 euro kosto të procesit administrativ mund të merrje një vizë 5-vjeçare Shengen. Ky program filloi në vitin 2013 dhe me presion të BE-së u mbyll katër vite më vonë.

Takimi Putin Orban, 30 tetor 2019

Bashkë me grupin investigativ Molfar, që bën investigime në fushën ushtarake për Europën Lindore, Panyi dhe kolegët zbuluan rastin e Andrej Naryshkinit. djali i Sergej Naryshkini, kreut të shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, SWR, erdhi me një vizë të tillë "të artë" në Budapest bashkë me familjen, ku mund të jetonte i pashqetësuar. Apartamenti i Naryshkinit ishte regjistruar si pronë kompanie e një biznesmeni, që prej dhejtë vitesh është i lidhur ngushtë me Antal Rogan, drejtues i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Rogan ka qenë përgjegjës për sektorin e vizës së "artë" nga viti 2017 dhe më pas në vitin 2015 drejtues i kabinetit të Orbanit. Sipas të dhënave të Transparency International kompanitë që anë të afërta me partinë Fidesz të Orbanit kanë fituar nga kjo tregti me vizat 411 milionë euro. Edhe marrja e nënshtetësisë nga hungarezët etnikë paraqiste rreziqe, kur ndodhte që kontrollet të mos bëheshin si duhet dhe nënshtetësinë e merrnin edhe persona që nuk flisnin hungarisht.

Antal Rogan

Varësi nga Rusia

Panyi dhe kolegët e tij kanë hulumtuar edhe sfondin emarrëdhënieve të ngushta të qeverisë së Orbanit me Putinin dhe kanë arritur në përfundimin se Moska e ka bërë të shantazhueshme qeverinë e Orbanit përmes varësisë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe sipërmarrjeve të përbashkëta në sektorin e energjisë si edhe me zgjerimin e centralit atomik energjitik në Paks që po ngrihet me ndihmën e teknologjisë ruse dhe financimit rus.

"Bashkëpunimet në sektorin e ekonomisë energjitike, por edhe aktivitetet e shërbimit informativ rus në Hungari kanë rrënjë historike", thotë Panyi. Për shkak se energjia me çmim të ulët ka relevencë sistemore në modelin ekonomik të Hungarisë por edhe atë europian, nuk ka pasur ndonjëherë vënie në pikëpyetje të saj. Përkundrazi, kjo është parë si avantazh për Hungarinë si vend biznesi dhe ka bërë që të gjithë partitë qeverisëse në Hungari të kërkojnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kësaj i shtohet që pjesë të elitës politike dhe ekonomike kanë studiuar shpesh në Rusi dhe janë martuar me ruse ose rusë. Edhe këto e kanë forcuar ndikimin rus në Hungari./ DW

hungaria qendra e spiunazhit rus ne be

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje