LIVE UPDATES
Bota

Serbia mes Iranit dhe Izraelit/ Analiza: Me kë është më afër?

Rreth dhjetë ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin më 13 qershor me arsyetimin se donte ta pengonte atë nga krijimi i bombës bërthamore, dhe Teherani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërpreu eksportin e municioneve në Izrael.

26 Qershor 2025, 11:36 Nga E. D
Serbia mes Iranit dhe Izraelit/ Analiza: Me kë është më
foto ilustruese

KOSOVË- “Si Izraeli, ashtu edhe Irani janë vendet tona mike”. Kështu i përgjigjen zyrtarët në Beograd konfliktit të ri në Lindjen e Mesme - duke vazhduar politikën e neutralitetit dhe balancimit.

Së paku në mënyrë deklarative.

“Do të thosha se Serbia në këtë konflikt, megjithatë, është ‘neutrale’, por në anën e Izraelit”, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.

Si arsye, ai përmend mospërputhjen në nivelin e bashkëpunimit që ka Beogradi me Izraelin dhe Iranin.

“Ajo shkon në favor të Izraelit. Politikisht, të pohosh se je plotësisht neutral, mund të tingëllojë korrekte, por, në praktikë, thjesht nuk është e vërtetë”, thotë Jakshiq.

Si bashkëpunon Serbia me Izraelin?

Rreth dhjetë ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin më 13 qershor me arsyetimin se donte ta pengonte atë nga krijimi i bombës bërthamore, dhe Teherani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërpreu eksportin e municioneve në Izrael.

“Ne nuk po eksportojmë asgjë”, u tha ai gazetarëve më 23 qershor.

Vetëm pak ditë para kësaj, duke folur për mediumin izraelit, Jerusalem Post, ai tha se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që bën biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake, duke shtuar se dërgesat e armëve janë përshpejtuar që nga tetori i vitit 2023.

Atëkohë, pas një sulmi që kreu Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e cila çoi në vrasje masive të civilëve palestinezë, shkatërrim qytetesh dhe krizë humanitare.

Rritja e eksporteve drejt Izraelit konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të Dhomës së Tregtisë së Serbisë, të cilat tregojnë se ato pothuajse u dyfishuan - nga 75.9 milionë euro në vitin 2023 në 132.8 milionë euro në vitin 2024.

Vitin e kaluar, Serbia eksportoi në Izrael më së shumti mallra ushtarake, me vlerë 44.5 milionë euro.

“Nga ana tjetër, edhe shërbimet tona blejnë pajisje nga izraelitët”, kujton Jakshiq.

Në fund të vitit 2023, disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, paralajmëruan për keqpërdorimin e softuerit izraelit për spiunazh “Pegasus” në Serbi.

Kompania izraelite NSO, e cila e prodhon këtë softuer, ishte subjekt i polemikave të shumta, pas zbulimit se qeveritë dhe agjencitë e tjera anembanë botës, përfshirë Serbinë, e kanë keqpërdorur atë për të spiunuar kritikët qeveritarë.

“Përveç kësaj, Izraeli ka investime të mëdha edhe në infrastrukturën në Serbi”, thotë Jakshiq, duke shtuar se, pavarësisht marrëveshjeve politike, aleatë të Beogradit janë ende izraelitët, jo iranianët.

Për dallim prej Izraelit, me të cilin tregtia e jashtme e Serbisë arriti në 184 milionë euro në vitin 2024, me Iranin është shumë më modeste - 46.4 milionë.

Zyrtarët në Beograd nuk e kanë përmendur deri më tani eksportin e armëve në Iran.

“Ish-Jugosllavia dikur eksportonte armë si në Iran, ashtu edhe në Irak, gjatë luftës Iran-Irak. Por, pas kësaj, nuk ka asnjë informacion se Irani është në listën e shitjeve të armëve ose municioneve serbe”, thotë Jakshiq.

Ai shton se Serbia, prej kohësh, ka qenë e interesuar të blejë naftë nga Irani, por se kjo nuk ka ndodhur ende.

“Nën regjimin e sanksioneve, iranianët kanë gjetur mekanizma për të eksportuar pothuajse 100% të naftës së tyre në Kinë. Është më e lehtë për ta të kenë një treg dhe mekanizma për të shmangur sanksionet... sesa në Serbi, ku sasitë me siguri që do të ishin pakrahasueshëm më të vogla”, thotë Jakshiq.

Si janë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Iranit?

Edhe pse Teherani është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të zhvillimit të programit bërthamor, në Beograd ai ka aleatë të nivelit politik.

Serbia, vazhdimisht, ka dështuar t’i zbatojë vendimet e Bashkimit Evropian për masat kufizuese kundër Iranit, qoftë për shkak të aktiviteteve të tij bërthamore, apo të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Ndër vendimet e fundit ishte ai i dhjetorit të vitit 2023, kur Beogradi nuk e mbështeti një paketë të re masash të BE-së kundër Teheranit, për shkak të ndihmës ushtarake që autoritetet iraniane i ofruan Rusisë në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët nga të dyja vendet i kanë intensifikuar takimet viteve të fundit, duke njoftuar për forcimin e bashkëpunimit.

Nga Serbia janë dëgjuar edhe mesazhe mirënjohjeje për refuzimin e Iranit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Si janë marrëdhëniet me Izraelin?

“Kështu ishin edhe me Izraelin deri në vitin 2020, kur Izraeli e njohu Kosovën përmes Marrëveshjes së Uashingtonit. Kjo ishte një befasi e pakëndshme për autoritetet në Beograd, sepse është një vend i rëndësishëm...”, thotë Jakshiq.

Marrëveshja e Uashingtonit mes Beogradit dhe Prishtinës parashikonte gjithashtu që Serbia të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por kjo nuk ndodhi.

Ditën kur skadoi afati për zhvendosje, Vuçiq tha se Beogradi do të vepronte “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe në përputhje me interesat e veta”.

“Interesat kanë ndryshuar që nga momenti kur Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq më 1 korrik të vitit 2021.

Megjithatë, Serbia dhe Izraeli vazhduan t’i zhvillonin marrëdhëniet.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha pas bisedimeve me presidentin e Serbisë në vitin 2024 në Nju Jork, se lidhjet me Beogradin janë “më të forta se kurrë dhe vazhdojnë të thellohen”.

Një ditë para këtij takimi, në margjina të sesioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq u takua me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, të cilin e ftoi të vizitonte Serbinë.

Asnjë dënim i konfliktit

Ndryshe nga konflikti i drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, për të cilin Beogradi nuk mori qëndrim, Vuçiq tha se “nuk ka asnjë dyshim” se Shtetet e Bashkuara “e kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare”, kur më 22 qershor sulmuan objektet bërthamore të Iranit.

Por, theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me SHBA-në.

“Mendoj se këtu kemi të bëjmë me një manovër diplomatike - në sipërfaqe duket sikur Vuçiq i dënoi amerikanët dhe me kaq përfundoi gjithçka. Nuk do të ketë ndonjë pasojë, por, megjithatë, është shënuar një pikë diplomatike”, vlerëson Jakshiq.

Sipas tij, Serbia mban të njëjtin qëndrim edhe në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Kjo politikë e lëkundjes midis një, dy, tri, katër karrigeve dhe gjithë tryezës zgjat për një kohë të gjatë. Por, marrëdhëniet mes Moskës, Uashingtonit dhe Brukselit tregojnë se Vuçiq nuk ka besim në asnjë nga qendrat kryesore botërore”, thotë Jakshiq.

Serbia së bashku me Bjellorusinë janë vendet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Por, në të njëjtën kohë, armët dhe municionet serbe përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas nëpërmjet vendeve të treta./REL

izrael kosove serbi

Sondazh

Poll
Bota 26 Qershor 2025, 08:24 E. D

DW: Gjermania në borxhe rekorde

foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj