27 Maj 2022, 11:52
Nga DOSJA
Sergei Lavrov
RUSI-Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, dyshon në synimet e reformimit të NATO-s, duke thënë se përpjekjet për ta transformuar atë në “një aleancë globale në kërkim të dominimit ushtarak në mbarë botën” janë të destinuara të dështojnë. Rusia nuk beson në një propozim paqeje në Ukrainë, të cilin qeveria italiane thuhet se e ndau me Kievin dhe aleatët perëndimorë.
Sipas mediave të huaja, Lavrov, u shpreh se dokumenti nuk duket të jetë përparimi i mundshëm që disa zyrtarë italianë pretendojnë se është.
“Ata po planifikojnë ta transformojnë këtë ‘bashkim mbrojtës’ në një aleancë globale që kërkon dominimin ushtarak në botë. Është një rrugë e rrezikshme, ajo do të dështojë. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka qenë aktiv në media duke promovuar nismën italiane me katër pika. Por ne vetëm lexuam për të. Një politikan serioz që dëshiron rezultate në vend të vetëpromovimit para votuesve thjesht nuk mund të propozojë gjëra të tilla,” tha Lavrov.
Ai shpjegon se Krimea dhe Donbasi nuk do të kthehen kurrë në kontrollin e Kievit. Dhe më pas ai lëshon një paralajmërim të ashpër për NATO-n, armët e së cilës në Ukrainë, nëse godasin territorin rus, do të shkaktonin një përshkallëzim të sigurt.
NATO, përfundon ai, “ishte një organizatë mbrojtëse kur ishte dikush nga i cili duhej të mbrohej”. Fjalët e tij vijnë pak orë pas bisedës telefonike mes Mario Draghit dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Plani italian për paqen” e ka propozuar Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, teksa do të përfshijë grupe ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilat do të veprojnë si lehtësues për të organizuar fillimisht armëpushime të lokalizuara.
(d.d)/dosja.al
Bota
27 Maj 2022, 11:55
Foto ilustruese
UKRAINË- Separatistët pro-rusë nga e vetëshpallura Republika Popullore e Donetskut thonë se kanë vendosur kon...
Bota
27 Maj 2022, 11:32
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë Madhe Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia po bën "përparim të ngadalt&eum...
Bota
27 Maj 2022, 11:00
Derr
ITALI- Këshilltari për shëndetësi i Rajonit të Lacios, Alessio D’Amato, ka njoftuar se është zbuluar ras...
Bota
27 Maj 2022, 11:15
Foto ilustruese
FINLANDË- Finlanda ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve, njoftoi spitali në Helsinki. N...
Bota
27 Maj 2022, 10:57
Vladimir Putin dhe Mario Draghi
ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave italiane, Dragh...
Bota
27 Maj 2022, 10:53
Nikos Dendias
TIRANË- Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se çështja e detit në Hagë do të...
Bota
27 Maj 2022, 10:22
Foto ilustruese
Prej të premtes, shoferët e huaj në Hungari do të paguajnë çmim më të lartë për naft&eu...
Bota
27 Maj 2022, 09:55
Ramzan Kadyrov, Vladimir Putin
RUSI-Kryekomandanti Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Republikës çeçene, ka kërcënuar se ...
Bota
27 Maj 2022, 09:58
Milan Bigoviç
KOSOVË- Personi që po shikoni është Milan Bigoviç, avokati që u masakrua me thikë nga djali i tij...
Bota
27 Maj 2022, 09:47
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Sot në orën 09:11 është ndjerë njw tërmet në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti...