LIVE UPDATES
Bota

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem të fortë Gjermani-Francë tani në 2025?

2 Janar 2025, 11:27 Nga I.A
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
Ursula von der Leyen

Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm. Këtyre i shtohen problemet e brendshme si ekonomia e plogësht, nivelet e larta të borxhit dhe mundësia e kufizuar për veprim në dy shtetet më të mëdha anëtare, Gjermani dhe Francë. Pra, perspektivat nuk janë rozë. Çfarë do të vijë më pas për ekipin e ri në Bruksel? Presidenti i Këshillit të BE Antonio Costa dhe përfaqësuesja e Punëve të Jashtme të BE Kaja Kallas janë në detyrë që nga 1 dhjetori. Ka mbetur Ursula von der Leyen, por edhe Komisioni i saj i BE është riorganizuar tërësisht. Ekipi i ri është gjithsesi një shans, mendon Steven Everts nga Instituti Evropian për Studime të Sigurisë në Paris: "Ky është momenti, në të cilin ne mund t rimendojmë politikën e jashtme të BE, ta përshtasim dhe ta ringjallim atë".

1. Ndihma për Ukrainën

Ndihmat financiare dhe ushtarake për Ukrainën, që është sulmuar nga Rusia, kryesojnë listën e detyrave urgjente. Vitin e ardhshëm BE do të transferojë çdo muaj 1.5 miliardë euro nga buxheti i tij i përbashkët në arkën e shtetit në Kiev. Përveç kësaj ka një kredi prej 50 miliardë eurosh nga G7 për Ukrainën, e cila do të ushqehet me fitime nga asetet e ngrira ruse. Përveç kësaj sasi të mëdha municionesh dhe armësh do të duhet të financohen nga shtetet evropiane për të ndihmuar Ukrainën, një kandidate për anëtarësim në BE. Llogaria mund të zgjerohet më shumë, nëse presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, i vë në jetë kërcënimet e tij dhe shkurton ose anulon plotësisht ndihmën e deritanishme bujare nga SHBA për Ukrainën. Deri tani SHBA ka financuar pothuajse gjysmën e ndihmës së Ukrainës. Në Bruksel ka spekulime të forta, se sa para do të duheshin, bëjnë të ditur diplomatët e BE. Askush nuk e di saktësisht, se çfarë do të ndodhë në 2025. "Ne thjesht do të presim dhe do të shohim. Ne nuk jemi vërtet të përgatitur për Trumpin", tha një diplomat i BE pas dyerve të mbyllura.

2. Armatosja

Përveç Ukrainës BE në vitin 2025 do të fokusohet te mbrojtja e vet kundër Rusisë. Për herë të parë ka një komisioner të BE për sektorin e ri të mbrojtjes dhe hapësirës. Andris Kubilius nuk do të krijojë një ushtri evropiane, por do të koordinojë më mirë politikat e armatimit dhe furnizimit të anëtarëve të BE. Buxhetet në shumë shtete anëtare janë shumë të vogla, për të blerë shpejt armë të reja ose për të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.

Presioni mund të rritet, nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të shkurtojë shpenzimet evropiane të mbrojtjes dhe të kërkojë më shumë kontribute nga evropianët. Se nga do të vijnë miliardat e shumtë për ushtrinë, është një mister për shumë politikanë të BE. Vetëm në Gjermani buxhetit të mbrojtjes i mungojnë 230 miliardë euro në një periudhë afatmesme, vlerëson instituti i kërkimeve ekonomike IFO në Mynih. Në Itali janë 120 miliardë, në Spanjë 80 miliardë. Ideja e disa shteteve për të financuar shpenzimet ushtarake përmes borxhit shtesë të përbashkët të BE u frenua menjëherë nga ministri i ri gjerman i Financave Jërg Kukies (SPD).

3. Menaxhimi i borxheve

Borxhet! Në vitin 2025 duhet të financohen jo vetëm shpenzimet e reja ushtarake, por edhe investime në ristrukturimin të ekonomisë në favor të klimës, investime në mbështetje të ekonomisë dhe për rindërtimin në Gaza, Liban dhe Siri. Në një raport dramatik për aftësinë konkurruese të ekonomisë së BE ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, flet për nevojën për investime prej 800 miliardë eurosh.

Italiani Draghi rekomandon borxh të përbashkët për financimin fillestar, për të përfshirë edhe investitorët privatë. Franca dhe Italia përballen tashmë me procedurën e deficitit të Bashkimit Evropian. Spanja mund t`u bashkohej së shpejti. Megjithëse Gjermania qëndron nën kufirin e borxhit të BE, për shkak të zgjedhjeve të reja ajo nuk mund të veprojë plotësisht në aspektin e politikës fiskale. Një ministër i ri i financave nuk do të paraqesë buxhetin federal për vitin 2025 para korrikut ose shtatorit. Negociatat për kornizën e re financiare të BE do të vonohen nga formimi i qeverisë në Gjermani.

4. Të pengohet lufta tregtare 

Për sa i përket politikës tregtare, viti 2025 ka të ngjarë të jetë një vit mjaft i vështirë. Me Kinën po nis një luftë tregtare për makinat elektrike. Me SHBA mund të ketë një konflikt dramatik lidhur me tarifat ndëshkuese, që Donald Trump dëshiron t`i vendosë Evropës, Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Komisioneri i BE për Çështjet Ekonomike, Valdis Dombrovskis, dëshiron t'u bëjë të qartë këshilltarëve të presidentit të ri të SHBA, se me tarifat ata dëmtojnë veten. "Një luftë tregtare nuk i ndihmon askujt. Tumpit duhet t'i prezantohen shifrat. Një fragmentim i tregtisë botërore nuk i sjell dobi askujt. Tarifat do të shkatërronin shtatë për qind të prodhimit ekonomik global. Kjo do të ishte si në vitet 1930, kur izolacionizmi ishte shumë në modë", tha Dombrovskis, duke iu referuar krizës ekonomike globale të atyre viteve dhe ngritjes së nacionalsocializmit në Gjermani. Një farë shprese jep marrëveshja tregtare e sapo nënshkruar me Grupin Mercosur në Amerikën e Jugut. Por BE duhet ta miratojë atë brenda radhëve të saj vitin e ardhshëm.

5. Të ruhet uniteti

Me pak optimizëm e sheh vitin e ri eksperti i BE Janis Emmanouilidis nga grupi i ekspertëve "European Policy Center” (EPC). "BE ka qenë gjithmonë garantues i kompromiseve. Këtë aftësi ai e ka humbur", tha Janis Emmanouilidis në një aktivitet në Bruksel në fillim të dhjetorit, duke pasur parasysh sfidat e politikës së jashtme dhe ushtarake, të cilat në Gjermani u përshkruan me shprehjen e kancelarit "pika e kthesës". "BE nuk është më përgjigja për shumë gjëra. Politika është bërë më nacionaliste." Shumë njerëz përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen, kanë humbur shpresën se BE do t'i përmbushë dikur vërtetë premtimet e saj, tha eksperti i BE Emmanouilidis.

Franca dhe Gjermania janë të nevojshme tani si fuqi kryesore në BE. Franca është e dobët për shkak të krizave të saj qeveritare. Gjermania për shkak të zgjedhjeve të reja në shkurt mund të veprojë vetëm në një masë të kufizuar. Edhe qeveria e pakicës në Spanjë mund të dështojë për shkak të buxhetit. Italia udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë. Belgjika dhe Austria kanë vetëm qeveri të përkohshme. Situata në Rumani është konfuze. Në Holandë, Hungari dhe Sllovaki qeverisin euroskeptikët. Viktor Orban, kryeministri hungarez, i thotë vetes se gjatë presidencës së tij të BE e ka bërë më të mundshme paqen në Ukrainë nga afrimi me Rusinë. Ai gëzohet për shpirtin e tij binjak Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Viti 2025 do të jetë i stuhishëm për BE – por të paktën do të jetë shumë interesant./DW

be donald trump kaja kallas

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend