LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve nuk e miraton projektligjin për ndihmë vetëm për Izraelin

Projektligji mori 250 vota në favor dhe 180 kundër, duke dështuar të kalojë për shkak se u hodh në votim me procedurë të përshpejtuar, gjë që kërkonte dy të tretat e shumicës për të kaluar.

7 Shkurt 2024, 09:29 Nga M.B
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve nuk e miraton projektligjin për
Mike Johnson

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të mërkurën, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë, pasi demokratët thanë se duan një projektligj ku do të përfshihej edhe ndihma për Ukrainën, financimi ndërkombëtar humanitar dhe ndihma e re financiare për sigurinë kufitare. Projektligji mori 250 vota në favor dhe 180 kundër, duke dështuar të kalojë për shkak se u hodh në votim me procedurë të përshpejtuar, gjë që kërkonte dy të tretat e shumicës për të kaluar.

Ndihma për Izraelin, njërin prej vendeve të huaja që gëzon mbështetjen më të madhe amerikane, tradicionalisht ka marrë përkrahje të fuqishme dypartiake në Kongres. Por, shumë kundërshtarë e cilësuan legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve si dredhi politike nga republikanët për ta shpërqendruar vëmendjen nga kundërshtimi i tyre ndaj një projektligji prej 118 miliardë dollarëve, i cili përfshin një ndryshim të politikës amerikane për emigracionin dhe mbështetjen e re financiare për sigurinë kufitare, miliarda dollarë ndihmë emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët në rajonin Indo-Paqësor.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, kishte thënë se projektligji i Senatit mbërriti “i vdekur” në Dhomë, edhe para se të prezantohej. Liderët republikanë të Senatit nuk kishin pritur që projektligji të merrte vota të mjaftueshme.

“Me këtë nuk arrihet asgjë dhe vetëm vonohemi për t’u dërguar ndihma aleatëve tanë. Aleatët tanë po përballen me kërcënime ekzistenciale dhe miqtë dhe armiqtë tanë nëpër botë po shikojnë, duke pritur ta shohin se si do të përgjigjet Amerika”, tha Rosa DeLauro, demokratja e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ndarje Buxhetore, duke bërë thirrje që projektligji vetëm për Izraelin të mos votohej.

Presidenti amerikan, demokrati Joe Biden, i cili e mbështet projektligjin e Senatit, ishte zotuar se do të përdorte veto ndaj projektligjit të republikanëve për ndihmë vetëm për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve. Anëtarët e Kongresit janë duke hasur në vështirësi tash e disa muaj për ta gjetur një mënyrë se si të dërgojnë ndihma të sigurisë jashtë vendit, posaçërisht në Ukrainë, e cila është duke i luftuar pushtuesit rusë. Bideni i ka dërguar dy herë kërkesa Kongresit për projektligje të shpenzimeve emergjente, së fundmi në tetor.

Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët e kanë shumicën, e kaloi një projektligj për ndihma vetëm për Izraelin në nëntor, por ai projektligj nuk u dërgua kurrë në Senatin e udhëhequr nga demokratët, sepse negociatorët punuan në kërkesën e Bidenit për një pako më të gjerë për siguri emergjente dhe kërkesat republikane që secila ndihmë e sigurisë të kombinohet me ndryshime në politiken e emigracionit dhe sigurisë në kufi me Meksikën./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj