LIVE UPDATES
Bota

SHBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda Rusisë

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), John Kirby, tha se ndërkohë që Irani po vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë, të vilët Moska i përdorë kundër civilëve ukrainas në luftën e saj në Ukrainë, të dy vendet tani po ndërmarrin hapa për t’iu ofruar prodhimit të dromëve, duke ndërtuar një fabrikë, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës.

10 Qershor 2023, 12:49 Nga f.i
SHBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda
dron

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thonë se kanë informacione se Irani synon të ndërtojë fabrikë të prodhimit të dronëve brenda Rusisë, e cila mund të bëhet funksionale vitin e ardhshëm, pasi Moska dhe Teherani të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Siç thuhet, kjo paraqit një kërcënim të shtuar për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe komunitetin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), John Kirby, më 9 qershor, tha se ndërkohë që Irani po vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë, të vilët Moska i përdorë kundër civilëve ukrainas në luftën e saj në Ukrainë, të dy vendet tani po ndërmarrin hapa për t’iu ofruar prodhimit të dromëve, duke ndërtuar një fabrikë, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës.

“Ne kemi informacione se Rusia po merr materiale nga Irani, të nevojshme për të ndërtuar një fabrikë UAV (dronë) brenda Rusisë. Kjo fabrikë mund të jetë plotësisht funksional në fillim të vitit të ardhshëm”, -tha Kirby, ndërkaq NSC publikoi një imazh satelitor të asaj, për të cilën tha se ishte vendndodhja e fabrikës në zonën e posaçme ekonomike ruse Alabuga.

Kirby tha se Irani ka dërguar qindra dronë vetëvrasës në Rusi, që nga muaji i kaluar, si dhe pajisje për prodhimin e dromëve, duke përdorur rrugën e Detit Kaspik.

“Dronët u prodhuan në Iran, u dërguan përtej Detit Kaspik, nga Amirabadi i Iranit në Makhachkala të Rusisë, ndërkaq, më pas, u përdorën operacionalisht nga forcat ruse kundër Ukrainës”, tha Kirby, ndërsa NSC publikoi gjithashtu një grafik të itinerarit.

Moska nga ana e saj po i siguron Iranit që është nën sanksione të rënda ndërkombëtare sikurse edhe Rusia - pajisje ushtarake, që sipas Kirbyt, janë të nivelit më kompleks dhe më i shtrenjtë se kurrë.

“Rusia po i ofron Iranit bashkëpunim të paprecedentë të mbrojtjes, duke përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen kundërajrore”, tha Kirby, duke shtuar se Teherani, këtë vit, paralajmëroi marrëveshjen për të blerë avionë luftarakë Su-35 nga Rusia.

“Irani po kërkon të blejë pajisje shtesë ushtarake nga Rusia, duke përfshirë helikopterë sulmues, radarë dhe avionë luftarakë YAK-130. Në tërësi, Irani po i kërkon Rusisë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarësh.  Ashtu siç transferimet e dromëve i kanë vënë Moskën dhe Teheranin në shkelje të embargos së armëve, të përcaktuar në Rezolutën 2231 të OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, për të ndërprerë partneritetin që ka qenë i dëmshëm për pjesën tjetër të botës.Ky është një partneritet mbrojtës krejtësisht i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ne vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe prishur këto aktivitete, duke përfshirë ndarjen e tyre me publikun – dhe jemi të gatshëm të bëjmë më shumë. Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione ndaj aktorëve të përfshirë në transferimin e pajisjeve ushtarake iraniane në Rusi për përdorim në Ukrainë”, tha Kirby, duke shtuar se SHBA-ja, Britania dhe Bashkimi Evropian vendosën kufizime të reja “për të parandaluar që komponentët elektronikë, të gjetur në dronët iranianë, të arrijnë në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Kirby.

Qeveria amerikane më vonë lëshoi një rekomandim të ri, më 9 qershor, për të ndihmuar bizneset dhe qeveritë e tjera të kuptojnë më mirë rreziqet e paraqitura nga dronët e Iranit dhe mjetet e paligjshme që përdor Irani për të blerë komponentë për prodhimin e dronëve.

“Dhe më e rëndësishmja, ne po punojmë me aleatët dhe partnerët për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i duhet për mbrojtje dhe rindërtim, duke përfshirë ofrimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore Ukrainës, për ta ndihmuar atë të mbrojë popullin e saj”, përfundoi Kirby.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi shba irani

Sondazh

Poll
Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj