10 Qershor 2023, 10:14
Nga I.A
Ushtaret
UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë fjalë për "beteja veçanërisht të vështira". Ai falënderoi të gjithë ushtarët që marrin pjesë aty dhe i lëvdoi ata për "heroizmin". "Ne e fokusojmë vëmendjen tonë në të gjitha drejtimet, ku kërkohet veprimi ynë dhe ku armiku të pësojë dështim", tha presidenti ukrainas në një fjalim me video.
Pak orë më parë ishte presidenti rus, Vladimir Putin që kishte pohuar, se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka filluar, në një intervistë të publikuar në Telegram me një televizion shtetëror rus. Ka prej disa ditësh "luftime intensive", ishte shprehur Putin dhe se ukrainasit në asnjë nga segmentet e frontit nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Të gjitha këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Lidershipi në Kiev aktualisht shprehet i rezervuar.
Së fundmi ka qenë disa ekspertë ushtarakë perëndimorë që kanë hamendësuar, se ofensiva e ushtrisë ukrainase është në veprim e sipër. Instituti Amerikan, Institute for the Study of War ka bërë të ditur, se ka disa tregues për këtë. Edhe "New York Times" duke iu referuar tre përfaqësuesve të lartë amerikanë ka pohuar, se kundërofensiva ka filluar ndërkohë. Televizioni NBC News duke iu referuar ushtarakëve amerikanë, pa përmendur emrat, ka konfirmuar se ofensiva ka filluar. Por ushtria ukrainase nuk i pranoi këto njoftime. "Ne nuk kemi informacione të tilla", tha një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm ukrainas dhe nuk pozicionohemi ndaj burimeve anonime.
Rezervuari i Zaporishjas në fokus
Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike, IAEA rezervuari që përdoret për ftohjen e centralit atomik, Zaporishja ndodhet në kushte jo të mira. Pas shpërthimit të digës në Dnjipro, vëmendja është fokusuar tek rezervuari. Sipas IAEA presioni mbi digën përreth rezervuarit rritet së brendshmi për shkak se ka rënë ndjeshëm niveli i jashtëm i ujërave në lum, u shpreh IAEA në Vjenë. Ky autoritet që ka stacionuar vëzhgues në zonën e centralit të pushtuar nga rusët, po e vëzhgon me kujdes gjendjen, është shprehur kreu i Agjencisë Rafael Grossi. Centrali atomik nuk është në rrezik akut, por shkatërrimi i digës së Kahovkas dhe rritja e aktiviteteve ushtarake po sjellin "vështirësi të reja të mëdha", ka thënë Grossi.
Marrë nga DW
volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi vladimir putin
Bota
10 Qershor 2023, 10:08
I.A
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka 'goditur' Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, M...
Bota
10 Qershor 2023, 09:59
I.A
Gago Makichyan
RUSI- Violonçelisti rus, Gago Makichyan, i cili ka prejardhje armene i është shmangur plotësisht aktivitetit politik e...
Bota
10 Qershor 2023, 09:30
I.A
Odesa
UKRAINË- Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orë...
Bota
10 Qershor 2023, 09:25
I.A
Shperthim
GJERMANI- Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë punimeve për ndërtimin e një qendre të re tregtare n&e...
Bota
10 Qershor 2023, 09:17
I.A
Diaspora turke
TURQI- Pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rezultatet e votimit të votuesve me origjinë turke në Gjermani kanë n...
Bota
10 Qershor 2023, 08:55
I.A
Protesta
SERBI- Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë...
Bota
10 Qershor 2023, 08:48
I.A
Foto Ilustruese
MALI I ZI- Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të diel&...
Bota
10 Qershor 2023, 08:43
I.A
Avionet
JAPONI- Dy aeroplanë janë përplasur me njëri-tjetrin në aeroportin Haneda në Tokio. Dy avionët e pasagjerëv...
Bota
10 Qershor 2023, 08:25
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përballet me 37 akuza penale, mes së cilave për mbajtje të...
Bota
10 Qershor 2023, 08:20
I.A
Femijet
KOLUMBI- Katër fëmijë të vegjël janë gjetur të gjallë pas më shumë se një muaji duke u endur...